• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni Orikum-Dukat përpin edhe 2 mln euro/ Përse po favorizohet “Gjikuria” në Jug të Shqipërisë?!

10:17 : 09/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, një nga aferat më të mëdha të Rilindjes, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Megjithëse rruga është vetëm 14 kilometra e gjatë, kompania fituese “Gjikuria”, do të marrë plot 70 milionë euro.

Ajo u “shpërblye” me miliona euro për ofertën e pa kërkuar, ndërsa me procedura të dyshimta kostoja u rrit nga 50 deri në 70 milionë euro. Gjithmonë në favor të kompanisë “Gjikuria”, e njohur për ndërtimet në Jug të Shqipërisë, pasi është kompania e “preferuar” e Samir Manes.

Rama dhe Meta u përplasën ashpër për këtë PPP, ku Presidenti kërkoi edhe anulimin e këtij koncesioni. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë!

Pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, Rama deklaroi se “ne kemi prekur Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat”. Por, afrimi i zgjedhjeve të 25 Prillit ka detyruar Ramën që të kënaqë biznesmenë dhe shtetarë që qëndrojnë pas këtij koncesioni.

Lexo edhe:

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

BoldNews ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi për këtë rrugë, ku kësaj herë në radhë është futur një nga personazhet e darkës te Nus’reti, as më shumë e as më pak, por ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Rruga 14 km e gjatë, 71 milionë euro!

Nëse koncesioni shkoi në total 70 milionë euro, kjo rrugë vetëm 14 kilometra e gjatë do edhe 2 milionë euro të tjera. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se 1 km rrugë do të kushtojë plot 5 milionë euro. Nuk bëhet fjalë për një autostradë, por vetëm për një rrugë me dy korsi, ku maksimumi i shpejtësisë do të jetë 80 km në orë.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, ministrja Balluku ka hapur tenderin e shërbimit të konsulencës. Objekti është “shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve – Bypass Orikum Dukat (Ura e Shën Elizës). Fondi për këtë tender është 193.497.925 lekë, ku me TVSH shuma shkon deri në 2 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj, plus 12 muaj si garanci difektesh.

Megjithatë, duke shfletuar dokumentet rezulton se detyra e firmës do të jetë auditimi dhe mbikëqyrja e punëve të koncesionarit. Pra, ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës, megjithëse kanë me qindra inxhinierë në organikë, sërish këtë mbikëqyrje ia lënë privatit. Në këtë vend oligarkët kanë vënë në rresht punonjësit shtetërorë dhe jo më privatët!

Si po favorizohet Gjikuria në Jug?

Pak javë më parë, BoldNews faktoi nëpërmjet dokumenteve se kompania Gjikuria, e cila ka lidhje të forta me Samir Manen, ka fituar dhjetëra tendera nga Vlora deri në Sarandë. Ka fituar tendera nga ARRSH dhe FSHZH, Bashkia Himarë apo nga disa ministri. Dhe shumica për rrugë, ujësjellësa, rehabilitime plazhesh, parkime apo mole.

Por, shumica e punëve, megjithëse në formën e tenderave, janë bërë në favor të biznesmenit Samir Mane dhe kompleksit të tij “Green Coast”. Vetëm për këtë kompleks, me paratë e mbledhura nga taskat, u bë rruga, moli, parkimi e madje edhe një ujësjellës.

Por, afera më e madhe është pikërisht koncesioni i rrugës Orikum-Dukat. Ku për vetëm 14 kilometra, shqiptarët do të paguajnë 72 milionë euro.

Duke iu referuar raportimeve të BoldNews në vitin 2018, apo edhe të mediave të tjëra, rezulton se projekti fillestar ka qenë 50 milionë euro. Po si u bë 70 milionë? Dokumentet e vetë ministrive sqarojnë se vlera u rrit në plot 20 milionë!

Rruga ka një gjatësi prej 14 kilometrash. Sipas projektit, koncesionari privat do ta ndërtojë me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për një periudhë 13-vjeçare. Në këmbim, qeveria do t’i paguajë nga buxheti një shumë totale rreth 70 milionë euro me këste për 13 vjet duke përfshirë dhe interesat. Rruga është pjesë e paketës së koncesioneve “One Billion”, që ka përmasat e një rruge turistike lokale e tipit “C2” me dy korsi, me gjerësi pak më shumë se 7 metra, në të cilën shpejtësia e projektuar e lëvizjes do të jetë mes kuotave 60-80 kilometra/orë sipas zonave ku kalon.

Ndërkohë, këtë PPP e ka denoncuar edhe ish-deputeti i PD-së, Agron Shebaj. Sipas tij, referuar një dokumenti të BERZH-it, një kilometër i kësaj rruge do ndërtohej me vlerën e përcaktuar prej 600 mijë eurosh. Ndërsa pjesa e dytë e rrugës, që u dha me koncesion, do ndërtohet me 5 milionë euro për kilometër. E gjithë rruga sipas Shehajt, duhet të kushtojë gjithsej 8 milionë euro.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025
BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Cristiano dhe Georgina bëjnë gjestin e bukur për 7-vjeçarin që vuan nga një formë e rrallë e kancerit

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com