Zbardhet dosja e hetuar nga SPAK për tenderat e kiteve dhe respiratorëve, ku sipas institucionit të akuzës për të dyja këto tender prokuroria ka gjetur shkelje.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka gjetur shkelje në dy tendera që Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar gjatë periudhës së pandemisë.
Nga hetimet paraprake të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme rezulton se komisionet e ngritura nga QSUT, por edhe të Ministrisë nuk kanë bërë vlerësime të tregut, për përcaktimin e fondit limit, duke blerë respiratorë dhe kite në vlera disa-fish më të larta.
Por, edhe pse ka gjetur shkelje SPAK për këtë çështje ka shpallur moskompetencë, duke e deleguar dosjen ne Prokurorisë e Tiranës vetëm për ‘shpërdorim detyre’, pasi sipas prokuroreve nuk janë gjetur element të veprës penale përsa i përket “korrupsionit”.
Në dosjen e SPAK-ut, një pjesë të së cilës FaxNews dispon, në të dy tenderët, Komisionet kanë përcaktuar përkatësisht fondin limit, ne shumën 129.727.371 lekë (pa tvsh) për blerjen e një sasie prej 54 respiratorë, që iu korrespondon vlera prej 2. 402.338 lekë për një respirator. Sipas Prokurorisë fondi është përcaktuar pa studim të tregut, por duke bërë një mesatare të ofertave të bëra nga kompanitë. Ndërkohë, fondi limit për lotin nr.1, në shumën 422 800 Iekë (pa tvsh) për blerjen e 12 njësive me 100 teste secila prej tyre, që i korrespondon një vlere 352 lekë për 1 test.
Për lotin nr.2 komisioni ka përcaktuar vlerën e fondit limit në shumën 9.433.333 lekë (pa tvsh) për blerjen e 20 njësive me 50 teste secila prej tyre, që i korrespondon nje vlere 9.433 lekë për 1 test. Nga vlerësimi i prokurorisë, vlera e blerjes së këtyre kiteve shkon në deri 8 herë më e lart se vlera e tregut. Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së posaçme për anëtarët e komisioneve të cilët do i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
Dosja e plotë:
Ne media jane publikuar njoftime se ne Kryerjen e ketyre procedurave ng Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, jane kryer veprime ne kundershtim me ligjin dhe aktet nenligjore, duke u pretenduar se çmimi i blerjes se kiteve dhe pajisjeve mjekesore qe jane perdorur gjate pandemise se perhapjes se virusit Covid 19 jane disa here me te larta se cmimet qe keto mallra kane ne treg dhe se cmimi qe keto mallra jane deklaruar ne pikat doganore ne momentin e importit te tyre.
Nga organi procedues duke marr ne konsiderate keto njoftime mediatike eshte kerkuar informacion nga Ministria e Shendetesise dhe mbrojtjes Sociale per blerjen e ketyre mallrave, te kiteve per laboratorin e ISHP, per blerjen e respiratoreve, per blerjen e mjeteve mbrojtese per stafet mjekesore, per periudhen mars-prill te vitit 2020, si dhe eshte administruar dokumentacioni perkates per zhvillimin e ketyre procedurave. Konkretisht:
Se pari, me urdhrin e brendshem nr 87, date 13.03.3020 te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, eshte urdheruar ngritja e komisionit per argumentimin e fondit limit dhe specifikimeve teknike per proceduren e prokurimit me objekt ” Blerje kite dhe reagente te pershtatshem per tu plotesuar me pajisjen Maglum 800 te firmes Snibe Co Ltd dhe me pajisjen Existation te firmes Bioneer” Komisioni me shkresën nr.1388/7 prot dt. 13.03.2020 iu eshtë dreituar nentë operatoreve ekonomike per marrjen e ofertave per cmimet e blerjes se kiteve dhe reagentëve, te ndare ne dy Iote: Loti l, kite per laboratorin mikrologjik per diagnozën serlogjike te përshtatshme per pajisjen Maglum 800 te firmes Snibe Co Ltd ose ekuivalent për paktime me 100 teste. Loti 2, kite per laboratorin mikrologjik per realizimin e RT-PCR te përshtatshëm per tu përdorur per pajisjen Existation te firmës Bioner ose ekuivalent, per paketime me 50 teste.
Mbi bazën e ofertave te marra nga operatorët ekonomikë komisioni ka përcaktuar vlerën e fondit limit për blerjen e mallrave të mësipërme. Për lotin nr.1 ka percaktuar vlerën e fondit limit në shumën 422 800 Iekë (pa tvsh) për blerjen e 12 njësive me 100 teste secila prej tyre, që i korrespondon një vlere 352 lekë për 1 test. Për lotin nr.2 komisioni ka përcaktuar vlerën e fondit limit në shumën 9.433.333 lekë (pa tvsh) për blerjen e 20 njësive me 50 teste secila prej tyre, që i korrespondon nje vlere 9.433 lekë për 1 test. Me urdhërin nr.200, datë 24.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, te nëshkruar nga sekretari i përgjithshëm në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, eshte urdheruar ngritja e komisionit te vleresimit per marrjen, shqyrtimin dhe vleresimin e ofertave.
Ne vijimim, Komisioni me shkresen nr.1574/2 prot date 26.03.2020, iu ka derguar kerkese per propozim dy operatoreve ekonomike per blerjen e ” kite per laboratorin mikrologjik per realizimin e RT-PCR, te pershtatshem per tu perdorur per pajisjen Existation te firmes Bioner” ne sasine 20 paketime me 50 kite secili paketim, me fond limit 9 433 333 leke. Nga operatoret ekonomike qe iu eshte drejtuar kerkesa per propozime ka paraqitur oferte operatori O.E.S Distrimed” shpk ne shumen ne total 8 500 000 leke, qe i korrespondon shume per 425 mije leke per nje paketim me 50 teste, pra 8 mije e 500 leke per 1 test. Kjo shoqeri ka deklaruar se prodhuesi i ketyre testeve eshte kompania “Bioneer Corporation”, me vend origjine Kore e Jugut.
Njekohesisht, ky operator ekonomike ka depozituar edhe kopje te autorizimit ne date 23.03.2020 te shoqerise “Bioneer Corporation” me ane te te cilit konfirmoht marredhenia e tyre financiare me shoqerine “O.E S Distrimed” shpk, me seli ne Tirane. Shoqeria “O.E.S Distrimed” sh.p.k eshtë shpallur fituese per këtë prosedurë dhe ka lidhur me Ministrinë e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kontratën me nr.1574/ prot dt.30.03.2020.
Kjo kontrate esgte miratuar me V.K.M nr.272, date 03.04.2020. Se dyti, ne Ministrinë e Shëndetesise dhe Mbrojtjes Sociale ështe zhvilluar procedura per furnizimin dhe vendosjen e respiratorëve me dy modlatitete për Covid-19. Me urdhërin nr. 151, date 10.03.2020 te Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale eshte urdheruar ngritja e grupit te punës per përcaktimin e specifikimeve teknike.
Me urdhërin nr.154, date 10.03.2020 te Ministrise se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është urdhëruar ngitja e komisionit te vlerësimit për marrjen, shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave te paraqitura nga kandidatët. Grupi i punës ka kërkuar oferta nga disa operatorë ekonomikë dhe pasi ka marrë ofertat e paraqitura ka përcaktuar vlerën e fondit limit ne shumën 129.727.371 lekë (pa tvsh) për blerjen e një sasie prej 54 respiratorë, që iu korrespondon vlera prej 2. 402.338 lekë për nje respirator. Komisioni i mësipërm iu ka dërguar kërkesë për propozim disa operatorëve ekonomikë që kanë paraqitur ofertat e tyre dhe në përfundim të procedurës është shpallur fitues shoqëria “T.B.S 96” sh.p.k, për furnizimin dhe vendosjen e një sasie prej 54 respiratorë ne vlerën 76.060.000 lekë, që i korrespondon vlerës 1.139.000 lekë për njësi. Operatori ekonomik që është shpallur fitues ka paraqitur gjatë procedurës dokumente per origjinën e mallit, deklaratë të shoqërisë “Axent medical”, me seli në Gjermani. Ne perfundim të procedurës është lidhur kontrata e furnizimit me nr.1365/36 prot dt.27.03.2020.
Duke krahasuar vlerën e fondit limit te perllogaritur nga komisioni i ngritur me urdhërin nr.87, date 13.03 2020 te Q.S.U.N.T-së, ku per lotin 2, “kite per laboratorin mikrologjik e RT-PCR te pershtatshem per tu perdorur per pajisjen Exstation te firmes Bioner ose ekuivalent per paketime me 50 teste, ka përcaktuar vlerën e fondit limit në shumen 9.433.333 leke pa TVSH, per blerjen e 20 njësive me 50 teste secila prej tyre, qe i koresponon nje vlere 9 433 lekë per 1 test, me vlerën 9 USD dhe 6 USD per një test që janc shitur nga shoqëria “Bioneer Corporation”, rezulton që vlera e Ilogaritur në fondin limit me ate te blerjes eshte te paktën tete herë me e lartë.
Në llogaritjen e cmimit te blerjes sipas shumave 9 USD dhe 6 USD për një kit duhet ti shtohen edhe kostot e transportit, te pagimit të detyrimeve doganore apo shpenzime te tjera te nevojshme, por në çdo rast cmimi i Ilogaritur per fondin limit është disa herë me i lartë se cmimi real në tregun ndërkombëtar. Ne këtë mënyrë, krijohen dyshime të bazuara se anëtarët e komisionit të ngritur me urdhërin nr.87, datë 13.03.2020 te Q.S.U “Nënë Tereza” per argumentimin e fondit limit dhe spefikimeve teknike kanë vepruar në kundërshtim me nenin 59/2 te V.K.M nr.914, date 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave te prokurimit publik”, qe kane qene te zbatueshme ne rastin konkret per sa i perket percaktimit te fondit limit.
Ky komision nuk rezulton që te ketë kryer asnjë verifikim per cmimet e kiteve, cmime të botuara, në cmime zyrtare, ne cmime të kontratave të ngjashme apo cmime ndërkombëtare të shpalluara publikisht. Por, per Ilogaritjen e vlerës së fondit limit komisioni i është referuar vetëm disa ofertave te paraqitura nga disa operatore ekonomikë, duke percaktuar mesataren e cmimeve që i janë paraqitur, oferta që nuk përfaqësoinë cmimin e tregut real por vetëm ofertat që paraqiten. Një ofertë që paraqitet nga një operator ekonomik jo domosdoshmërisht paraqet cmimin e tregut, por vetëm ofertën në treg.