• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit, PD me pyetësor derë më derë për identifikimin e zgjedhësve

09:40 : 22/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike, do trokasë në çdo derë të zgjedhësve për të testuar elektoratin e saj. Anëtarë të partisë më të madhe të opozitës, do shkojnë te çdo qytetar për t’iu paraqitur pyetësorët, të cilët në thelb të tyre kanë kryesisht orientimin e elektoratit. Kjo do i shërbejë PD për të ditur dhe një numër të përafërt të votave që do të marrin në çdo qark, pavarësisht se sondazhet e fundit e nxjerrin opozitën e bashkuar fituese. Ky proces përfshin dhe kandidatët e PD-së në lista, të cilët këtë herë nuk do të përqendrohen vetëm në takime, por do i duhet t’i shkojnë çdo zgjedhësi në shtëpi.

Udhëzimi
Sipas një udhëzimi të shpërndarë për takimet derë më derë, procesi do të ndahet në dy faza. “Faza e parë, nga datat 15 janar deri më 6 mars, do njihet me problematikat që kanë zgjedhësit në përditshmërinë e tyre. Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë): Për të identifikuar votuesit, për t’u bërë atyre disa pyetje, për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre. Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera, për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës” thuhet në udhëzimin e shpërndarë nga selia e PD-së.

Kandidatët
Në fazën e dytë që i korrespondon datës 6 mars deri më 20 prill, do jenë kandidatët në listat e deputetëve ata që do të trokasin në çdo derë në qarkun apo zonën që mbulojnë. Kjo është faza ku do të shpjegohen dhe zgjidhjet që Partia Demokratike, ka në program për çështje që i takojnë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë apo në reduktimin e varfërisë. “Si parti politike ne jemi për të zgjidhur problemet e votuesve.

Ky është misioni kryesor i çdo partie. Kjo është ajo që çdo votues pret nga ne. Partia që mund ta bindë votuesin se do të zgjidhë problemet e tij, do të fitojë zgjedhjet! Kjo është detyra më e RËNDËSISHME në fushatë, më produktive për të siguruar fitoren dhe duhet të bëhet me seriozitetin më maksimal të mundshëm. Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë”, thuhet në udhëzimin e shpërndarë tek anëtarësia.

Procesi
Po si do të kryhet procesi. Në çdo qark, kandidatët dhe anëtarët e partisë që do të merren me procesin, do të ndajnë zonat ku do të operojnë. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten. Numri i zyrtarëve përgjegjës, grupeve të vullnetarëve dhe zonat përkatëse, caktohen nga Shtabi në varësi të madhësisë së zonës, numrit të votuesve dhe nevojës për të përfunduar procesin në secilën fazë brenda afatit të caktuar. Zyrtari përgjegjës do të shoqërohet nga një ose më shumë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë atë për të regjistruar të dhënat e votuesve, sipas formatit të dërguar”, thuhet në udhëzim.

Lexo edhe:

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

Më pas përgjegjësi i grupit kthehet në shtabin elektoral, ku hedh të dhënat në sistem, i cili më pas shërben për të pasur një database të përafërt të të gjithë atyre që në 25 prill do të votojnë për PD-në. Kjo është hera e parë që partia më e madhe e opozitës, paraqitet në mënyrë kaq të organizuar në zgjedhje. Jo pak herë kjo forcë politike ka mbartur kritika për mënyrën e saj të organizimit, në fushatën elektorale. Trokitja derë më derë nga grupet e vullnetarëve dhe sidomos nga kandidatët pritet t’u japë një tjetër frymë këtyre zgjedhjeve. Të gjitha sondazhet e zhvilluara, nxjerrin opozitën me një avantazh të dukshëm në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se PS rezulton sërish si forca më e madhe./MAPO

Etiketa: PDpyetesorzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
RAJONI

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
Para

Përplasja mes tifozëve para Partizani-Tirana, 2 të arrestuar dhe 14 të proceduar

TË GJITHA

Temperaturat ekstreme në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta

16:14 : 09/06/2025

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com