• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesit Politikë, ja si përballen PS-PD sipas qarqeve

17:30 : 03/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka zyrtarizuar emërimin e drejtuesve politikë në 12 qarqe, duke përmbyllur një prej fazave më të rëndësishme të organizimit në kuadrin e zgjedhjeve të 25 prillit. Tashmë si demokratët ashtu edhe socialistët, për të përmbyllur të gjithë fazën duhet të caktojnë kandidatët për deputetë.

Vëmendja e dy partive do të jetë në Shqipërinë e mesme, më konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Durrës, nga ku prodhohen pothuajse 50 % e mandateve të Parlamentit dhe që konsiderohen si hambaret e votave. Por jashtë vëmendjes nuk është as Fieri apo Korça, dy qarqe me peshë elektorale, ndërkohë që Lezha dhe Shkodra kanë mandatet më të shumta në pjesën veriore të vendit.

Po si do të jetë përballja mes dy partive kryesore, PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit, bazuar te drejtuesit e qarqeve.

Në Qarkun e Tiranës, nga i cili prodhohen 36 mandate, socialistët kanë zgjedhur 3 emra: Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin.

Ndërkohë demokratët kanë caktuar Aldo Bumçin, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj, të cilët janë ndarë sipas zonave të caktuara në të gjithë qarkun.

Lexo edhe:

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

Në Durrës socialistët kanë caktuar Ardian Çelën, ndërsa demokratët nënkryetarin Edi Paloka. Ndërkohë që në Gjirokastër përballë Tritan Shehut do të jetë Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Sekretarët e Përgjithshëm të dy partive, Gazmend Bardhi (PD) dhe Taulant Balla (PS) do të përballen në Elbasan, ndërsa në Korçë, përballja është mes nënkryetarit demokrat Edmond Spaho dhe ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në Shkodër, e cilësuar si bastioni i së djathtës, PD ka caktuar si drejtues qarku Helidon Bushatin, ndërsa nga PS është caktuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe

Kukës- Safet Gjici (PS), Flamur Hoxha (PD)

Shkodër- Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)

Lezhë- Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)

Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)

Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)

Elbasan- Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)

Korçë- Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)

Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)

Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)

Gjirokastër- Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)

Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)

Tiranë nga PS: Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervin Bushati

Tiranë nga PD: Aldo Bumçin, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj

Etiketa: drejtuesit e qarqevePDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
Para

FOTO/ "Ju demokratikasit të shtoni jetën me humor", Rama sherr me komentuesit në rrjet

TË GJITHA

“Qeveria më shkeli të drejtat” Veliaj në Kushtetuese: Republika nuk rrezikohet nga asnjë armik i jashtëm

11:34 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

11:08 : 31/10/2025

Relatorja lexon pretendimet e Veliajt: Këshilli i Ministrave shkeli ligjin! Presidenti mori atributet e gjykatës (LIVE)

11:04 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com