• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi në Kapitol/ Akuzë penale ndaj fituesit të 5 medaljeve të arta olimpike në not

16:24 : 14/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Departamenti i Drejtësisë lëshoi ​të mërkurën një urdhër arresti ndaj kampionit në garat e notit, Klete Keller, nën dyshimet se ka marrë pjesë në ngjarjet e javës së kaluar në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Zoti Keller, i cili ka fituar 5 medalje të arta olimpike u identifikua si një ndër mbështetësit e Donald Trump-it që sulmuan Kapitolin javën e kaluar.

Padia penale e ngritur kundër tij përfshin pamje filmike që dyshohet se tregojnë zotin Keller në një nga mjediset e brendshme të Kapitolit veshur me një xhaketë ku shquhej shenja e Ekipit Olimpik të Shteteve të Bashkuara.

Federata Amerikane e Notit nuk pranoi të komentojë nëse mund të konfirmonte se zoti Keller ishte pjesë e turmës që hyri në Kapitol. Gjithashtu edhe përpjekjet për të siguruar një koment nga vetë zoti Keller ishin të pasuksesshme.

Një grua që u përgjigj në telefon për agjencinë e pasurive të patundshme me bazë në Kolorado dhe Ohajo, ku punon zoti Keller, i tha agjencisë Reuters “se nuk kemi komente” mbi këtë çështje.

Lexo edhe:

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

Në një nga videot, e cila u sigurua nga një reporter i faqes konservatore informative “Townhall”, një person i identifikuar si zoti Keller, shihet mes turmës së oficerëve të policisë tek përpiqen për të dalë nga Kapitoli.

Revista e përmuajshme dedikuar notit “Swimming World” shkruante se kishte konfirmuar përmes burimesh se zoti Keller ishte parë në Kapitol, duke shtuar se pamjet filmike nuk tregojnë kryerjen e ndonjë akti dhune nga ana e 38-vjeçarit.

Sipas “New York Times”, zoti Keller i ka fshirë llogaritë e tij në rrjetet sociale, disa prej të cilave, siç shkruante gazeta, përpara se të fshiheshin përmbanin një lum mesazhesh pro-Trump-it postuar gjatë viteve të fundit.

Më 6 janar zoti Trump nxiti mijëra mbështetës të marshojnë drejt Kapitolit gjë që më pas shkaktoi kaos. Turma e njerëzve që hyri me forcë në godinë dëmtoi ndërtesën dhe u bë shkak për evakuimin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Si pasojë pesë persona mes tyre një oficer policie humbën jetën./VOA/

Etiketa: akuzafituesi i medaljeve ne notSulmi në Kapitol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri

21:26 : 24/10/2025
BOTA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025
SHOW BIZ

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025
BOTA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025
Para

A infektohen më personat që kanë kaluar koronavirusin? Kjo është përgjigja që shuan çdo dyshim

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com