• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Djali i Maradonës drejt Buenos Aires: Dua të verifikoj testamentin e babait tim!

15:13 : 07/01/2021
në SPORT

Ende ekziston një mister i madh për trashëgiminë e Diego Armando Maradonës, pas fjalëve të lëshuara nga Sebastian Baglietto, i emëruar administrator i trashëgimisë së “Pibe de Oro”.

“Trashëgimia më e bukur e Maradonës? Gëzimi që i dha botës”, – deklaroi ai disa ditë më parë. Dhe mbase kjo është e vetmja trashëgimi, duke pasur parasysh se, sipas asaj që u bë e ditur nga avokati Matias Morla, ish-kapiteni i Napolit kishte lënë vetëm tri makina në testamentin e tij. Me bagazhet tashmë të paketuara dhe fluturimin të konfirmuar, Diego Armando Maradona Jr është gati të niset për në Argjentinë dhe të sqarojë çështjen.

Nëse autoritetet shëndetësore e lejojnë, ai do të niset të shtunën për në Buenos Aires. “Qëllimi kryesor i udhëtimit është t’i them lamtumirë babait, – tha ai në një intervistë me “Mattino”, – pasi nuk isha i pranishëm në varrimin e tij”. 

Por, djali i Maradonës me Cristiana Sinagra, gjithashtu dëshiron të bëjë një vlerësim të situatës me vëllezërit dhe motrat e tij: “Unë kam një avokat në Argjentinë, Luis Enrique Rey, me të cilin flas deri pesë herë në ditë. Kam besim të plotë tek ai dhe është i vetmi që mbron situatën time nga pikëpamja ligjore. Edhe unë u befasova nga fakti që deri më tani, avokati Morla ka deklaruar vetëm tri vetura si pjesë e pasurisë së babait. Ka shumë anë të errëta, dua ta shoh qartë situatën”.

Secili prej fëmijëve të “Pibe de Oro” ka përfaqësuesin e tij ligjor. “Babai kishte një natyrë melankolike, – shtoi ai. – Ndonjëherë rastiste të fliste me ne për vdekjen. Gjithmonë thoshte se do ta linte gjithçka nga pasuria për ne, fëmijët”. Për këtë arsye, fakti që Morla pretendon se nuk ka lënë tradhëgimi, tingëllon shumë e çuditshme për Diego Jr: “Për mua është e kundërta”. Udhëtimi në Argjentinë duhet gjithashtu ta sqarojë këtë: “Unë kam ndërmend të kuptoj pse Morla nuk i nxjerr letrat që zotëron. A duket e mundur që babai të ketë lënë si pasuri vetëm tri makina?”/ Telesport

Lexo edhe:

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

“Kështu vdiq Maradona”/ Nis gjyqi në Argjentinë, prokurori tregon foton tronditëse

Etiketa: buenos airesmaradona

Lajme të lidhura

BOTA

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025
SPORT

“Kështu vdiq Maradona”/ Nis gjyqi në Argjentinë, prokurori tregon foton tronditëse

18:07 : 12/03/2025
BOTA

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

11:21 : 07/02/2025
SPORT

Trupi i Maradonës do të zhvarroset katër vite pas vdekjes, zbulohet arsyeja

22:47 : 03/10/2024
BOTA

Maradona shfajësohet pas vdekjes. Ai u lirua nga akuzat për evazion fiskal në Itali

22:33 : 05/01/2024
SPORT

“Maradonën e vranë”, avokati bëhet gati për gjyq: Do të ketë dënime

17:41 : 03/05/2023
Para

Bilanci ditor i Covid në Kosovë/ Gjashtë të vdekur dhe 309 raste të reja

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com