• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk toleroj më të përsëritet 2017”, Mediu: Basha të aplikojë listat e hapura në Tiranë

14:01 : 19/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit Partia Republikane dhe Partia Demokratike nuk e kanë ende një marrëveshje në tryezë për të dalë me një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit. Në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi kreu i PR Fatmir Mediu ka parashtruar disa nga kërkesat e partisë së tij duke kërkuar që ajo të vlerësohet me kandidatët përkatës. Ai tha se nuk ka pasur diskutim me Bashën por idetë e tij i ka konsultuar me grupin negociator.

“Po të jem në vend të Bashës unë 36 zona në Tiranë e bëj me listë të hapur, Dhe kjo duhet bërë në të gjithë Shqipërinë. Është e ligjshme. Është e njëjta formulë. Ndarja e zonave favorizon atë që merr më shumë vota, Kjo është një çështje për ta shqyrtuar PD sa efikasitet elektoral ka. Ajo që mendoj është pesha e PR duhet vlerësuar me kandidatët përkatës. Mendoj që këto kritere duhet të jenë njësoj për të gjitha partitë e koalicionit. Nuk e di ku janë kriteret. Ne dje prezantuam kandidatët në Shkodër. PR për 40 vota ka humbur mandatin e pestë. PS duhet të mos bjerë nën 4000 vota. Nuk kam pasur një diskutim të veçantë me Bashën në lidhje me këtë çështje. Ja kam thënë idetë e mia kolegëve në PD”, u shpreh Mediu.

Kreu i republikanëve deklaroi se do të tolerojë çdo gjë për të fituar opozita por jo përsëritjen e një skenari të ngjashëm me atë të vitit 2017. Ai shtoi se PR ka gati 140 kandidatët që të koordinohej në zgjedhje dhe do të jenë të angazhuar për grumbullimin e votave.

“Unë toleroj çdo gjë për të fituar opozita por nuk toleroj të përsëritet 2017. Në 2017 kemi pranuar një koalicion të disfavorshëm për PR dhe PD. Nuk është çështje e PR. Të dy partitë kanë një marrëdhënie shumë specifike. Koalicioni formësohet më tepër si i fraksionuar si një raport që nuk ka bazën politike por ka më tepër marrëdhëniet të lidershipit politik. Mendoj se një parti nuk është e angazhuar me kandidatët e saj nuk është gati për zgjedhje.

Kemi 140 kandidatë që do të kandidojnë me kandidatët zyrtarë të koalicionit në çdo qendër politike. Ata do të punojnë për të gjithë koalicionin për të garantuar fitoren. Besoj se është efektive që të gjithë subjektet e koalicionit të paraqesin 140 kandidatë dhe të koordinohen në zgjedhje. Ata janë pjesë e PR. Ne e dimë që nuk marrim 36 deputetë në qarkun e Tiranës por kemi 36 drejtues politikë, kandidatë potencialë që i bashkangjiten fushatës. PR ka fituat mandatin e deputetin në Tiranë dhe në qarqe të tjera pa PD. Unë po them si duhet të merren këto vota për t’i kthyer në mandate deputetësh”, shtoi Mediu.

Lexo edhe:

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

Ai kërkoi që të gjitha partitë opozitare të trajtohen me të njëjtën peshë. Ndalur tek deklarata e kreut të PD Lulzim Basha se grupi negociator do të japë detaje për zhvillimet që do të ndodhin, Mediu ka një përgjigje të prerë. Ai theksoi se grupi negociator nuk mund të deklarojë por vetëm të negociojë.

“Nëse PR do të trajtohet njësoj me partitë e tjera mendoj që PR do të ishte me efektive nëse do ishte në garë. Në qoftë se mendojmë se kemi potencialin për të marrë kandidatin vetëm,. atëherë PR të luftojë në Tiranë. Por duhet të ketë edhe vendin e vet atje ku e ka potencialin e vet. Nëse një kandidat i PR është i renditur në Tiranë dhe i merr 10 mijë vota këto vota shkojnë në favor të saj. Sado të marrë shkojnë në favor të koalicionit. Ju thoni që PD duhet t’i marrë votat e PR dhe ajo nuk ka të drejtë të kërkojë votat e saj. Unë po i sjell votat në favor të PD. Nëse ka 36 vende lista e PD.

Brenda kësaj 36 ka vend edhe për PR. Nëse kandidati i PR nuk është i vlefshëm le të kandidojë një i PD dhe të marrë edhe votat e PR. Nuk mund të ecin në dy drejtime të kundërta që të rritet PD dhe të shkatërrohen partitë e tjera. Unë nuk mund të lë jashtë logjikës atë që është në interesin elektoral. Në Shkodër, PS-së i duhet të ruajë 4000 vota. A duhen atëherë 4800 votat e PR. Si merren këto votat e PR. Duhen njerëz të PR në terren që të konkurrojnë dhe të angazhojnë strukturat Kam takimin e radhës me PR jo me Lulzim Bashës. Basha ka përgjegjësinë për të diskutuar. Ka dalë dje ka thënë se do dalë do flasë grupi negociator. Grupi negociator negocion jo deklaron. Nuk është hera e parë që merrem me negociata”, theksoi Mediu.

Etiketa: Bashakoalicionmediu

Lajme të lidhura

BOTA

Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

17:08 : 03/06/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama tha se nuk ka nevojë për askënd/ Tom Doshi: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

21:02 : 07/05/2025
RAJONI

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

09:51 : 06/05/2025
Para

Ish-arbitri i njohur kritikon Partizanin: Një klub i madh nuk ka....

TË GJITHA

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com