• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Debat në Bundestagun gjerman për lejet e punës për shqiptarët

12:01 : 11/02/2021
në BOTA, SOCIALE

Partia Alternativa për Gjermaninë kërkon anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor për shkak të pandemisë. Por kjo kundërshtohet nga shumica.

Nga Deutsche Welle

Partia djathtiste në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka kërkuar të mërkurën me anë të një mocioni në parlamentin gjerman anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Argumenti kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e shkaktuar nga pandemia.

Deputeti i kësaj partie, Rene Springer, tha në fjalën e tij të mërkurën pasdite, se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor ul pagat e vendasve. Sipas tij punëtorët që vijnë me këtë rregullore marrin deri në 900 euro në muaj më pak se kolegët e tyre gjermanë.”Kjo rregullore është ulje page me mbështetje nga shteti dhe ju bëni sikur nuk shikoni”, tha Springer.

Por deputeti djathtist tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore. Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku “largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante”.

Lexo edhe:

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Refuzimi i kërkesës

Kërkesa e deputetëve të AFD u hodh poshtë nga kolegët e partive të tjera. Ata të gjithë vunë në dukje se Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk përbënte aspak konkurrencë për gjermanët, pasi një nga kushtet për t’u pajisur me vizë pune sipas kësaj rregulloreje është leja e punës. Këtë kandidati e merr vetëm nëse për profesionin e tij nuk ka konkurrentë vendas.

“Këtu asnjë ballkanas nuk i merr vendin e punës ndonjë gjermani”, tha Daniela Kolbe nga parita socialdemokrate.

Deputeti i partisë liberale, Johannes Olpe, tha se qëllimi i këtij mocioni nuk është kontrolli mbi migracionin, siç pretendonte AfD, por antipatitë nda popujve të tjerë. Deputeti i grupit parlamentar CDU/CSU, Marc Biadasz, tha se me këtë mocion AfD do thjesht të nxisë frikë.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon imigrantëve nga Ballkani të vinë në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta. Kusht është që të kenë kontratë pune në Gjermani.

Për momentin e pezulluar

Duke filluar nga ky vit ajo është zgjatur deri në vitin 2023. Dhe numri i imigrantëve që mund të vijnë në Gjermani me këtë rregullore është kufizuar deri në 25.000 në vit. Që prej gati një vit, për shkak të krizës së koronës, dhënia e vizave në ambasada mbi bazën e kësaj rregulloreje është pezulluar. Por edhe më parë, procedura e dhënies së vizave ishte shumë e stërzgjatur.

Ulla Jelpke nga partia e Majtë, u ankua pikërisht për këtë dhe kërkoi që punëtorëve t’u jepet mundësia që t’i marrin vizat në Gjermani, dhe të mos presin nëpër ambasada. Edhe liberalët duan t’i përshpejtojnë procedurat e dhënies së vizave. Grupi parlamentar i tyre gjithashtu paraqiti një mocion ku kërkonte përshpejtimin e vizave dhe zgjatjen e rregullores deri në vitin 2025. Të dy mocionet iu kaluan për këshillime komisioneve përkatëse.

Etiketa: bundestaguleje puneshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm me azil, shqiptarët po braktisin atdheun me leje pune! Në 3 vjet ikën 13% e të punësuarve

08:24 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
Para

VIDEO/ Me fëmijën në kurriz, pamjet trishtuese nga përmbytjet në Shkodër

TË GJITHA

Shkoi në spital pasi u vetëplagos aksidentalisht me armë, arrestohet së bashku me shokun e tij

15:12 : 03/10/2025

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

14:55 : 03/10/2025

Arrestohet efektivi i policisë në Tiranë, u kap me një sasi të konsiderueshme droge

14:50 : 03/10/2025

Kushtetuesja e RS-së: Referendumi për Dodikun nuk cenon interesin vital të boshnjakëve

14:39 : 03/10/2025

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com