• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse bllofet e skandalet nuk i ndahen Edi Ramës

17:39 : 20/01/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku-

I frustuar nga mungesa e rezultateve të dukshme në 8 vjet qeverisje, Edi Rama ka rënë përsëri dje në kurthin e premtimeve të pambajtura. Ai që premtoi 300 mijë vende të reja pune në mandatin e tij të parë, rezulton me një shifër qesharake (të cilën u mundua ta zmadhojë me formalizimin e të punësuarve ekzistues) dhe për më tepër pa asnjë shpresë se mund ta arrijë si premtim edhe sikur të rrijë 8 vjet të tjera në pushtet. Përpjekja sfilitëse për të shitur diçka që nuk e ka, po e shtyn çdo ditë kryeministrin në veprime e qëndrime që ose e nxjerrin bllof ose prodhojnë skandale.

Manipulimi i trashë me vendet e punës, është vetëm një prej tyre. Tre muaj para zgjedhjeve dhe me dy mandate në krye të vendit, drama e Edi Ramës është bilanci i qeverisjes. Asnjë qeveri para tij, nuk ka qenë në këtë gjendje para zgjedhjeve. Vendet e punës, ulja e varfërisë, rritja e rrogave dhe pensioneve, shëndetësia falas, investimet e huaja, ndihma për familjet në nevojë, zbutja e pabarazisë, shtimi i buxhetit për arsimin e sektorë të tjerë, hapja e negociatave që në vitin e parë të qeverisjes, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, janë të gjitha premtime të pambajtura. Në kontrast me to, thellimi i varfërisë, kriza e sistemit shëndetësor e arsimor, emigrimi masiv, bllokimi i negociatave, depërtimi i kriminelëve deri në nivelet më të larta të shtetit, korruspioni i shpërfaqur në dhjetra skandale, asnjë investim i huaj i qenësishëm madje dhjetra miliona euro që po u paguhen nga taksat e shqiptarëve investitorëve të huaj, tendera e koncensione nga inceneratorët e deri tek shërbimet në spitale që po përpijnë pjesë të rëndësishme të buxhetit, është tabloja e një qeverisje, për të cilën Edi Rama ka marrë përsipër misionin e pamundur ta shesë duke e ngjyer me bojëra të tjera.

Aq eklatant është dështimi i 8 vjeçarit Rama sa edhe mbështetësit e tij mediatikë më lëkurëpandjeshëm, e kanë të pamundur ta mbrojnë publikisht. Thuajse asnjë prej tyre nuk avokon dot në publik ndonjë të arritur të qeverisë, duke e mbushur këtë boshllëk me sulmin ndaj opozitës, si e vetmja arsye që kryerilindasi të mbetet në pushtet.

Në fakt, në çdo vend normal, kur afron ora e zgjedhjeve bëhet bilanci i qeverisë. Gjykohet menaxhimi katër vjeçar i atij që i janë besuar paratë publike dhe në varësi të rezultateve diskutohet rinovimi apo largimi. I vetëdijshëm se ky gjykim do të ishte i pamëshirshëm me të, kryeministri ka thelluar strategjinë e tij për të zëvendësuar rezultatet konkrete me propagandë dhe spektakël. Duke qenë së një ndërmarrje e tillë është e pamundur, rrugëtimi i çartur i kryeministrit është i destinuar të prodhojë bllofe dhe skandale. Ai është i dënuar të dalë zbuluar sa më shumë rraskapitet të shesë sapunin për djathë.

Lexo edhe:

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

Edi Rama del nëpër Shqipëri dhe sulmon për shembull rrugët e bëra nga qeveria para tij. Dhe kur do të tregojë ndonjë kilometër që ka bërë në 8 vite, ato ose i shemben ose i përmbyten pa mbaruar ende turi i propagandës. Kryeministri nxjerr ministrat në terren me kaska në kokë për të shpalosur ditën planet 3D të zhvillimit, natën ata u shfaqen qytetarëve në gostitë e kripura të Nusret Beut. Lideri thotë se do i shpëtojë shqiptarët nga Covid sepse falë tij u sigurua vaksina dhe krejt procesi i vihet në dyshim nga një valixhe me 900 copë që s’dihet nga kanë ardhur e si kanë ardhur. Ai bën spektakël në stadium e premton qindra mijëra vaksina, por ndërkohë në 8 ditë arrijnë të vaksinohen vetëm 447 mjekë dhe sasia që premtoi se do t’i vinte në gjysmën e parë të janarit ende nuk ka mbërritur. Flet se do të vinë investime të mëdha të huaja, ndërsa mbërrijnë vetëm faturat e arbitrazhit me miliona që duhet t’u paguajmë ne të huajve. Lë të kuptohet se do pajtojë Greqinë me Turqinë dhe ngel në klasë tri herë rresht me negociatat. U tregon shqiptarëve se falë tij ata po hedhin valle në gojë të ujkut, por e nxjerrin zbuluar reagimet e BE dhe Francës.

Një këshilltar i mirë, jo nga ata që i mbushin mendjen se po shkëlqen me manipulimet e tij, do të duhej t’i sugjeronte kryeministrit se kur nuk ke bërë asgjë, më mirë është të vazhdosh të mos bësh asgjë. Përndryshe, këto tre muaj është e garantuar që do shohim e do dëgjojmë bllofe e skandale të tjera. /Lapsi.al/

Etiketa: Ramashkullakuskandale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Betohet zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris

TË GJITHA

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com