• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana, Durrësi dhe Lezha, me numrin më të lartë të automjeteve për banorë

23:57 : 10/02/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit, rritja ka qenë më e fortë dhe në të tjerë, më e ulët.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2019, Tirana kishte 228 mjete rrugore për pasagjerë për 1000 banorë. Gati një në katër banorë në Tiranë përllogaritet të ketë automjet. Pas Tiranës vjen Durrësi, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.

Lezha renditet e treta në 12 qarqet e vendit, me 215 automjete për 1000 banorë. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 numri i automjeteve për banorë në këtë qark u rrit me 36%.
Në krahun tjetër, qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit kanë numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Në Dibër numërohen 120 mjete për 1000 banorë më 2019, niveli më i ulët në shkallë vendi. Por nga viti 2015 në vitin 2019, numri i automjeteve në raport me popullsinë në Dibër ka njohur rritjen më të madhe në shkallë vendi, me rreth 55%.

Elbasani vjen i dyti pas Dibrës me vetëm 135 automjete për 1000 banorë dhe më pas Korça, me 151 të tilla.
Gjatë periudhës 2015-2019, vihet re një rritje prej 23,9% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë, ku Qarku i Dibrës ka rritjen më të madhe, ndërsa Qarku i Gjirokastrës, rritjen më të ulët me 3,1%.

Qarku i Tiranës zë 32.5% të mjeteve gjithsej të transportit rrugor për mallra ose 30.0 mjete për 1.000 banorë në vitin 2019. Ndërsa numri i mjeteve rrugore për mallra për 1.000 banorë në vend, nga viti 2015 deri në vitin 2019 është rritur me 6,4%, ku rritja më e lartë paraqitet në Qarkun e Dibrës me 22,4%, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka rënien më të madhe në krahasim me qarqet e tjera, me 13,5%.

Lexo edhe:

I riu nga Kamza përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

Më shumë automjete, më pak aksidente

Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është rritur, aksidentet në të kundërt kanë pësuar ulje. Në periudhën kohore 2015-2019, numri i të aksidentuarve për 10.000 banorë shfaqet me trend rënës. Në vitin 2019, rezultojnë mesatarisht 7 të aksidentuar për 10.000 banorë. Vlera më e lartë e këtij treguesi për vitin 2019, arrin 20 të aksidentuar për 10.000 banorë në Qarkun e Lezhës, ndërsa vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Dibrës dhe në atë të Shkodrës, me përkatësisht 2 të aksidentuar për 10.000 banorë. /Monitor/

Etiketa: durresimakinatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I riu nga Kamza përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

14:04 : 30/06/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, makina bie nga ura

20:11 : 25/06/2025
AKTUALITET

Përse digjen makinat? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:09 : 24/06/2025
Para

Reshjet e shiut përmbysin Vlorën, situata problemante në disa akse

TË GJITHA

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

19:02 : 30/06/2025

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025

E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

18:55 : 30/06/2025

Matura Shtetërore, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:42 : 30/06/2025

Milani forcon mesfushën, rikthen në “San Siro” futbollistin 25-vjeçar

18:39 : 30/06/2025

VIDEO/ “Tony Montana” shqiptar kapet në Itali me 27 kg drogë, pakot mbanin foton e Al Pacinos

18:39 : 30/06/2025

Ende pa ‘u tharë’ vula e divorcit/ Erion Isai: Jam në një lidhje romantike, nuk i jap llogari askujt

18:28 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com