• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi, tri prioritet tona!

21:15 : 28/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” u rrëfye pas një viti në detyrë në Shqipëri.

Ajo u shpreh se ka qënë nder i jetës së saj të jetë ambasadore e SHBA në Shqipëri, ndërsa cilëson si momentin më të bukur udhëtimet e saj nëpër Shqipëri, ku ka takuar shqiptarët e zakonshëm.

Kim u shpreh se SHBA ka tri prioritete kryesore në Shqipëri: demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në Real Story. Një vit më parë, në Tiranë, në Presidencë, dorëzoi kredencialet e saj të cilat sigurisht u pranuan, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim. Ka qenë një vit i rëndësishëm viti 2020, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë por edhe një vit i rendësishëm për vetë Shtetet e Bashkuara, dhe në këtë njëvjetor, unë kam kënaqësinë të kem Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Znj. Yuri Kim, të ftuar përsëri në Real Story, këtë radhë në studio. Zonja Kim, mirëmbrëma dhe faleminderit që jeni sonte këtu me mua.

Ambasadorja Kim: Faleminderit, Sokol. Jam shumë e kënaqur që jam përsëri me ju.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

Sokol Balla: Është kënaqësi gjithnjë të flasësh me ju, jashtë kameras dhe në kamera. Saktësisht një vit sot në Tiranë. Ç’kuptim ka pasur ky vit për ju personalisht?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka qenë nderi i jetës sime që kam mundur të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë dhe për mua personalisht, ka qenë kënaqësi të jem këtu. Duhet të them që megjithë kufizimet e imponuara nga koronavirusi, prapë kam pasur mundësi të udhëtoj pak. Mendoj pjesa më e mirë ka qenë mundësia që të takoj shqiptarë të zakonshëm kudo ku kam shkuar, edhe duke ecur në park në Tiranë apo shëtitja pas zonave të banuara, ka qenë e mrekullueshme.

Sokol Balla: Këtë vit ju desh të merreshit edhe me shqiptarë jo të zakonshëm, të paktën situate jo normale në Shqipëri; erdhët këtu kur kishim një krizë të thellë politike dhe në fakt, janarin e kaluar, diçka filloi të ndryshonte, me një lloj marrëveshjeje mes partive dhe pastaj erdhi marrëveshja e qershorit, ku roli juaj ishte i dukshëm. Mbaj mend që tundët marrëveshjen, duke i bërë thirrje Z. Luli Basha të vinte ta nënshkruante. Pra ka qenë vit i suksesshëm për ju, supozoj?

Ambasadorja Kim: Mendoj ka qenë një vit plot ngjarje për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe mendoj se jemi të kënaqur që mundëm të kishim një rol mbështetës por merita, nëse ka meritë, i shkon popullit dhe udhëheqësve shqiptarë. Mendoj se në shumë mënyra, prodhuan rezultate. Puna nuk ka mbaruar ende, por mendoj është shumë e qartë që udhëheqësit morën angazhime përpara meje, SHBA, popullit shqiptar, dhe prodhuan rezultate. Për shembull, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, tani është funksionale.

Nuk është ende e përsosur, por funksionale, një hap madhor përpara për reformën në drejtësi. Së dyti, SPAK tani është funksional. Nuk po lëviz aq shpejt sa mendoj do shpresonin njerëzit, por po lëviz dhe mendoj është diçka e rëndësishme. Së treti, BKH është institucionalizuar, inspektorët janë marrë në punë dhe mendoj gjërat do fillojnë të lëvizin.

Dhe nuk janë vetëm këto. Siç jua kam thënë, për mua, në Shqipëri kemi tri prioritete: demokraci, mbrojtje dhe biznes. Fola për pjesën e demokracisë. Për mbrojtjen, këtë vit do të kemi diçka me shumë rëndësi dhe jam e kënaqur t’ju flas pak më shumë për të. Është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21.

Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, Zv. Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje.

Pra, shumë domethënëse. Së treti, për biznesin, ju kujtohet vjet, më 3 tetor, nënshkruan një Memorandum historik dypalësh për Bashkëpunimin Ekonomik. Dhe nuk janë vetëm fjalë. Brenda një ore, aty në vend, Bechtel – një kompani kryesore amerikane në botë – nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë Shqiptare për të parë se ç’mund të bëjmë për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. Pra, këta janë tregues shumë të mirë dhe jam e emocionuar për çfarë do të bëjmë në vitin 2021.

Sokol Balla: Pra, Amerika u kthye?

Ambasadorja Kim: Nuk do të thoja Amerika u kthye, gjithnjë kemi qenë këtu.

Etiketa: Nje vit ne detyreprioriteteSHBAShqiperiYuri Kim

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
SPORT

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025
SPORT

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
SPORT

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025
Para

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan/ Yuri Kim: Punë e ngushtë me aleatët

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com