• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A zgjidhet problemi i zgjedhjeve vetëm me listën e pastër të kandidatëve?

12:52 : 02/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, prej disa javësh po i drejton apel liderëve politikë në vend që në zgjedhjet e 25 prillit të përfshijnë në listat e kandidatëve emra të pastër. Pra me pak fjalë diplomatja amerikane kërkon që në sallën e Parlamentit të ardhshëm të mos ketë njerëz të inkriminuar.

Kërkesa e Kim ka sjellë një reagim nga Kryeministri Edi Rama, i cili përgjegjësinë e cilëson si individuale, ndërsa verifikimin e kandidatëve e hedh te institucionet. Pra, nëse në listën e kandidatëve që në fund mbajnë firmën e Edi Ramës si Kryetar i PS-së, do ketë emra problematikë, atëherë ata duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, sikundër institucionet mund të mbajnë përgjegjësi po ligjore nëse në filtrat e tyre nuk ngecin emrat që propozohen.

Në fakt problemi me zgjedhjet shqiptare nuk është thjesht dhe vetëm me listat e kandidatëve për deputet. Nga nesër drejtuesit e partive mund të zgjedhin si kandidatë emra shumë të pastër, të papërfolur, që nuk i ndihet zëri, dhe në fund zgjedhjet mund të kenë sërisht probleme.

Kjo pasi gjithçka ka të bëjë me vullnetin për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme, të gjithëpranuara dhe me standard, të paktën si ato në Kosovë apo Maqedoni.

Lexo edhe:

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri është sofistikuar njëlloj si çdo veprimtari kriminale, por në rastin e krimit zgjedhor, gjysma e institucioneve të shtetit ose janë në krah të autorëve, pra manipuluesve, ose zgjedhin “të mos shikojnë e mos dëgjojnë”.

Nëse në 1996 apo 2001 kutitë e votave u mbushën nga efektivë të SHIK apo policisë, në ndihmë të të cilëve ishin edhe të fortët e lagjeve, në çdo palë zgjedhje të mëpasshme, procesi u sofistikua. Në 2005 p.sh, pavarësisht rotacionit të pushtetit, pati kandidatë që hodhën dhjetra milionë lekë për blerje votash apo për të pasur në krah banda apo grupe kriminale.

Skema funksionoi më së miri, ndërsa ata që e përdorën morën mandatet e deputetëve dhe u bënë pjesë e asaj trupe që miratonte ligje dhe përcaktonte rregulla.

Vetë kandidatët në publik ishin figura të “nderuara”, mund të kishte akuza për korrupsion, por ato trajtoheshin thjesht në kuadrin e luftës politike.

Dhe pavarësisht se ndodhi një rotacion pushteti, apo në atë që quhet salla e baballarëve të kombit nuk kishte përdhunues, kriminelë, trafikantë, sërisht standardet zgjedhore ishin shkelur.

Pak a shumë e njëjta gjë ndodhi në 2009-ën, për të vijuar më pas me 2013-ën, ku në emër të marrjes së pushtetit, nuk u angazhuan thjesht të “fortë” e të “inkriminuar”, por ato u bënë pjesë e listave, hynë në Parlament dhe morën mandatet.

E gjitha kjo çoi në miratimin e një ligji për dekriminalizimin, në të cilin përfshihen një seri veprash penale, që nëse 1 person i ka konsumuar, atëherë nuk mund të kandidojë për deputet apo kryebashkiak, këshilltar bashkiak apo të jetë pjesë e administratës publike.

Në fakt ky ligj ndalon vetëm hyrjen në Parlament apo në zyrat e Bashkive të personave që kanë penalizime, por nuk garanton standarde zgjedhore. Kjo për faktin se askush nuk ndalon angazhimin e këtyre personave në një fushatë elektorale, ndërkohë që me influencat e tyre mund të ndikojnë për të futur si kandidatë apo të lobojnë për emra, që ligjërisht nuk kanë asnjë problem, por që do të komandohen pikërisht nga ata që ligji ua ndalon.

Kjo ndodhi në 2017, kjo mund të ndodhë në 2021. Ndaj dhe nuk është çudi që gara mos jetë se kush ka program, kush ka më shumë intelektualë, por se kush do të mund të kapë sa më shumë të fortë, grupe kriminale, njerëz me influencë, apo në krah të kujt do të jetë malavita.

Këto nuk i afron dot pranë një partie një kandidat për deputet, që ende nuk e di nëse do të ketë emrin në listë apo jo, se në çfarë qarku do të jetë apo se ku do të renditet. Këto i afron lideri i partisë, ndaj dhe ata s´mund të kenë thjesht përgjegjësi morale, as të lajnë duart me shprehjen se përgjegjësia është individuale.

Janë liderët që japin garanci, që caktojnë emrat në një listë, që bëjnë paktin, dhe më pas fituesi është i detyruar të bashkëqeverisë me ata që ligjërisht s´duhet të shfaqen si deputetë, ministra apo Kryebashkiakë.

Pra në thelb duhet që të ketë një vullnet politik, që zgjedhjet të mos deformohen qoftë përmes parave, qoftë përmes presioneve. Nëse ky vullnet mungon, atëherë ambasadorët, që në jo pak raste sillen si guvernatorë, duhet të detyrojnë palët të nënshkruajnë jo një marrëveshje, por një dokument, secili në emrin e tij, ku të ketë sanksione, në rast se e shkelin.

Dhe sanksionet mos mjaftohen thjesht dhe vetëm me një refuzim vize, sikundër ka ndodhur rëndom deri më sot.

Shqipëria është një vend ku në Parlamentin e 1992 kishte më shumë mjekë, mësues, inxhinierë dhe njerëz të shquar, por që 29 vjet më pas ka një gjysëm Parlament që kjo kategori mund të jetë pak më shumë se gishtat e duarve.

Në Kosovë u aplikua një model, i drejtë ose jo, i moralshëm ose jo, por që praktikisht nxorri nga skena politike, ata që realisht e zotëronin atë, pavarësisht moshës dhe kontributeve, heroizmave në kohë lufte dhe në kohë paqeje.

A e bën dot ambasadorja Kim dhe çdo diplomat tjetër i akredituar në Tiranë diçka të tillë?
Apelet , sugjerimet apo thirrjet se si duhet të jenë kandidatët për deputet, qofshin në gjuhë të huaj apo shqip, nuk pijnë më ujë.

Nëse loja nis dhe mbaron me deklarata, atëherë diplomatët duhet të qëndrojnë në rolin e spektatorit, të shikojnë se kush është më i forti mes të fortëve, kush ka më shumë para mes të pasurve dhe kush do të mund të deformojë më shumë votat mes atyre që do të zbresin në fushë.

Lajme të lidhura

RAJONI

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026
AKTUALITET

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
Lajmet e Dites

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026
AKTUALITET

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026
Para

Ofertat për Muçin tundojnë Tiranën, bardheblutë marrin 7 ditë kohë për sulmuesin

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet