U kapën me drogë dhe 340 mijë paundë, arrestohen 4 shqiptarët! Emrat

Policia e Londrës njoftoi arrestimin e 5 shqiptarëve pjesë e një grupi të strukturuat kriminal të cilëve iu kapën 340 mijë paund cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.

Mësohet se në praga janë vënë Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç. Në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë £ cash si edhe përzierës droge dhe kokainë. Fisnik Kurtucajt iu gvjetën 100 mijë £.

Më pas do të arrestohej edhe Florian Meshi, 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa Azem Gashi, 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë £ cash.

LEXO EDHE  PD marrëveshje me Sindikatat e Pavarura: Rritje e pagave dhe kushte më të mira të punës

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestro të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” – tha McMillan.