• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi kalon nga stomaku i Rilindjes

08:48 : 10/01/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, OP-ED

Nga Ylli Dylgjeri

Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sallatë otomane dhe baklava Nusr-Eti.

Përhapja e një videoje dhe një fature, bëri që të gëlojnë komentet dhe portalet shqiptare: Në kohën kur Shqipëria përmbytet, shumë njerëz dimërojnë jashtë shtëpive të tyre të prishura nga tërmeti, pa përmendur rritjen e varfërisë në vend, qeveritarët shqiptarë darkojnë mish e baklava në një nga restorantet e shtrenjta në Dubai.

Por qeveria me shpejtësinë e përhapjes së versionit të ri virusit COVID 19, nxito të na sqaronte për mëkatin
që po bënim ndaj Ahmetajt, Maznikut, Fugës, Belindës dhe Manes, dhe na tha që ushqimi paguhet nga pala pritëse investitore dhe atë ushqim e kanë shijuar dhe të tjerë qeveritarë, si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, apo një zëvendësministër, dhe sigurisht edhe disa gazetarë. Dhe mbi të gjitha qeveria na tërhoqi veshin që të mos u binim më qafë për oreksin sepse kishin vajtur atje për punë.

Ka të drejtë qeveria dhe i kërkojmë falje. Ajo lodhet për ne, e ne i përflasim ushqimin. Mirëpo duke i menduar pak më me kujdes këto punët qeveritare, na lindin ca pyetje për mënyrat se si qeveria zgjedh t’i kryejë punët e saj:
Për shembull, me çfarë detyre ishte ngarkuar z. Samir Mane në këtë delegacion qeveritar? I kuptojmë gazetarët se do bëjnë propagandën e radhës, po Samiri çfarë roli ka në punët e qeverisë?

Lexo edhe:

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

Apo, Drejtori i Shtypit i kryeministrit çfarë roli special ka në një delegacion ministror? Po gruaja e Tij çkerkon aty? Ne presim që në kulmin e situatës së përmbytjeve Deejtori të jetë pranë Kryeministrit për informacion e këshilla, jo të jetë mijëra kilomentra larg pranë ministrave. Mos vallë Rama ka dyshime për ministrat e tij…?

Nuk po pyesim gje për Maznikun. Ai ia ka marrë dorën të dorovitet me fjetje dhe ngrënie të shtrenjta hoteleve të botës nga biznesmenët. Dhe këtë të drejtë e ka fituar me ferman prokurorie, pavarësisht se ligjet e shtetit nuk ia lejojnë zyrtarit marrjen e dhuratave në çdo lloj forme.

Në fund na bie në sy mungesa e Ministres së Financave, Denaj. Ajo nuk e di pse na ngjan si “e persekuturara” e qeverisë. Detyrat ia dublon Tigri i Financave.

Në delegacionet qeveritare që kryejnë punë me bereqet jo vetëm nuk shkon vetë, nuk çon as ndonjë zëvendësministër, por e përfaqëson Sekretari i Përgjithshëm. Dhe dihet që Sekretari Përgjithshëm në një ministri është hierark i administratës publike jo i politikave qeveritare. Pra, dhe këtu na habit qeveria Rama që Anilën nuk e ka gur të bukur të mozaikut të vet investues.

Dhe e fundit fare, si njerëz normal që jemi na bie në sy oreksi delegacionit qeveritar shqiptar. Sa ka kaluar festa e Vitit të Ri. Zakonisht fillojnë dietat dhe të ngrënit modest për të rikuperuar mbingopjen e fetave.

Por qeveritarët tanë siç duket kanë stomak të zgjeruar. Nuk kanë përtuar të hanë sallatë otomane, mish e baklava.

Siç duket jo vetëm dashuria e kalon nga stomaku, por edhe rindërtimi kaloka nga mbiushqimi. Duke llogaritur që biftek te NusrEti kushton 1 mijë euro, i bie që pa filluar ndërtimi i banesave mistrat & co te kenë ngrëne nga një tavan apartamenti pa filluar ndërtimi.

Ju bëfshin mirë të ngrënat! Por dhe qeverisë i kujtojmë shprehjen e gjuhës angleze “There ain’t no such thing as a free lunch”. Të shohim çfarë kosto do të ketë konsumi i këtij ushqimi.

Etiketa: DubaidylgjeriRindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjës/ Hetimet zbulojnë pistën e Dubait, në lojë vëllezërit Bami dhe Roan Brahimi

21:23 : 21/09/2025
BOTA

“Jo vetëm influenceret të përfshira”/ Zbulohet rrjeti i p*ostitucionit në Dubai: Si mashtroheshin gratë

11:12 : 17/09/2025
BOTA

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

17:24 : 24/08/2025
AKTUALITET

Daily Mail: “Hellbanianz”, karteli famëkeq shqiptar ngre një fortesë të re në Dubai

16:56 : 09/08/2025
Para

Merkato e janarit, ja si kanë ndryshuar klubet e Superiores

TË GJITHA

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com