Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon Kryeministrin Edi Rama për daljen jashtë kontrollit të pandemisë në Shqipëri, duke u bërë ndër vendet më të prekura në raport me numrin e banorëve. Berisha shkruan se referuar shifrave zyrtare të një dite më parë, pandemia ka marrë dhenë me 390 raste për 1 mln banorë.
“Xhahili i Surrelit vazhdon me fshehjen, mashtrimin dhe manipulimin me të sëmurët dhe shpirtrave të vdekur!
Keqmenaxhimi i pandemisë nga Xhahili i Surrelit ka bërë që Shqipëria të regjistrojë rekordet botërore më të zeza në menaxhimin e saj.
Kështu, numri i rasteve të reja me COVID-19 dje në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare ishte 1124 apo 390 raste për 1 milion banorë.
Megjithë testimin disa herë më të ulët të Shqipërisë, ky numër ishte shumë më i lartë se sa numri i rasteve të reja në Itali, Spanjë, Francë, Britani, Gjermani, Greqi, Turqi, SHBA, Brazil, Kore e Jugut, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe se në çdo vend tjetër të planetit përveç Malit të Zi dhe Perusë.
Po kështu, shkurti ka filluar si muaj më i zi i pandemisë.
Sipas shifrave zyrtare, java e parë e shkurtit ishte javë me dramatikë që nga fillimi i pandemisë.
Në këtë javë u raportuan 88 vdekje spitalore, të cilat për shkak të fshehjes së vdekjeve nga Xhahili i Surrelit siç është faktuar, shprehin vetëm 1/5 e vdekjeve në tërësi”, shkruan Berisha.
Postimi nga Sali Berisha
“Shqipëria dje me numrin më të lartë të rasteve të reja në botë mbas Malit të Zi dhe Perusë! Pandemia merr dhenë! Dje u regjistruan 390 raste të reja për 1 milion banor!”
Xhahili i Surrelit vazhdon me fshehjen, mashtrimin dhe manipulimin me të sëmurët dhe shpirtrave të vdekur!
Keqmenaxhimi i pandemisë nga Xhahili i Surrelit ka bërë që Shqipëria të regjistrojë rekordet botërore më të zeza në menaxhimin e saj.
Kështu, numri i rasteve të reja me COVID-19 dje në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare ishte 1124 apo 390 raste për 1 milion banorë.
Megjithë testimin disa herë më të ulët të Shqipërisë, ky numër ishte shumë më i lartë se sa numri i rasteve të reja në Itali, Spanjë, Francë, Britani, Gjermani, Greqi, Turqi, SHBA, Brazil, Kore e Jugut, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe se në çdo vend tjetër të planetit përveç Malit të Zi dhe Perusë.
Po kështu, shkurti ka filluar si muaj më i zi i pandemisë.
Sipas shifrave zyrtare, java e parë e shkurtit ishte javë me dramatikë që nga fillimi i pandemisë.
Në këtë javë u raportuan 88 vdekje spitalore, të cilat për shkak të fshehjes së vdekjeve nga Xhahili i Surrelit siç është faktuar, shprehin vetëm 1/5 e vdekjeve në tërësi.
Po në javën e parë të shkurtit u njoftuan 7027 raste të reja me COVID-19, por po të kemi parasysh se këto raste janë zbuluar me vetëm 3,9 testime për 1 rast dhe kjo vetëm me qëllim për të fshehur të vërtetën, numri i rasteve me COVID-19 javën e parë të shkurtit duhet të jetë jo më pak se 25-30 mijë raste.
Vitin që kaloi, Shqipëria me 6049 vdekje të tepërta zuri vendin e parë në botë pas Meksikës dhe Perusë në vdekjet e tepërta, krahasuar me vdekjet në vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmërisë së përgjithshme të viteve 2015-2019, kurse tani Shqipëria doli në krye të listës botërore për numrin e rasteve ditore të të infektuarve.
Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se vendi gjendet në një super-emergjencë kombëtare dhe po ecën pandalshëm drejt një tragjedie njerëzore të papërjetuar ndonjëherë më parë.
Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera arritën të ulin ndjeshëm numrin e infektimeve dhe vdekjeve me masa parandaluese të para, të dyta dhe të treta, Xhahili i Surrelit ka vendosur të menaxhojë pandeminë me:
1 – fshehjen me disa herë të vdekshmërisë reale nga COVID-19 dhe,
2 – ndalimin e vendosjes së shpalljeve për vdekjet në shtyllat e rrugëve,
3- testimin sa më të kufizuar për uljen artificiale të rasteve të infektuara.
4 – vaksinim farsë apo me pika!
Para kësaj super-emergjence njerëzore kombëtare të paparë në asnjë vend të globit përveç Malit të Zi dhe Perusë, propozoj:
1 – krijimin e menjëhershëm të një komiteti kombëtar me fuqi ekzekutive për trajtimin e super-emergjencës së COVID- 19 i kryesuar nga Presidenti i Republikës.
1 – krijimin e një komisioni ekspertësh të shquar të pavarur, kombëtar dhe ndërkombëtar për të këshilluar Komitetin Kombëtar të super-emergjencës së COVID-19.
Iu bëj thirrje mjekëve në mbarë vendin që me vetëmohim përballen çdo orë me këtë armik të egër, të ngrenë zërin e ndërgjegjes së tyre profesionale kundër keqmenaxhimit të pandemisë nga Xhahili i Surrelit dhe një tufe puthadorësh të tij.
U bëj thirrje mediave të pavarura, gazetarëve të tyre që bëjnë një punë vetëmohuese në informimin e vazhdueshëm të publikut, të hetojnë të dhënat e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri dhe t’i krahasojnë ato në botë dhe të denoncojnë qendrimin absurd të papërgjegjshëm të Edvin Ramës ndaj saj.
I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë të mbikqyrë situatën katastrofike që po zhvillohet në Shqipëri nga keqmenaxhimi dhe dalja jashtë çdo kontrolli e pandemisë së COVID-19.
Ps: Këtu më poshtë keni rastet e infeksioneve të reja ditore të datës 7 shkurt në disa vende të rajonit, Europës dhe botës të nxjerra nga ëorldmeter coronavirus.
Maqedonia e veriut 139 raste apo 69,5 për 1 milion
Korea e Jugut 372 raste apo 7 raste për 1 milion banorë.
Serbia 1529 raste apo 221 raste për 1 milion banorë.
Austri 1317 raste apo 150 raste për 1 milion banorë
Gjermania 6400. Raste apo 81 raste për 1 milion
Italia 11622 raste apo 194 raste për 1 milion
Turqia 6670 raste apo 81 raste për 1 milion banorë
Franca 19700 raste apo 290 raste për 1 milion
Uk 15800 raste apo 239 raste për 1 milion
Greqia 733 raste apo 73 raste për 1 milion
ShBA 86835 raste apo 265 raste për 1 mllion
Irlanda 1020 raste apo 255 raste për 1 milion
Norvegjia 119 raste apo 22,5 raste për 1 milion
Republika domenikane 1250 raste apo 125 raste për 1 milion
Mali i Zi 488 raste
Brazili 77475 apo 367 raste për 1 milion
Meksika 6065 raste apo 47,5 raste për 1 milion
Peru 13653 raste apo 427 raste për 1 milion