• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Arrestimi i Navalnit’/ Parlamenti Evropian: Të ndalet ndërtimi i ‘Nord Stream 2’

22:21 : 21/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë të enjten një rezolutë, e cila u bën thirrje vendeve të bllokut të ndalin punimet për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, projekt që do të siguronte furnizimin me gaz natyror të Evropës nga Rusia. Ky zhvillim vjen si përgjigje ndaj arrestimit të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni.

Pas kthimit të tij në Rusi në fundjavë për herë të parë që pas helmimit me agjent nervor, zoti Navalni, kritiku më i madh i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua dhe më pas u burgos lidhur me pretendime për shkelje të lirisë me kusht.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vazhdon të mbështesë ndërtimin e gazsjellësit pavarësisht kritikave nga disa vende të BE-së, tha të enjten se pikëpamjet e saj mbi projektin nuk kanë ndryshuar, pavarësisht çështjes Navalni.

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë rezolutën që i bën thirrje BE-së të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë nën dritën e arrestimit të zotit Navalni.

Sipas një plani paraprak të rezolutës, e cila nuk është detyruese por ka peshë politike, kërkohet ndalimi i menjëhershëm i ndërtimit të gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2.

Lexo edhe:

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

Vendimi i BE-së për gazin rus trondit Beogradin: Serbia në vështirësi të thella energjetike

“Parlamenti Evropian i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të rishikojnë në mënyrë kritike bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si Nord Stream 2, punimet për ndërtimin e së cilit duhet të ndalen menjëherë”, thuhej në projekt-rezolutën e siguruar nga agjencia Reuters.

Nord Stream 2 pritet të dyfishojë kapacitetin e gazsjellësit ekzistues Nord Stream, në 110 miliardë metra kub në vit, ose më shumë se gjysma e eksportit të gazit rus në Evropë.

Projekti udhëhiqet nga Gazpromi rus me partnerë perëndimorë. Më shumë se 90 për qind e gazjellësit është ndërtuar dhe ai është parashikuar të nisë të operojë së shpejti gjatë këtij viti.

Projekti ka ndarë vendet e BE-së me disa që thonë se do të minojë shtetin tradicional që ka shërbyer si vend tranzit për gazin, Ukrainën, si dhe do të rrisë varësinë e bllokut tek burimet energjitike ruse.

BE-ja duhet të “hartojë një strategji të re për marrëdhëniet me Rusinë, përqendruar tek mbështetja ndaj shoqërisë civile, e cila mbron vlerat demokratike, sundimin e ligjit, liritë themelore dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në projekt-rezolutë./ VOA/

Etiketa: BENavalni

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

21:58 : 20/10/2025
BOTA

Vendimi i BE-së për gazin rus trondit Beogradin: Serbia në vështirësi të thella energjetike

21:02 : 20/10/2025
BOTA

BE miraton ndalimin e importit të gazit rus

15:40 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
BOTA

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

17:37 : 18/10/2025
RAJONI

Kosova pranohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

15:59 : 18/10/2025
Para

A do të kemi një kontratë për vaksinën ruse? Manasterliu tregon 3 kushtet që duhet të plotësojë një vaksinë për të hyrë në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com