Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërisht lidhur me kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në një kohë që nga autoritetet greke, në mënyrë të njëanshme, është firmosur dekreti që i jep të drejtën për zgjerimin me 12 milje detare, ndërsa Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si dokrra reagimet dhe akuzat ndaj tij.
Vasili në postimin e tij e konsideron Ramën tradhëtar, ndërsa i drejtohet me 9 pyetje, lidhur me atë që po ndodh.
“Roli i Edi Ramës dhe qëndrimi i tij është prej një tradhëtari të pa skrupull, që në funksion të çdo interesi të errët privat dhe pushteti e trajton Shqipërinë dhe kufijtë e saj të shenjtë si plaçkë tregu.
Ndaj Edi Rama duhet trajtuar vetëm si i tillë, pra si tradhëtar”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Tradhetia e Ramës për detin përballë ndershmërisë së Prof.Krisafit dhe Prof.Zaganjorit!!
Prof.Ksenofon Krisafi ne 27 gusht 2020 lidhur me deklarimin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje thoshte:
“Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshëm që të mendosh se Greqia do ta shtrije gjerësinë e ujërave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim të Sarandës në 12 milje detare.
Së pari nuk ka hapesirë të mjaftueshme për këtë gjerësi. Se dyti, në bazë të nenit të lartpërmendur të Konventës për të drejtën e detit, këtë të drejtë e ka në të njëjten masë edhe Shqipëria. Sipas kësaj logjike të këtyre “specialistëve për gjithçka” nuk del llogaria, sepse grekët do të duhet të dalin disa km mbi kodrat e Sarandës, kurse shqiptarët do të kapërcenin diku nga mesi i territorit tokësor të ishullit të Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.
Ndersa Prof.Xhezair Zaganjori relator i Vendimit te Gjykates Kushtetuese që rrezoi Marreveshjen e kufirit detar me Greqinë thotë në intervistë për Zërin e Amerikës rreth 3 muaj më parë në 3 shtator 2020 po për deklaratën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje:
” Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.
Nuk mund të bëhet përmes një akti qeveritar, në mënyrë të njëanshme, kur shteti ndan hapësirat detare me shtetet e tjera. Përndryshe do të ishim në kaos në marëdhëniet ndërkombëtare.
Me sa jam në dijeni, ne i kemi patur 15 milje, dhe na është kërkuar që duhet t’i bëjmë 12 milje, dhe ne aq i bëmë”
Ndersa Edi Rama ne 29 gusht 2020 deklaronte:
“qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin’.
Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator”.
Qendrimet e Prof.Krisafit dhe Prof.Zaganjorit janë shumë të qarta dhe një udhëheqje e vertetë parimore e profesionale për veprim.
Në të kundërt Edi Rama ka bërë qëllimisht e në mënyrë të vazhdueshme shejtan budallain për ta lënë Shqipërinë të papërgaditur dhe përpara faktit të kryer.
Deklaratat e tij që në formë janë një hartim bajat i nje nxënësi të tetë vjeçares në përmbajtje janë dorëzim i qëllimshem dhe i mirëmenduar e pa kushte ndaj interesave të Greqisë.
Vendimi i Greqisë ishte kronikë e një ngjarje të paralajmeruar që në gushtin e këtij viti.
Që nga ai moment përveç duatrokitjeve nga media greke Edi Rama nuk levizi as gishtin, por vetëm u shndërrua në avokatin paradhënie të vendimit grek, qe po vinte.
Ka disa pyetje asgjësuese për tradhëtarin
1.Çfarë veprimesh urgjente ndërmori Rama pas deklarimeve të gushtit të këtij viti për ti dalë përpara situatës së faktit të kryer?
2. Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar e për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?
3. Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kesaj çeshtje kombëtare me rendesi kritike?
4. A komunikoi ndonjë herë me Profesorët e nderuar për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çeshtje kaq delikate dhe kritike?
5.Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?
6. Përse përballë një çeshtje kombëtare të tillë si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqiperisë qenka i paplotësuar dhe vazhdon si i tillë?
7. Cili interes i huaj dhe privat ja paska mbajtur dorën Ramës, që e pengon ta plotësojë grupin negociator kur ky heq e vë ministra brenda ditës bile i njofton edhe me tëiter?
8. Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertesh, Rama vendos një grup ekspertësh copë – copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?
9.Kush ja mban tradhtarit dorën të kërkojë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe ta paguajë siç paguan koncesionet e tij hajdute?
Roli i Edi Ramës dhe qendrimi i tij është prej një tradhëtari të pa skrupull, që në funksion të çdo interesi të errët privat dhe pushteti e trajton Shqiperinë dhe kufijtë e saj të shenjtë si plaçkë tregu.
Ndaj Edi Rama duhet trajtuar vetem si tille pra si tradhetar.