• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëbimi i diplomatit rus, a është shkaku i vërtetë “shkelja e rregullave anti-Covid”

17:49 : 21/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot vendimin për dëbimin e diplomatit rus Alexey Krivosheev, sekretar i dytë i Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, me argumentin se ka shkelur rregullat anti-Covid në mënyrë të vazhdueshme. Ministria e Jashtme sqaron se ka kontaktuar me ambasadorin rus, por në kushtet kur s´ka pasur asnjë reflektim, është vendosur dëbimi i tij nga Shqipëria, duke i lënë një afat 72 orësh.

Por a është kjo arsyeja e vërtetë për marrjen e një vendimi ekstrem?

Rasti në fjalë, pra denoncimet se një diplomat sfidonte rregullat anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik, raportohej prej disa muajsh. Në fakt shkelja e rregullave është denoncuar edhe për shumë nga zyrtarët e Rilindjes, përfshi edhe ata të Komitetit Teknik, që me një logjikë të thjeshtë, duhet të largohen nga detyra, për shkeljet e tyre.

Jo më larg se dje, në një prej takimeve organizative të PS-së, u shfaq Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe drejtuese e Komitetit Teknik të ekspertëve. Ajo ishte pjesë e një mbledhjeje partie, në një sallë të mbyllur, ku numri kalonte shifrën 10 persona, aq sa përcaktohet në rregullat anti-Covid. E vetmja masë që u morr ishte fshirja e fotos nga faqja e deputetit Ervin Bushati, ndërsa Rakacolli sot u shfaq në një mbledhje të Komitetit Teknik duke dhënë arsyet sepse mësimi duhet të vijojë online për arsimin universitar.

Pra duket se arsyeja e dëbimit të diplomatit rus duket mv shumë si një justifikim mbi shkakun e marrjes së vendimit.

Lexo edhe:

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

Një shtëpi luksoze shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen dhe dy të tjerë, veç autorit

Nëse kthehemi pak në kohë, vetëm 3 javë më parë, Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me Ambasadën ruse në Tiranë lidhur me vaksinat.

Në datë 28 dhjetor, ambasada ruse në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social i ofroi kryeministrit Edi Rama vaksinën e saj “Sputnik V” nëse Tirana zyrtare do të ishte e gatshme ta pranonte.

Por reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i menjëhershëm, duke e cilësuar si provokim qesharak. Kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi ambasadës ruse që të kërkonte falje për veprimin. Përgjigja nga selia diplomatike ruse në Tiranë nuk mungoi.

“Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese”, thuhej në përgjigjen që Ambasada ruse në Tiranë i drejtonte Kryeministrit, pas reagimit të tij.

Dëbimi i një diplomati për shkelje të rregullave anti-covid-19 nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në asnjë vend të botës dhe duket se Shqipëria është precedenti i parë.

Etiketa: diplomati rusmasatshkaku

Lajme të lidhura

SPORT

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025
AKTUALITET

Një shtëpi luksoze shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen dhe dy të tjerë, veç autorit

10:48 : 24/05/2025
BOTA

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

17:51 : 22/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025
AKTUALITET

Rishfaqet kryeprokurori Olsian Çela: Ja masat që kemi marrë për 11 majin

11:08 : 11/02/2025
BOTA

Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik në Santorini, autoritetet në gatishmëri

20:49 : 02/02/2025
Para

Kim-Soreca takohen me anëtarët e Kushtetueses, Ambasada e SHBA zbardh detajet

TË GJITHA

Detajet/ Mirlind Daku mbetet te Rubin Kazan, rinovon kontratën

19:56 : 01/07/2025

Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

19:40 : 01/07/2025

Burimi: Rama ja kalon Vuçiçit për diktator

19:40 : 01/07/2025

Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore

19:38 : 01/07/2025

Teuta u jep fund pushimeve, durrsakët nisin përgatitjet për sezonin e ri

19:27 : 01/07/2025

VIDEO/ Dy vite pa fluturime, aeroporti i Kukësit kthehet në pistë garash për makinat luksoze

19:18 : 01/07/2025

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com