U afrua me bujë, Partizani njofton largimin e sulmuesit

Brian Brown largohet përfundimisht nga Partizani.  Sulmuesi erdhi me bujë te Partizani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje të kuqtë edhe paguan për kartonin e tij.

Ai shënoi tre gola në finalen e Superkupës kundër Kukësit, kurse më pas humbi. Dy gola në kampionat dhe dy në kupë janë shumë pak për një lojtarë që mendohej se do bënte diferencën.

LEXO EDHE  Video/ Tirana në avantazh ndaj Vllaznisë, Cale përmbys shkodranët

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brian Lee Brown. Sulmuesi 28-vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë.

Brown ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020. Klubi i uron njëkohësisht Brian Lee Brown suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit.