Dëshmia tronditëse e bashkëshortes së Dr.Dre: Më vendosi armën në kokë e më goditi me grusht

Detaje tronditëse janë zbuluar për reperin e famshëm Dr.Dre, i cili ndodhet në një spital të Los Anxhelosit pasi pësoi aneurizmë në tru. Pak para kësaj ngjarje, gruaja me të cilën është në proces divorci, Nicole, e akuzoi për dhunë fizike dhe psikologjike.

55-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, mbajti një armë në kokën e saj, e goditi me grusht në fytyrë, e përplasi në mur dhe e ngriti në ajër duke e ngritur nga qafa, thuhet në dokumentet e prokurorisë, të siguruara nga Daily Mail.

Ndërsa Dr. Dre i kundërshtoi akuzat e saj duke thënë: “Nuk kam abuzuar apo kërcënuar Nicole gjatë 24 viteve të martesës”. Por sipas Nicole, deklaratat e ish partnerit janë “gënjeshtra”.

LEXO EDHE  Gazetarja zbulon çfarë i kërkoi Fatos Nanos në sy të gruas: O shpirt, kur do bëjmë s*ks bashkë?!

E kam shpjeguar me detaje abuzimin që Andre ka kryer ndaj meje gjatë marrëdhënies sonë më shumë se 25 vjeçare. Andre vendosi armën në kokën time dy herë, më 8 Janar të vitit 2000 dhe më 20 Nëntor të vitit 2001. Ai më goditi dy herë në kokë në vitin 1999 dhe në 2000. Ndërsa në vitin 2016 theu derën e dhomës ku unë po fshihesha nga abuzimi i tij.

Andre ka shkatërruar verbalisht dhe emocionalisht personalitetin tim në atë pikë sa ende vuaj nga sindroma e stresit post-traumatik”, rrëfeu Nicole para policisë.