• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis

16:58 : 26/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

LSI ka reaguar ashpër me nënkryetarin e saj Petrit Vasili, ndaj heshtjes së Qeverisë Rama, për dekretin e firmosur tashmë nga autoritetet greke, që u jep të drejtën të zgjerojnë me 12 milje kufirin detar të Greqisë.

Vasili shprehet se hetimi dhe dënimi i tradhëtisë së Edi ramës me detain është mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, Rama e shiti detin e Shqipërisë dhe pasiviteti i treguar prej tij në muajt e verës, mbështetën veprimet e njëanshme të Greqisë për zgjerimin e kufirit me 12 milje.

“Edhe filimi i negocimeve për një marrëveshje të re për kufirin detar me Greqinë disa vjet më parë ishte një proces i errët, jo trasparent, për të cilin nuk është bërë publik asnjë qëndrim përfundimtar”, shkruan Vasili.

Reagimi nga Petrit Vasili

Lexo edhe:

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik!
Ajo që pritej dhe që ne e paralajmëruam qartë gjatë verës se këtij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqipërisë.
Deklarimet e Ramës në verën e këtij viti dhe pasiviteti i tij i qëllimshëm, që mbështesnin veprimet e njëanshme të Greqisë per 12 miljet ishin qartësisht qëndrime, që tradhtonin interesat legjitime dhe të patjetërsueshme territoriale të Shqipërisë.

Edhe filimi i negocimeve për një marrëveshje të re për kufirin detar me Greqinë disa vjet më parë ishte një proces i errët, jo trasparent, për të cilin nuk është bërë publik asnjë qëndrim përfundimtar.
Dhe pyetjet e detyrueshme për përgjigje ndaj të gjithë shqiptarëve janë:

1.Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë a përfunduan?

2.Nëse negociatat janë nderprerë cilat janë arsyet parimore të pazgjidhshme?

3.A ka qenë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëqese e qëndrimit në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

4.A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin me 12 milje.

5.Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në veren e këtij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar për përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), percakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.

Pyetjet e pakërcyeshme ndaj Edi Ramës prej gjithe shqiptarëve janë:

1.Çfarë interesi të errët fsheh dhe kush ia ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, që nuk ben trasparencën e situatës lidhur me negociatat për marrevëshjen e kufirit detar me Greqinë?

2.Nëse marrëveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet që ajo u prish?

3.Përse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave të qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qëllimshëm, që u hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë?

I gjithë qëndrimi dhe veprimi i Edi Ramës si kryeministër ka qenë qartazi një veprim që tradhtonte interesat e vendit dhe strategjia e mungesës absolute të trasparencës, pasiviteti e mosveprimi i qellimshëm i tij i ka minuar shumë rëndë si askush tjetër interesat e vendit.

Është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri të Edi Ramës, por me një strategji të mirëmenduar, që shet interesat e Shqipërisë dhe që përbën një tradhti kombëtare të qartë dhe pa ekuivok.
Zbulimi, hetimi dhe dënimi i kësaj tradhtie është një detyrim shtetëror kushtetues si dhe do te ishte një mësim historik për këdo, që do të guxonte të prekte qoftë edhe një thërrime interesat e Shqipërisë.

Etiketa: DetiRamavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
Para

Kategoria Superiore/ Java e 11-të “zjarr”, luhen dy sfida për titull kampion

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com