• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Farsa e Rilindjes për votën e emigrantëve/ Balla akuza PD-LSI, Celibashi: Asnjë palë nuk e bllokon

11:38 : 28/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Taulant Balla, kreu i deputetëve socialistë, u shfaq sot në foltoren e Kuvendit, me një show duke akuzuar PD dhe LSI se kanë kundërshtuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Balla tha se është e turpshme që PD-LSI nuk pranojnë votimin me postë, ndërsa shtoi se ky votim dha rezultat shumë pozitiv në SHBA dhe do e japë edhe në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është detyrim i KQZ të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë. Vota me postë edhe në SHBA funksionoi më së miri.

Edhe në Kosovë në 14 shkurt do të funksionojë më së miri. Nuk gjej arsyeje pse demokratët e paepur, bashkë me patericën LSI, nuk pranoni që vota e shqiptarëve jashtë vendit të mundësohet, është një pikë turpi që e kundërshtoni, por i bën nder zgjedhjeve në Shqipëri”, tha ai.

Në fakt në SHBA votat me postë u kontestuan dhe ish-Presidenti amerikan Donald Trump ngriti dyshime të forta lidhur me manipulimin e tyre, gjë që ndikoi edhe në rezultatin zgjedhor.

Lexo edhe:

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Balla: Jenisherin do t’ia japim Silvnjos që të bëj ndonjë skemë “fituese” ndaj Serbisë

E ndërsa Balla akuzon PD-LSI për bllokimin e votës së emigrantëve, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi hedh poshtë një variant të tillë, duke shtuar se asnjë nga palët nuk po e bllokon procesin.

Celibashi tha se nëse një nga palët ka dyshime lidhur me procesin, atëherë ne nuk mund të dakordësohemi.

“Është një çështje komplekse, për të cilën ne duhet të dakordësohemi dhe të gjejmë mënyrën e pranueshme nga të gjitha palët”, tha Celibashi.

Por përtej çdo krahasimi, në Shqipëri, votat e emigrantëve po shihen si një hambar nga ku qeveria të mund të manipulojë procesin. Kjo për faktin se Posta Shqiptare drejtohet nga një ish-kandidat për deputet i Rilindjes, duke mos afruar asnjë lloj besueshmërie apo garancie se këto vota do të shprehin realisht vullnetin e emigrantëve.

Veç kësaj, nga ana e vetë socialistëve u kërkua që emigrantët të deklaronin adresën e tyre të banimit në Zyrat e Gjendjes Civile, që sërisht kontrollohen nga Rilindja. Dhe përsa kohë ngrihen dyshime dhe akuza për manipulimin e listave zgjedhore brenda vendit, në rastin e emigrantëve do të ketë një shumëfishim dyshimesh.

Në fillim të janarit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dy variantet zyrtare për krijimin e listës së votuesve nga jashtë vendit.

I pari parashikon që emigrantët shqiptarë që duan të ushtrojnë të drejtën e votës nga shteti ku jetojnë, duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së tyre nëpërmjet portalit qeveritar, “e-albania”.

Pas regjistrimit të adresës së tyre, emigrantët mund të kërkojnë që emri i tyre të futet te lista e shqiptarëve që do të votojnë jashtë vendit dhe për pasojë, emiri i tyre hiqet nga listat e votuesve në Shqipëri. Dhe të gjitha këto procedura, KQZ parashikon që të bëhen brenda datës 16 mars për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Varianti i dytë parashikon që procedurën e regjistrimit ta bëjë vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një sistemi të posaçëm elektronik, i cili do të përpunojë të dhënat që vijnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

Brenda datës 11 mars duhet të bëhet pranimi i kërkesave për regjistrim jashtë vendit dhe deri më 16 mars, shqiptarët që kanë kërkuar të votojnë nga jashtë Shqipërisë do të hiqen nga listat e votuesve brenda vendit.

Këto dy propozime janë hapat e para për të mundësuar votën e emigrantëve dhe puna për këtë proces është ende e madhe pasi KQZ nuk ka specifikuar ende se si do të kryhet ky votim. /Boldnews/

Etiketa: Ballacelibashivota e emigranteve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Balla: Jenisherin do t’ia japim Silvnjos që të bëj ndonjë skemë “fituese” ndaj Serbisë

11:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

21:22 : 02/06/2025
AKTUALITET

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

19:31 : 27/05/2025
AKTUALITET

Votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

14:36 : 19/05/2025
Para

Vodhi pacientin e shtruar te "Covid1", lihet në qeli infermierja: Jam penduar, jam në gjendje të keqe ekonomike

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com