• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në Drejtësi edhe 57 milionë euro të tjera deri në 2025

08:00 : 27/01/2021
në AKTUALITET, VETTING

Çuarja para e Reformës në Drejtësi pritet t’i kushtojë shtetit shqiptar në pesë vitet e ardhshme të paktën edhe 50-75 milionë euro të tjera.

Ministria e Drejtësisë nxori për konsultim strategjinë ndër sektoriale të drejtësisë 2021-2025 duke parashtruar tre opsione për vazhdimin e saj ku ndër të tjera bën të qartë edhe kostot e mundshme financiare. Këto të fundit varen nga investimet që do të ndërmerren në funksion të reformës.

“Vlerësimet paraprake financiare: Për opsionin 1 janë 50-57 milion Euro ose 10-15% të MTEF (PBA) si shpenzim shtesë i reformës. Për opsionin 2, vlerësimet e shpenzimeve janë 100 milion Euro gjatë 5 viteve që korrespondojnë me 15-20% të nivelit aktual të MTEF (PBA) për çdo vit” thuhet në dokument.

Tre opsione për reformën

Në dokumentin e ministrisë janë të paktën tre opsione për koston financiare të Reformës në Drejtësi dhe angazhimin e burimeve për ecurinë e saj. Opsioni zero është që situata të qëndrojnë në nivelin aktual.

Lexo edhe:

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare?

“Opsioni i status quo-së do të ishte që në parim të linte situatën të qëndronte siç do të jetë në fund të vitit 2020 dhe të mos vazhdojë procesin e reformës. Thjesht për të përmendur efektet më të rënda: kjo do ta linte procesin e Vetting-ut të papërfunduar, sistemin gjyqësor me nivele të larta backlog-u për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe jo efikasitetit të lartë. Do të kishte edhe nivele të larta të vendeve të lira të punës në prokurori “pranon ministria në dokument.

Opsioni i parë sipas strategjisë operon me një koncept të zbatimit të reformave në drejtësi në tre faza. Kjo strategji shihet si një proces i vazhdueshëm: “ndërsa faza ae reformës 2016-2020 ka krijuar bazën kushtetuese, ligjore dhe institucionale për sektorin e drejtësisë për të arritur standardet evropiane; faza tjetër e 5 (pesë) viteve (nga viti 2021 deri në 2025) do të konsolidojë këtë kornizë; dhe faza e tretë e fundit, prej 4-5 vjetësh, do të përqendrohet në ofrimin e shërbimeve në sektorin e drejtësisë sipas standardeve evropiane” sqaron ministria.

Lidhur me opsionin dy në strategji thuhet se është i ngjashëm me Opsionin 1, por me investime dhe përmirësime të synuara për ofrimin e shërbimeve të përmbledhura në 5 (pesë) vjet, pra. 2021 deri në 2025. Kostoja e përllogaritur do të ishte rreth ose mbi 100 milion Euro për periudhën 5-vjeçare.

Ministria pranon se opsioni 1 është edhe ai më i përshtatshëm dhe që mund të materializohet në vitet në vazhdim.

Reforma në Drejtësi

Qysh në fillimet e qeverisjes së mazhorancës aktuale në mandatin e pare, Reforma në Drejtësi, u lakua si prioritet edhe nën “presionin” e ndërkombëtarëve. Por avancimi i saj në gjithë këto vite ka qenë i ngadaltë. Në kornizën e saj qëndrojnë institucione të tilla si SPAK, zyra e Prokurorisë Speciale dhe Byroja Kombëtare të Hetimit ndërkohë që një proces tjetër i rëndësishëm është ai i vettingut ku po kalojnë të gjithë hallkat e drejtësisë.

Ky proces është në vazhdim dhe parashikohet që të përfundohet në deri në vitin 2024 për të tre kategoritë e subjekteve te rivlerësimit (gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë dhe ndihmës ligjorë).

Kjo reformë u mbështet gjerësisht nga pjesë ndërkombëtare duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe shmangien e praktikave korruptive dhe kapjes së shtetit. Në thelb argumenti është ai i ndikimit ekonomik, social, mjedisor dhe ndër sektorial të përfshira edhe në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë./Monitor/

Etiketa: 202557 mln euroreforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Premtime reale apo lojëra fjalësh, çfarë na thonë sloganet ndër vite për politikën shqiptare?

18:56 : 07/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet 2025, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

08:25 : 20/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

09:17 : 18/04/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
Para

Ulje temperaturash dhe vranësira, ja si do të jetë moti sot/ Rajonet ku priten reshje

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com