• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirja hiqej si tezja e pacientes që vdiq/ Zbardhen detaje nga skandali te “Covid-2”

11:01 : 14/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’, e cila u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Tire Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mije lek vetëm për të futur telefonin. Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak.

Burime për Report Tv nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është hequr tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, që më pas fatkeqësisht humbi jetën.

Detajet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 13.01.2021 procedimin penal në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Lexo edhe:

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

Gjithashtu, në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me datë 25.12.2020.

Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë, ajo i ka kërkuar një shumë parash, prej 2000 lekësh, në mënyrë që t’i jepte telefonin së ëmës së denoncuese, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal.

Kur shkon në lokal, i ka thënë: “Meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10,000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin”. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën, dhe përpos tyre, i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ua jepnin ilaçet apo jo, sepse mamaja e saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të rinj, pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja, sipas instruktimit të Tire Alldervishit, i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj. Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit “WhatsApp”.

Etiketa: sanitareskandaltirja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura

14:41 : 08/07/2026
SPORT

Senatorja paraguajane sulmon me fyerje raciste Mbappén, reagim i ashpër nga Parisi

22:09 : 06/07/2026
AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

15:51 : 06/07/2026
Para

Studimi i ri: 90% e personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por mund të përhapin sëmundjen

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş