• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës”/ Meta: Rama keqmenaxhoi pandeminë

22:24 : 28/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetaren Pranvera Borakaj në emisionin ‘Quo Vadis’, u ndal ndër të tjera te situata e pandemisë në vend, ku akuzoi qeverinë Rama për keqmenaxhim, ndërsa shtoi se 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Pyetje: Zoti Presidenti, ky vit është rënduar edhe nga çështja e Pandemisë. Ju e rikthyet edhe njëherë në Parlament, projektbuxhetin e vitit 2021, pikërisht për t’i dhënë më shumë fokus shëndetësisë. Si është menaxhuar situata në këndvështrimin tuaj?

Presidenti Meta: Duhet të ishte menaxhuar me një përgjegjshmëri dhe planifikim tjetër, dhe jam i sigurt që rezultatet do të kishin qenë më të mira. Dua të vlerësoj punën e gjithë personelit mjekësor sepse u bë një kohë shumë e gjatë, që ata punojnë, sakrifikojnë dhe janë në vijën e parë të kësaj beteje. Për fat të keq, kemi dhe shumë humbje nga personeli shëndetësor, mjekë, infermierë dhe personel mbështetës.

Padyshim, që qeveria duhet të kishte bërë shumë më tepër, për një menaxhim sa më të pavarur dhe për t’i dëgjuar sa më shumë ekspertët.

Duhet të kishte dhënë një mbështetje më të madhe për sektorin e shëndetësisë.

Lexo edhe:

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Kjo është edhe një nga arsyet e kthimit të projektbuxhetit nga ana ime për rishqyrtim në Kuvend.

Së dyti, edhe për mbështetjen jo të duhur ndaj biznesit dhe sipërmarrjes.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të paktën mbi 50 mijë vetë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ndërkohë që shohim se përkrahja për ta është pothuajse inekzistente.

Ndërkohë në vendet e tjera fqinje, si Maqedonia e Veriut apo Kosova, kanë bërë shumë më tepër paketa, dhe kanë dhënë një mbështetje shumë më të madhe.

Unë, i dhashë një mundësi qeverisë, por nuk reflektoi dhe kjo është përgjegjësi e saj.

Unë, i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sa më shumë të kujdesshëm, të ruajnë sa më shumë veten, familjarët dhe njerëzit e tyre.

Njëkohësisht, të punojnë dhe të bashkëpunojnë sa më shumë me mjekun e familjes dhe me të gjithë personelin shëndetësor, për t’ua lehtësuar atyre përballjen me këtë pandemi.

Pyetje: E kishte të mundur Shqipëria, për ta përballur ndryshe në aspektin financiar? Duke qenë se ne, kishim probleme ekonomike, përfshi edhe tërmetin që solli dhe probleme të tjera. Pandemia, dhe izolimi i vendit për tre muaj, sigurisht që të gjitha bashkë krijuan një barrë shumë të madhe.

Presidenti Meta: Nëse prioriteti për vitin e ardhshëm nuk do të ishte dyfishimi i pagesave për PPP-të, do të kishte shumë më tepër burime financiare për të mbështetur, sektorin e shëndetësisë në infrastrukturë shtesë, që i mungon sot, dhe për të mbështetur persona, të cilët janë të prekur, duke i ofruar një rimbursim sa më të plotë të trajtimit të tyre, përfshirë edhe ata, që trajtohen në familje.

Por, edhe për të ndihmuar sa më shumë këta 50 mijë qytetarë, të cilët kanë humbur vendet e punës dhe në kushte të tilla, mund të mendojnë si zgjidhje të vetme largimin nga Shqipëria.

Një veprim i tillë, do të ishte një dëm shumë i madh, për të ardhmen e vendit dhe të ekonomisë kombëtare.

Pyetje: Është përgjegjësia vetëm e qeverisënëse të rinjtë largohen, apo fuqia punëtore largohet nga një vend?

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim, që është përgjegjësi në radhë të parë e qeverisë, e shtetit dhe e politikës. Ajo që unë kam theksuar edhe më herët, është se në rastin e Shqipërisë, nuk kemi largim apo emigrim, siç ka dhe në vende të tjera të rajonit, por kemi shpopullim.

Në rast se largohet 1 serb për 1000 mijë banorë nga Serbia, nga Shqipëria largohen 12 shqiptarë, në rast se largohet 1 boshnjak nga Bosnja, këtu largohen 18 shqiptarë, në rast se largohet 1 malazez nga Mali i Zi, këtu largohen 17, në rast se largohet një qytetar nga Kosova, këtu largohen 4, pra është i pajustifikueshëm ky trend.

Çfarë mundësish ju kemi ofruar në radhë të parë të rinjve këtu? Çfarë mundësish i kemi ofruar ne investitorëve të huaj këtu? Kush janë investimet e huaja dhe vendase, që janë shtuar në Shqipëri, përveç ndërtimit të kullave gjithandej.

Sa vende pune kanë hapur këto, cilat janë eksportet që janë rritur?

Pra, shohim që kemi një bilanc shumë të trishtueshëm, edhe u jepet shumë pak mundësi të rinjve për të gjetur veten e tyre.

Pyetje: Zoti President, Ju, i drejtoheni herë pas here të rinjve sikurse i përmendët edhe pak më parë, i referoheni dhe i kërkoni që të bëjnë ndryshimin në fakt. Por, sa mundësi ka një i ri që na ndjek sot, përmes këtij emisioni, për të bërë ndryshimin në Shqipëri? Nëse nuk e gjen veten brenda një force politike…

Presidenti Meta: Nuk është e thënë patjetër brenda një force politike. Ata, ndryshimin mund ta bëjnë duke ushtruar një ndikim dhe një presion më të madh, duke u bashkuar brenda shkollave, brenda universiteteve, duke rritur presionin edhe si shoqëri civile, përmes grupeve të interesit. Por duke u bërë të zëshëm, duke qenë prezent, jo duke u ankuar në kafe, apo përpara kompjuterit.

Pyetje: Nëse të rinjtë dalin në protesta, konsiderohen të blerë nga opozita, nëse dalin në protesta përpara Ministrisë së Arsimit, quhen ngelës, ku do të reagojnë?

Presidenti Meta: Të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të reagojnë dhe të mos presin më nga kjo klasë apo elitë politike, që të zgjidhë problemet e tyre.

Është një përgjegjësi që ata, duhet ta marrin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit, sepse largimi nuk është zgjidhje.

Largimi është dezertim nga Shqipëria europiane si projekt, sepse ata mund të gjejnë një punë më të mirë në çdo vend që mund të shkojnë, por, atje do të jenë thjesht një statistikë.

Asgjëkundi nuk do të gjejnë Atdhe.

Pyetje: Zoti President, ka nisur vaksinimi ndërkohë në Europë. Autoritet në Shqipërim thonë se do të jetë nga Janari deri në Mars. Por, në fakt si e shikoni këtë procesin e vaksinimit në Shqipëri, dhe në këtë situatë a është vaksinimi zgjidhja?

Presidenti Meta: Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga COVID-19.

Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj.

Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?

Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

Pyetje: Viti 2021, është një vit që do të vazhdojë rindërtimi, do vazhdojmë të flasim sërish për pandeminë e Covid-19, edhe një vit elektoral në Shqipëri, si e shikoni?

Presidenti Meta: Sigurisht dihej që viti 2020, do të ishte një vit elektoral dhe shumë mirë që është një vit i tillë. Pasi kriza e Shqipërisë është një krizë e përgjithshme. Por, në radhë të parë është një krizë e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, po të kemi parasysh situatën e Parlamentit, ku opozita mungon.

Përveç se është një Parlament që formalisht ka 122 anëtarë, nga 140 që përcakton Kushtetuta.

Kemi edhe gjithë këto institucione të tjera që, mungojnë dhe në këtë drejtim dihet që zgjedhjet janë kusht kryesor i çeljes së negociatave në të ardhmen.

Pra, për të gjitha këto arsye shumë mirë që është një vit elektoral dhe të gjithë biem dakord që, për shumicën e qytetarëve, shqetësimi është se 25 Prilli u duket larg.

Pyetje: Ka një mesazh Presidenti i Republikës, për mazhorancën dhe opozitën në fund të këtij viti?

Presidenti Meta: Nuk kam as për mazhorancën dhe as për opozitën. Por, padyshim që kam për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ju uroj që viti i ardhshëm 2021, të sjellë më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre dhe në vendin tonë.

Të jetë një vit i një fillimi, për një Shqipëri të vërtetë europiane, për një Shqipëri edhe më njerëzore edhe më solidare. Unë, jam besimplotë, që ky vit do të jetë i tillë.

Etiketa: keqmenaxhimMetapandemiaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
Para

Sa i rrezikshëm është varianti i ri i koronavirusit? Ja si përgjigjet Fauci

TË GJITHA

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com