• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trazirat në Capitol, Kanadaja shpall grupin ”Proud Boys” organizatë terroriste

10:09 : 04/02/2021
në BOTA

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat e dhunshme që përfshinë Kongresin amerikan më 6 janar.

Pas kësaj ngjarjeje “Djemtë Krenarë” ndodhen nën mbikëqyrje të rritur nga ana e autoriteteve.

“Proud Boys” janë një grup ekstremist, burrash shovinistë të ekstremit të djathtë, të njohur për përfshirje në përplasje të dhunshme gjatë tubimeve politike. Kanadaja është vendi i parë që i përcakton ata si grup terrorist.

Gjatë debatit mes kandidatëve për president në shtator të 2020, Donald Trump-i i nxiti ata të “tërhiqeshin e të qëndronin në gadishmëri” ndërsa iu kërkua t’i dënonte ata nga drejtuesi i debatit.

Gjatë një konference, zyrtarë të lartë thanë se autoritetet i kishin vëzhguar dhe kishin mbledhur prova në lidhje me grupin “Proud Boys” para rebelimit në Kapitol, por konfirmuan se ngjarja dha informacione që ndihmuan në vendimin për përcaktimin e organizatës si terroriste.

Lexo edhe:

Trazirat për vrasjen e “El Menço-s” në Meksikë, humbin jetën 60 persona, 10 mijë ushtarë në terren

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Ministri i Sigurisë Publike Bill Blair tha se ata vetzbuluan.

“Qëllimi i tyre dhe përshkallëzimi drejt dhunës u bënë mjaft të qarta”, tha zoti Bler.

Përcaktimi si grup terrorist mund të çojë në sekuestrimin e pasurive të organizatës si dhe përballjen me ndëshkime më të ashpra lidhur me akte terroriste.

Një zyrtar qeveritar tha se thjesht fakti që dikush është anëtar i grupit, nuk do të thotë se ndaj tij do të ngrihen akuza, por përfshirja në veprime të dhunshme do t’i përballte anëtarët e saj me akuza për vepra penale të lidhura me terrorizmin.

Krim do të konsiderohet edhe dërgimi i parave në funksion të organizatës apo blerja e takëmeve të “Djemve Krenarë”.

“Grupi dhe anëtarët e tij kanë inkurajuar, planifikuar dhe kryer aktivitete të dhunshme ndaj atyre që ata perceptojnë se janë kundër ideologjisë dhe bindjeve të tyre politike”, thuhej në një material informues të qeverisë kanadeze.

“Grupi merr pjesë rregullisht si kundër-protestues, në demonstratat e lëvizjes Black Lives Matter (BLM), shpesh duke u përfshirë në dhunë e cila ka si subjekt mbështetësit e BLM-së. Më 6 janar 2021 “Djemtë Krenarë” luajtën një rol kryesor në trazirat që përfshinë Kapitolin”.

Qeveria i quan “Djemtë Krenarë”, një organizatë neofashiste me divizione gjysmëautonome që operojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe ndërkombëtarisht.

Sipas saj ata përfshihet në dhunë politike dhe anëtarët mbështesin ideologji paragjykuese ndaj grave, islamofobe, anti-semitike, anti-emigrantëve dhe supremacistëve të bardhë.

“Që nga viti 2018 ne kemi parë një përshkallëzim drejt dhunës nga ana e këtij grupi”, tha zoti Bler.

“Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ne kemi parë sinjale të përshkallëzimit drejt dhunës nga një numër grupesh të ndryshme përfshirë Djemtë Krenarë.”

Zoti Bler tha se katër grupe të krahut të djathtë janë mes 13 grupesh të shtuara në listë, të cilat përfshijnë tre grupe të lidhura me al-Kaidën, katër të lidhura me grupin e Shtetit Islamik dhe një organizatë nga Kashmiri.

“Kanadaja nuk do të tolerojë akte të dhunës ideologjike, fetare ose të motivuara politikisht”, tha zoti Bler.

“Djemtë Krenarë” u formuan në 2016 nga kanadezi Gavin McInnes, i cili është edhe bashkëthemelues i kompanisë mediatike amerikano-kanadeze Vice.

Në vitin 2018, policia arrestoi disa anëtarë dhe bashkëpunëtorë të “Djemve Krenarë” të cilët u përleshën me anëtarë të grupeve antifashiste pas një fjalimi që zoti McInnes, mbajti në Klubin Republikan Metropolitan të Nju Jorkut.

Zoti McInnes e ka përshkruar grupin si një klub burrash që nuk duan të jenë “politikisht korrekt” e “shovinistë perëndimorë” dhe mohon lidhjet me grupe ekstremiste të krahut të djathtë që mbështesin hapur pikëpamje raciste dhe anti-semite.

Zoti McInnes ka paditur Qendrën Jugore të Ligjit për Varfërinë, duke pretenduar ka shpifur kundër tij kur i ka përcaktuar “Djemtë Krenarë” si një “grup urrejtjeje”.

Në përgjigje të padisë federale, e cila është ende në shqyrtim në Alabama, avokatët e qendrës ligjore kanë thënë se: “anëtarët e Djemve Krenarë kanë postuar foto në mediat e tyre sociale me personazhe të shquar që mohojnë Holokaustin, nacionalistë të bardhë dhe neo-nazistë të njohur”.

/Zëri i Amerikës

Etiketa: capitoltrazira

Lajme të lidhura

BOTA

Trazirat për vrasjen e “El Menço-s” në Meksikë, humbin jetën 60 persona, 10 mijë ushtarë në terren

22:49 : 23/02/2026
HOROSKOPI

Planetët sjellin trazira/ Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

18:53 : 14/07/2025
BOTA

Itali/ Trazira në burgun e Xhenovës! Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, dy oficerë të plagosur

17:17 : 04/06/2025
RAJONI

“Ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”/ Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri

17:18 : 23/05/2025
BOTA

Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit

20:38 : 17/01/2025
BOTA

“Nuk falet dhuna në Capitol”/ Edhe JD Vance si Trump: Të dënohen autorët e veprimeve radikale

21:05 : 13/01/2025
Para

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, policia shoqëron disa të dyshuar

TË GJITHA

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet