Emiljano Bullari ka ndryshuar ekip, teksa është larguar nga Olimpiakosi për të kaluar te skuadra tjetër greke e Atromitos.
Këta të fundit e kanë marrë falas sulmuesin e Kombëtares së 21-vjeçarëve, teksa kanë firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë. Bullari do të vazhdojë karrierën me Atromitos, ku shpreson të ketë sa më shumë minuta në Superligën greke.
19-vjeçari zhvilloi 51 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Olimpiakosit, ku arriti të shënojë 12 gola. Bullari është prezantuar ditën e sotme me Atromitos dhe në vazhdim do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Kujtojmë që Bullar,i është ftuar nga Reja edhe në kombëtaren e madhe gjatë muajit tetor.








