• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ahmetaj i Nusr-et dhe Beni i vaksinave

17:03 : 19/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arben Ahmetaj, ministri i Rindërtimit në Qeverinë Rama, është i kudogjendur. Atë e gjen në krah Edi Ramës duke inspektuar zonat që do të rindërtohen, e gjen në Dubai, në Ankara, te restoranti Nusr-et, madje edhe te vaksinat.
Prej kohësh iu bashkua kabinetit qeveritar duke iu shpikur një pozicion ministri, por që në fakt Beni është kudo.

Madje edhe kur janë dy, bëhen tre, dhe natyrisht i treti është pikërisht Beni. Madje jo kot, ai cilësohet në rradhët e Rilindjes si “Asi nën mëngë” i Kryeministrit, veshi dhe syri i tij.

Është njësoj si në atë parodinë e famshme: Beni vjen gjithmonë me ne, bashkë dalin që të tre!!!

Beni ishte pjesë e asaj drekës në restorantin luksoz Nusr-et në Dubai. Benin e gjen edhe në marrëveshjen me Pfizer. Firmos Edi Rama, firmos Ogerta Manastirliu, dhe i treti është Arben Ahmetaj.

Lexo edhe:

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Megjithëse vaksinat nuk kanë lidhje, po fare ama, me fushën që mbulon ministri i Rindërtimit, ai është aty, me firmën e tij në një marrëveshje, që fare mirë mund të firmosej nga Ministria e Financave. Por jo, në dokument mungon firma e Anila Denajt, ministres së Financave, dhe në të ndodhet pikërisht ajo e Arben Ahmetajt.

Shkaku?

Nuk ka shanse që Denaj të mos ishte dakort me një dokument që është firmosur nga Edi Rama dhe në vend të saj të hidhte një firmë Arben Ahmetaj. Jo, thjesht Beni duhet të lërë gjurmë në çdo dokument, mbi të cilin ngrihen dyshime, nuk ka transparencë dhe prodhon debat.

Ahmetaj ishte pjesë e drekës së famshme në restorantin luksoz “Nusr-et” në Dubai. Një drekë që prodhoi shumë debate, jo për faktin se pse disa zyrtarë ishin mbledhur dhe po drekonin, por sepse gjithçka ndodhte në një kohë kur gjysma e vendit ishte e përmbytur.

Në Shqipëri ka ende familje që jetojnë në çadra apo kontejnierë dhe presin që Beni t´ia rindërtojë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa Ahmetaj i përshëndeste nga Dubai me një pjatë me mish që kushton më shumë se paga mesatare mujore e një punonjësi në Shqipëri.

Pak orë pasi shpërtheu ky skandal, në Shqipëri vijnë dozat e para të vaksinave. Kryeministri zhvendosi debatin nga dreka e Dubait te fakti se kush i solli vaksinat, nga erdhën, si u transportuan, erdhën me çanta apo jo.
Pikërisht kjo i duhej edhe Ramës, zhvendosja e vëmendjes, nga Nusr-et te vaksinat.

Pak ditë më pas miratohet një dokument, i firmosur nga Kryeministri dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, lidhur me marrëveshjen mes Qeverisë dhe kompanisë Pfizer. Dhe në dokumentin qeveritar shfaqet sërisht Beni, këtë rradhë jo nga Dubai por në Tiranë. Ai është firma e tretë në këtë dokument, të cilësuar si sekret. Kryeministri gati sa nuk shpërtheu në lot, duke u betuar se ishte gati të publikonte marrëveshjen, por sekreti tregtar e mbronte. Sërisht vëmendja është te fakti se marrëveshja po mbahet sekret dhe kërkohen detaje.

Natyrisht që kjo mund të përbëjë një skandal, aq më tepër kur Kuvendi ka miratuar marrëveshjen pa pasur një draft të detajuar, por pikëpyetja më e madhe që lind është: pse marrëveshja firmoset nga ministri i Rindërtimit?

Çdo marrëveshje, të paktën deri më tani, është firmosur nga ministrat e linjës dhe Ministria e Financave, e cila në rastin e Pfizer nuk përfaqësohet. Atëherë pyetja që lind është: nga do të dalin fondet për blerjen e dozave të vaksinës?

Kryeministri Rama ka deklaruar se vaksinat do të blihen me çdo çmim dhe se fondet janë. Këtu ska pse ngrihen pikëpyetje se fondet mund të jenë, bazuar kjo edhe në atë fondin e akorduar nga BE prej 70 mln eurosh. Sërisht nuk ka transparencë, pra sa para do të paguhen drejt kompanisë Pfizer për ato 500 mijë dozat e vaksinave të deklaruara nga Kryeministri dhe nga do të dalin fondet.

Fakti që në dokument mungon firma e Anila Denajt të bën të dyshosh se fondet nuk do të dalin nga buxheti i shtetit. Aq më tepër kur ende nuk ka as edhe ndonjë rialokim fondesh nga çdo dikaster drejt Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim blerjen e vaksinave.

Dhe këtu lind pyetja: mos ndoshta një pjesë e fondit të Rindërtimit do të ndryshojë destinacion dhe në vend të çelësave të rradhës që Rama ua dorëzon pronarëve të banesave, nesër do u dorëzojë si dhuratë dozën e vaksinës shqiptarëve?

Kjo mbetet për tu parë, por ajo që mund të thuhet është se vaksinimi nga një proces tërësisht shëndetësor, po trajtohet njëlloj si tullat dhe llaçi, që janë kthyer në propogandë dhe show.

Etiketa: AhmetajNusretvaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
AKTUALITET

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

18:09 : 14/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

15:42 : 27/03/2025
Para

Koronavirusi në vend/ 586 të infektuar në 24 orët e fundit (Harta e të prekurve)

TË GJITHA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com