• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si e komentojnë ekspertët telefonatën Biden-Putin?

20:16 : 28/01/2021
në BOTA

Disa ekspertë amerikanë të politikës së jashtme e përshëndetën telefonatën e parë që Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën me homologun e tij rus Vladimir Putin. Gjatë telefonatës, zoti Biden ngriti një sërë çështjesh, që nga arrestimi i figurës ruse të opozitës Alexei Navalny, e deri te përfshirja e Moskës në spiunazhin kibernetik kundër SHBA dhe një traktat i armëve bërthamore mes dy vendeve që skadon së shpejti.

Disa ekspertë e shohin telefonatën mes dy presidentëve si një shenjë e mirë.

“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të rivendosin një marrëdhënie të rregullt me shtetin rus. Gjithmonë do të ketë interesa të përbashkëta, siç ka patur. Sigurisht, shmangia e një gare tjetër të armëve bërthamore është një interes i rëndësishëm i përbashkët. Unë besoj se institucionet e të dy vendeve e kuptojnë qartë këtë. Ka edhe interesa të tjera të përbashkëta, si mospërhapja e armëve, lufta kundër terrorizmit, kundër ndryshimit të klimës e të tjera”, thotë Thomas Remington, profesor në Universitetin e Harvardit.

Zoti Biden ka ndërmarrë hapa për një distancim nga retorika e ngrohtë që shfaqte shpesh ndaj Presidentit Putin, paraardhësi i tij, Donald Trump. Por presidenti i ri është përpjekur gjithashtu të lërë hapësirë për diplomaci, duke shprehur gatishmëri për të zgjatur edhe pesë vjet Traktatin START i ri, para se të skadojë në fillim të shkurtit.

“Për të dy vendet, kjo është domethënëse sepse asnjë vend nuk mund të rrezikojë të ndodhin keqkuptime ose aksidente apo çështje të tjera rreth armëve bërthamore. Dhe kjo është e rëndësishme. Politika e zotit Biden është t’i thotë gjërat siç i sheh, të thotë të vërtetën edhe kur e vërteta dhemb,” thotë Thomas Pickering, ish-ambasador i SHBA në Rusi.

Lexo edhe:

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës, Presidenti Biden ngriti shqetësime në lidhje me arrestimin e figurës së opozitës Alexei Navalny, përfshirjen e Moskës në një fushatë masive spiunazhi kibernetik, ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe çështje të tjera.

“Mendoj se ne duhet të kuptojmë se ekzistojnë aspekte të thella konflikti që kanë të bëjnë me sjelljen e Rusisë, jo vetëm brenda vendit. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të bien dakord me këto sjellje të Rusisë jashtë vendit, qoftë në Ukrainë apo në vendet Balltike, të cilat janë të papranueshme si nga këndvështrimi i interesit tonë ashtu edhe nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Kështu edhe në të ardhmen do të ketë konflikt në marrëdhëniet me Rusinë,” thotë profesor Remington.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Presidenti Biden nuk është mbështetur tek shpresa për një “rifillim” në marrëdhëniet me Rusinë, por ka treguar se do t’i menaxhojë mosmarrëveshjet me ish-kundërshtaren e Luftës së Ftohtë, jo domosdo duke i zgjidhur ato.

Ndërkaq, me një axhendë të ngarkuar të brendshme dhe vendime që do t’i duhet të marrë së shpejti për Iranin dhe Kinën, zoti Biden nuk do të preferonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026
Para

Biden përmbys 'rregullin e gabuar' të abortit global dhe zgjeron Obamacare

TË GJITHA

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

08:07 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet