• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajçak: Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shumë e rrezikshme

19:26 : 27/01/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se “asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar”.

Në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, Lajçak ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden “ndjejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-së në rajon”.

I dërguari i BE-së për dialogun tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënskretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland. “Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan”, ka thënë Lajçak, shkruan Rel.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajçak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër “sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.

Lexo edhe:

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian, sipas tij, ka investuar shumë në politikën e “evropianizimit dhe përfshirjes së Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimin e shoqërive demokratike multietnike” dhe “ridizajnimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se ne kemi dështuar”.

I pyetur se si e shikon rritjen e ndikimit të Kinës në Ballkan, ai tha se BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ofron ndihmën më të madhe atje. “Ajo (Kina) nuk mund të ofrojë më shumë se ne”, tha Lajçak.

Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit në mes të krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Prej atëherë, nuk është zhvilluar takim i nivelit të lartë. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Etiketa: lajcakSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
RAJONI

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Serbi, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës

21:12 : 03/11/2025
RAJONI

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
BOTA

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025
Para

Ja si ndikon gjumi i drekës tek njeriu

TË GJITHA

“Këmbanë alarmi”/ Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

09:04 : 14/11/2025

Pak ditë pas atentatit në Rinas, gjendet arsenal armësh dhe minash në Nikël

09:00 : 14/11/2025

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

08:48 : 14/11/2025

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com