• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një tjetër rrugë e Salillarit rrezikon të shembet/ Meta: Kështu ndodh kur Rama puth në ballë përgjegjësit

11:47 : 19/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një tjetër aks rrugor në Jug të vendit që mirëmbahet nga kompania “Salillari” rrezikon të ketë të njëjtin fat me atë të rrugës në Borsh dhe të disa rrugëve të tjera.

Aksi nacional Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij. Në vendin e quajtur “Zhironi”, rruga ka pësuar një shkëputje të lehtë duke krijuar një disnivel.

Ndërkohë, banorët e zonës shprehen se firma e cila e mirëmban rrugën, “Salillari”, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e shkëputjes së mëtejshme të rrugës, por ka hedhur vetëm pak beton në pjesën e çarë të rrugës, shkruan gazeta Panorama.

“Këtu vetëm një korsi e rrugës ka mbetur, sepse gjysma tjetër ka rrëshqitur. Unë kam njoftuar disa herë firmën ‘Salillari’. Kanë ardhur këtu e kanë parë dhe kanë thënë se do të rregullohet. Ndërkohë, erdhën dhe sollën një makinë me zhavorr. Ai nuk bën asgjë. Sa bien shirat, zhavorri ikën poshtë dhe rruga ndërkohë ka rënë rreth 1 metër nga niveli fillestar. Kanë vendosur dy tabela këtu dhe tjetër njeri nuk duket nga firma fare. Këtu sa vjen dhe më shumë dhe rruga po bie. Me këtë ritëm i bie që nesër vlonjatët për të ardhur në Orikum t’i bien nga deti me skaf, sepse këtu nuk kalohet. Kjo duhet të rregullohet një orë e më parë”, tha një prej banorëve të zonës.

Ndërsa një tjetër banor u shpreh se disniveli i shkaktuar në rrugë për shkak të rrëshqitjes së aksit dhe mosndërhyrjes është bërë edhe rrezik për aksidente automobilistike. “Kjo rrugë është çarë komplet. Para disa ditësh këtu desh u bë edhe një aksident. Kemi edhe dëmtime poshtë te hoteli për shkak të masivit të dheut që lëviz këtu. I kemi marrë në telefon, u kemi thënë për të ardhur. Vijnë e shohin, hedhin pak llaç aty dhe dy lopata zhavorr dhe e lejnë për gjysmë. Duhet ndërhyrë, nuk pret. Ato dy tabelat që kanë vendosur aty ata nuk hynë në punë fare. Është një rrugë shumë me rrezik, ndaj i kërkojmë kompanisë ‘Salillari’ që të vijë e të ndërhyjë, sepse nuk pret”, u shpreh një tjetër banor i shqetësuar pasi disa metra më tej i rrezikohej biznesi. Ndërsa një tjetër banor i zonës shprehet se ky aks paraqet të njëjtin problem prej vitesh. Kompania, sipas tyre, nuk ndërmerr masa serioze, por vetëm provizore.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Ndërkohë i ndodhur në Vlorë në një komunikim me gazetarët, Presidenti Meta ka komentuar edhe rastin më të fundit, atë të çarjes e shembjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

Kreu i shtetit e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht te Kryeministri, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari, i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”, u shpreh Meta.

Etiketa: MetaRamaSalillari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
Para

Robert Aliaj kërkon rikthimin e Enxhëll, Saimiri refuzon: As që bëhet fjalë

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com