• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alimehmeti: Mjekët në Shqipëri nuk u mbrojtën, infektueshmëria shumë e lartë. Imunizimi zgjat të paktën 6 muaj

13:01 : 07/01/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Të gjitha personat të cilët e kanë kaluar covid-19 janë të mbrojtur përballë riinfektimit deri në gjashtë muaj.

Ky përfundim ka dalë nga një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit, i cili është botuar në prestigjozen “New England Journal of Medicine”(NEJM) në fund të vitit që shkoi.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë publike të dhënat duke ngulmuar më së shumti tek ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj virusit Covid-19.

Doktori Alimehmeti shkruan se 1.96 është përqindja e infektimit në periudhën pas marsit 2020, që tregon se mbrojtja e personelit shëndetësor ka qenë shumë efektive në Britaninë e Madhe.

Epidemiologu po të njëjtën periudhë e krahason me vendin tonë ku sipas tij të infektuarit në radhët e bluzave të bardha kanë qenë shumë më shumë, duke dëshmuar qartë mungesën e masave mbrojtëse të përshtatshme, përfshirë edhe mungesën e testimit sistematik të personelit shëndetësor.

Lexo edhe:

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Postimi i plotë:

Askush nuk dëshiron të infektohet nga SARS-CoV-2, megjithatë shumë prej nesh tashmë e kanë kaluar në mënyrë natyrore sëmundjen.

Duke qenë se personeli shëndetësor është profesionalisht i ekspozuar ndaj infektimit, pyetjet e natyrshme në këtë moment janë:

“Nëse kryhen mbrojtje të përshtatshme, sa është mundësia e infektimit të personelit shëndetësor?”, dhe ”Sa është mundësia e riinfektimit të personelit shëndetësor?”.

Për t’iu përgjigjur, duhet të bazohemi gjithmonë mbi evidencat dhe studimet e kryera dhe jo mbi mendimet dhe opinionet personale apo të ekspertëve. Të dhëna shumë inkurajuese u publikuan nga Universiteti i Oksfordit (Britani e Madhe) më 23 dhjetor 2020 në prestigjiozen “New England Journal of Medicine” (NEJM). Të fokusuar mbi personelin shëndetësor, në periudhën mars-nëntor 2020, autorët kanë studiuar:

12.541 individë (sa për krahasim, Shqipëria ka më pak se 4.500 mjekë në total);

11.364 prej tyre nuk e kanë kaluar sëmundjen në të gjithë periudhën;

1.265 (10.1%) ishin pozitivë që në mars, kur filloi studimi. Gjatë periudhës së studimit u vrojtua se në grupin e personelit shëndetësor të painfektuar:

223 (1.96%) u infektuan gjatë periudhës së studimit, nga të cilët 100 individë (100 /223 = 44.8%) ishin asimptomatikë (pra, jo të sëmurë) dhe u zbuluan gjatë testimeve rutinë, dhe 123 individë (123 / 223 = 55.2%) ishin simptomatikë.

KOMENT 1: Bie direkt në sy se sa e vogël (1.96%) është përqindja e infektimit në periudhën pas marsit 2020, që tregon se mbrojtja e personelit shëndetësor ka qenë shumë e përshtatshme në Britaninë e Madhe.

Fatkeqësisht, në Shqipëri të infektuarit ndër personelin shëndetësor në të njëjtën periudhë kanë qenë shumë më shumë, duke dëshmuar qartë mungesën e masave mbrojtëse të përshtatshme, përfshirë edhe mungesën e testimit sistematik të personelit shëndetësor.

KOMENT 2: Nëse nuk do të bëheshin testimet rutinë, 44.8% e personelit shëndetësor të infektuar do të vazhdonte të punonte nëpër spitale me riskun e infektimit të personave të tjerë, pacientë dhe kolegë.

Ja pse është e rëndësishme të testosh në mënyrë sistematike të gjithë personelin shëndetësor … kudo … kurdo. Pasi studiuan mundësinë e reinfektimit te 1.265 vetë që e kishin kaluar sëmundjen që përpara marsit, autorët gjetën se: 2 (2 / 1.265 = 0.16%) persona të vetëm rezultuan me PCR pozitive, dhe të dy ishin krejtësisht asimptomatikë. Si rrjedhojë, autorët dolën në konkluzionin se: Infeksioni i mëparshëm nga SARS-COV-2 shoqërohet me mbrojtje nga riinfekimi për të paktën 6 muaj.

KUJDES 1: Duke qenë se studimi ka zgjatur 6 muaj, kuptohet që autorët shprehen vetëm për këtë periudhë. Kjo nuk do të thotë se kjo periudhë detyrimisht nuk është më e gjatë, por mbetet për t’u verifikuar saktësisht në studime më afatgjata.

KUJDES 2: Për shkak të karakteristikave të popullatës së studiuar, pra, personel shëndetësor aktiv: Ky studim ka vlerë përgjithësuese për popullatat kryesisht me moshë <65 vjeç dhe pa sëmundje shoqëruese.

Vlerësimi i mbrojtjes pas infeksionit në popullata të tjera (fëmijë, të moshuar, persona me sëmundje) duhet studiuar në studime me popullatat përkatëse.

Pra, miqtë e mi, mesazhet janë: Mbrohuni dhe mos u infektoni në radhë të parë, por nëse e kaloni infeksionin natyror, imuniteti juaj zgjat goxha, gjashtë e muaj e lart të paktën. Me shumë gjasë, studimet e sivjetshme do të ofrojnë periudha edhe më të gjata!

Etiketa: mjektShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025
SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

15:47 : 09/09/2025
Para

Zyrtare/ Akord me klubin për mbylljen e kontratës, mesfushori i jep lamtumirën Partizanit

TË GJITHA

Theu xhamin e marketit dhe grabiti paratë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë/ EMRI

09:52 : 15/09/2025

Borxhet e RTSH-së/ Nga Beniada te Kozeta Kurti e Nazarko, sa paguheshin “VIP-at” (FATURAT)

09:49 : 15/09/2025

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari/ EMRI

09:24 : 15/09/2025

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

09:18 : 15/09/2025

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

09:13 : 15/09/2025

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

09:10 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com