• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Manastirliu gënjeu për numrin e respiratorëve, u blenë vetëm 35 copë nga 307 të deklaruar

18:18 : 01/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Ministria e Shëndetësisë nuk bën transparencë se sa është numri total i respiratorëve të blerë dhe dhuruar gjate pandemisë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se vendi ynë shtoi rreth 307 respiratorë, por të dhënat tregojnë se ky numër është më i vogël nga sa deklarohet.

Gjatë pandemisë Ministria e Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë jashtë vendit, ndërkohë që në vitin 2020 ka pasur një bum respiratorësh të blerë nga qytetarë të ndryshëm apo kompani farmaceutike.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e renditi Shqipërinë të fundit në rajon lidhur me buxhetin e dhënë për Pandeminë Covid-19 me vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë deklaruar shpesh se kanë shtuar buxhetin për shëndetësinë duke fuqizuar kapacitetet shëndetësore.

Që në nisje të pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaronte se do të shtoheshin respiratorët në spitalet ku trajtoheshin të sëmurët me Covid, pasi vendi kishte vetëm 200 respiratorë. Në 18 dhjetor të vitit të kaluar, Ministrja e Shëndetësisë mbajti një ceremoni zyrtare për blerjen e 44 respiratorëve për spitalet covid, ndërsa deklaronte se në 10 muaj ishte shtuar gjithsej rreth 307 respiratorë, pra nga 200 respiratorë që kishim në muajin mars, u bën 507 respiratorë në muajin dhjetor.

Mirëpo për të vërtetuar këto shifra dhe për të parë nëse ky premtim është mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë, Syri Televizion i kërkoi zyrtarisht me një shkresë këtij institucioni të dhënat për blerjen e respiratorëve, kostot financiare, kompanitë që u shpallën fituese, etj.

Kërkesa për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në fillim të muajit dhjetor, por rreth dy muaj më pas ky institucion ka refuzuar të kthejë përgjigje e për pasojë të bëjë transparencë edhe pas masave administrative të marra nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Por Syri TV nuk u ndal këtu dhe përmes një kërkese zyrtare iu drejtuam dhe Drejtorisë së Doganave në vend, për të mësuar se sa aparate respiratore janë futur në Shqipëri gjatë muajve të pandemisë. Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Doganave u përgjigj duke na vënë në dispozicion numrin e respiratorëve që janë zhdoganuar gjatë muajve të pandemisë.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/02/iZ2NqACgbzOXcxIJMf4f_01_6017f913f5d44e4c43f8278e2cd88ab4_video_720p_converted.mp4

Në total janë futur 3283 aparate respirimi në vendin tonë, kryesisht nga kompani farmaceutike, persona fizik por edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë të fundit janë zhdoganuar vetëm 35 respiratorë, pra që nënkupton se Ministria e Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë nga jashtë vendit gjatë pandemisë. Ndërkohë, në mungesë të transparencës direkte nga vetë Ministria e Shëndetësisë, Syri Televizion ka mbledhur të dhënat për të bërë një përllogaritje të numrit të respiratorëve që i janë shtuar sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Siç u përmend më sipër, në 18 dhjetor Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria ka 507 respiratorë nga 200 që kishte në fillim të pandemisë. Në 22 tetor, pra dy muaj para se të bënte këtë deklaratë, Ministrja e Shëndetëisë mori pjesë në një ceremoni ku NATO dhuronte 60 respiratorë, duke u bërë kështu donatori më i madh i dhurimit të respiratorëve. Në këtë ditë, pra në 22 tetor Ogerta Manastirliu deklaronte se Shqipëria kishte shtuar 173 respiratorë të rinj që prej nisjes së pandemisë, ndërsa vijonte se deri në fund të vitit do të shtoheshin dhe 44 respiratorë të rinj, ceremonia e të cilëve u mbajt në 18 dhjetor.

Por nëse do ti mbledhim shifrat e deklaruara në 22 tetor, pra numrin 173 respiratorë që ishin shtuar deri në atë ditë dhe 44 respiratorë që do të shtoheshin deri në fund të vitit shkojnë 217 respiratorë, pra janë në total 97 respiratorë më pak se sa Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar në datën 18 dhjetor.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara në media deri më tani, raportojnë se në total vendi ynë ka përfituar rreth 111 respiratorë të dhuruar, nga NATO, Ambasada e SHBA, Bashkimi Europian, ish deputeti i PD Agron Shehaj si dhe biznese private në vend. Ndërkohë një tjetër e dhënë zyrtare, që ngre pikëpyetje për shifrat e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë, me shifrat reale, është Relacioni i Buxhetit të Shtetit për vitin 2021, i përgatitur nga Ministria e Financave.

Në këtë relacion, Ministria e Financave deklaron se nga buxheti i shtetit janë blerë në total 134 respiratorë gjatë pandemisë dhe nëse i shtojmë edhe 111 të dhuruar, numri shkon rreth 245 respiratorë, pra përsëri numri nuk përputhet me deklaratat zyrtare të Minisres së Shëndetësisë. Kujtomë këtu se tenderat për blerjen e respiratorëve dhe pajisjeve mjekësore gjatë pandemisë në shumicën e rasteve kanë qenë sekret, ndërkohë që çmimi i tregut për një respirator shkon nga 5 deri në 20 mijë euro. Nisur nga kjo, ngrihen disa pikëpyetje; a ka realisht Shqipëria sot 507 respiratorë siç Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar?

Lexo edhe:

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

Pse nuk bëhen transparente shifrat për blerjen e respiratorëve? Kush janë kompanitë që Ministria e Shëndetësisë u ka blerë respiratorët? Sa ka qenë çmimi për respirator? Sa ka qenë fondi për blerjen e respiratorëve? Në cilët spitale janë shpërndarë këto respiratorë? A janë funksional këto aparatura për qytetarët? Këto pyetje do të duhet të marrin përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që fakti është se gjatë pandemisë në vendin tonë ka pasur bum të futjes së respiratorëve, të paktën siç deklarojnë të dhënat nga drejtoria e doganave. /Syri TV/

Etiketa: doganaManastirliurespiratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

17:42 : 25/10/2025
AKTUALITET

U kap me 700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci–Bosnje

19:26 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

09:14 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Shkarkim i Veliajt, hap i debatueshëm”/ Rama nis fushatën: Ja ç’tregojnë anketat për Manastirliun

18:18 : 24/09/2025
Para

Italia lehtëson masat anti-covid, shumica e rajoneve kthehen në” zona të verdha”

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com