• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksinimi i ngadaltë, dhimbje politike për BE-në

17:38 : 11/02/2021
në AKTUALITET, BOTA

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian i doli në mbrojtje strategjisë së vaksinimit për koronavirusin që po ndjek blloku prej 27 anëtarësh, përballë kritikave në rritje për vonesa në prodhimin dhe shpërndarjen e dozave.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian po përballet me kriza në disa fronte.

105-vjeçarja Elisabeth Steubesand shkon për t’u vaksinuar në Këln të Gjermanisë thotë se vaksinimi është gjë shumë.

“Uroj, edhe pse jam e moshuar, që shumë e shumë njerëz ta bëjnë atë,” thotë zonja Steubesand.

Shumë njerëz kërkojnë të vaksinohen, por në Bashkimin Evropian ka mungesa furnizimi. Fillimi i ngadaltë po shkakton dhimbje politike për BE-në.

Lexo edhe:

No Content Available

Deri në javën e parë të shkurtit, Bashkimi Evrooian kishte shpërndarë dozat e para vetëm për më pak se 4 për qind të popullsisë së tij, krahasuar me 11 për qind në SHBA dhe 17 për qind në Britani.

“Ju mund të thoni se Komisioni Evropian nuk i bëri si duhet negociatat e kontratatave me kompanitë farmaceutike, krahasuar me Britaninë dhe Amerikën. Por kur bëhet fjalë për miratimin, ky ishte një vendim i vetëdijshëm. Ata e dinin se gjërat do të lëviznin ngadalë. Ka pasur edhe probleme të tjera të shpërndarjes nga ana e kompanive të ndryshme,” thotë Matt Bevington në Kings College të Londrës.

Brukseli ka vendosur kontrolle eksporti në mënyrë që kompanitë që prodhojnë vaksina në Evropë të përmbushin kontratat me BE-në para se t’i dërgojnë jashtë.

Duke folur me ligjvënësit të mërkurën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pranoi se ishin bërë gabime.

“Ne u treguam të vonuar për autorizimet. Treguam optimizëm të tepruar kur bëhej fjalë për prodhimin masiv dhe ndoshta siguri të tepruar se ajo që porositëm do të dorëzohej në kohë,” tha zonja Von der Leyen.

Megjithatë ajo i doli në mbrojtje strategjisë së Bashkimit Evropian:

“Ishte gjëja e duhur që ne si evropianë e porositëm vaksinën kolektivisht. As mund ta imagjinoj që lojtarët e mëdhenj, vendet e mëdha anëtare të porositnin të parët dhe të tjerët të kishin mbetur duarbosh. Çfarë mesazhi do të kishte dhënë kjo për tregun tonë evropian dhe unitetin e Evropës?”

Për vendet më të vogla anëtare të BE-së, prokurimi i përbashkët ka funksionuar, thotë profesor Bevington.

“Nëse vendet do të fillonin të ziheshin se kush t’i merrte vaksinat i pari, disa shtete anëtare do të kishin përfunduar me shumë vaksina, ndërsa të tjerët pa asnjë dozë. Kjo do të kishte sjellë shumë konflikte brenda Bashkimit Evropian,” thotë Matt Bevington në Kings College të Londrës.

Konflikti mund të jetë shmangur, por kritikat ndaj Komisionit Evropian po bëhen më të forta. Kërcënimi i BE-së për të bllokuar eksportet e vaksinave për në Irlandën e Veriut, u prit me kritika nga Londra dhe Dublini.

Ndërkohë, ka patur edhe një krizë tjetër: shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell është kritikuar për vizitën e tij në Moskë fundjavën e kaluar, e cila u ndërmor me gjithë këshillën e shumë zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa zoti Borrell dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov po fillonin një konferencë shtypi në Moskë, Rusia dëboi tre diplomatë evropianë. Ky hap u pa gjerësisht si një përpjekje për të poshtëruar BE-në, për mbështetjen e saj ndaj udhëheqësit të burgosur të opozitës, Aleksej Navalni.

Zoti Borrell u kritikua ashpër kur u përball me ligjvënësit evropianë këtë javë.

“Ju vendosët të shkonit atje dhe ratë në kurthin e përgatitur me kujdes nga Sergei Lavrov,” tha Anna Fotyga, anëtare polake e Parlamentit Evropian.

Analistët thonë se këto polemika brenda BE-së ka të ngjarë të shuhen, nëse programi i vaksinimit ecën me shpejtësi, por çdo vonesë e mëtejshme mund të shkaktojë dëme që nuk riparohen lehtë në sytë e qytetarëve të bllokut./VOA/

Etiketa: dhimbje politike për BE-nëVaksinimi i ngadaltë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Koronavirusi/ 1105 të infektuar në 24 orët e fundit (Harta e të prekurve)

TË GJITHA

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Mirditë

13:34 : 29/06/2026

Zjarr në Llakatund të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

13:34 : 29/06/2026

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:22 : 29/06/2026

Goditet banda e hajdutëve në Sarandë/ 4 të arrestuar, zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe automjete

13:15 : 29/06/2026

Vrau vëllanë, dëshmia e autorit në Gjykatë: Më pushkatoni!

13:05 : 29/06/2026

Grabitet një nga vilat e Andrea Bocellit në Itali, hajdutët marrin 500 mijë euro

13:03 : 29/06/2026

Ernest Muçi mund të përfundojë në Serinë A, Allegri jep “ok” për transferimin e fantazistit kuqezi

12:51 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet