• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Fuga: Shqipëria qasje paternaliste të gabuar ndaj Kosovës

17:30 : 26/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Zhvillimet kryesor gjatë vitit 2020, ishin tema e emisionin “60 Minuta” të gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN, ku i ftuar ishte akademiku Artan Fuga.

Në lidhje me vizitën e Vjosa Osmanit, presidentes në detyrë të Kosovës, Fuga tha se ishte një qëndrim i drejtë por nuk u arrit të kuptohej qartë. Sipas tij raportet mes faktorit politik shqiptar dhe atij kosovar nuk janë ndër më të mirat por kjo është normale.

Fuga, tha se vihet re një paternalizëm i madh i Shqipërisë ndaj Kosovës sidomos në 10 vitet e fundit, madje duke e konsideruar si një province të sajën edhe pse Kosova është shtet më vete, prandaj duhet të trajtohet me barazi dhe respekt. Në lidhje me protestën pas vrasjes së 25 vjeçarit, akademiku u shpreh se dhuna vjen si pasojë e bllokimit të komunikimit ndërmjet pushtetarëve dhe qytetarëve sidomos në zonat periferike të qyteteve.

Por gjithashtu edhe mos përfaqësimi i qytetarëve në këto zona, që lidhen ngushtë me zgjedhjet lokale pa përfaqësim të vitit 2019 dhe reforma territoriale e vitit 2014. Fuga u ndal edhe në çështjen e integrimit duke thënë se Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret.

Pjesë nga intervista:

Lexo edhe:

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

A ka një krisje politike mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Unë mendoj që diskutimet duhen bërë, diferencat duhen thënë, por problemi është se me çfarë gjuhe dhe me çfarë qëndrimi. Në qoftë së ne, në marrëdhëniet midis liderve të Kosovës dhe liderve të Shqipërisë aplikojmë po atë ton dhe po atë gjuhë që përdoret brenda politikës në Shqipëri apo Kosovë atëherë normalisht që do ketë mosmarrëveshje, sharje, tensione të mëdha. Por, unë mendoj që gjithsesi Kosova e bën vetë politikën e vet. Ne duhet të kuptojmë një ngjarje të madhe që ka ndodhur dhe mos t’i fshehim këto gjëra sepse nuk na orientojnë drejtë. Nëse në vitet 90’ dhe në Kosovë, lëvizjet për emancipim, për autonomi, për pavarësi, për të drejta kombëtare dhe frymëzimi në Shqipëri ishte për bashkimin e trojeve, të paktën për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ideja është që në fund të viteve 90’ ne kemi një shtet të dytë me shumicë të madhe shqiptare dhe nuk kemi bashkimin e dy shteteve. Kjo nënkupton që pavërësisht rolit të madh që mund të ketë Shqipëria si një zë i shtetit më të hershëm kjo nuk do të thotë që Shqipëria të ketë mundësinë e paternalizmit ndaj politikës kosovare dhe t’i japë drejtim apo të marrë zërin e liderve të Kosovës apo t’i trajtojë si vëllëzer e motra të vegjël të cilët edhe mund t’i fshikullojë, edhe mund t’i shajë, edhe mund t’i nënvlerësojë. Nuk ndodh në këtë mënyrë dhe nukështë ajo që i përputhet realitetit. Respekti, bashkëpunimi vjen mbi bazën e barazisë. Unë shikoj që ka një paternalizëm të fushqishëm, sidomos në 10 vitet e fundit, ndaj Kosovës gati gati si një provincë e Shqipërisë ndërkohë që ajo është një shtet më vete.

Si i keni ndjekur zhvillimet në Kosovë, ku pothuajse gjithë liderët politik që drejtojnë vendin dhe që dikur ishin drejtues të UÇK, janë si të pandehur për 100 vrasje?

Problemi është këtu që nëse janë bërë krime që kapërcejnë normat etike ligjore, apo kodet internacionale në luftë, apo nëse ka patur shkelje të të drejtave të tjera, fillimisht duhet parë nga pala serbe. Nuk është pala e shqiptare e Kosovës, që janë bartësit kryesor të këtyre shkeljeve, unë shikoj një drejtësi selektive të shbalancuar. Kjo s’me vjen mirë nga pikëpamja racionale jo si shqiptar që jam. Pra do një lloj vetëpërmbajtje, sepse ky shtet a ka dalë nga kjo luftë? Kjo gjykatë në Hagë, a është pjesë e këtij shteti që ka dalë nga kjo luftë? Por besoj ata gjyqtarë e dinë vetë mirë ligjin. Për mua klasa politike kosovare ka dështuar në kohët e fundit. Shumë kritika që bën Lëvizja për Vetëvendosje, mua me duken se janë të sakta dhe qëndrojnë. Së pari në imazhin e opinionit publik europian dhe më gjerë. Klasa politike e Kosovës nuk bindi dot klasën europiane se Kosova është një shtet i ri por i konsodeliduar dhe që prodhon stabilitet dhe mbron demokracinë. Por korrupsioni është i lartë, respektimi i ligjit nuk është i madh, probleme të shumta. Ndërkohë njohjet e reja u ndaluan. Pra në planin e brëndshëm dhe të jashtëm kemi një lloj ndalesë, stanjacion. Prandaj kritikat e lëvizjes për Vetëvendosje me duken të drejta.

Profesor si i keni parë e organizuara pas vrasjes e 25 vjeçarit Klodian Rasha? Çfarë treguan ato?
Çdo akt dhune është një akt përpjekje për t’u ridëgjuar në momentin kur artikulimi i arsyeshëm nuk dëgjohet nga ata që janë më të fortët dhe më të fuqishmit. Pra, në një moment kur bllokohen të gjitha urat e tjera të komunikimit, atëherë ka shumë rrezik që shoqëria apo segmete të ndryshme të shoqërisë për t’u shprehur, për të shprehur një revoltë, për të shprehur një pakënaqësi, për të shprehur njëndjenjë dhimbjeje apo për të treguarqë s’mund të merren nëpër këmbë, qoftë edhe në një rast sporadik rrezikon shumë që gjuha e dhunës të bëhet gjuha e vetme e komunikimit. Duhet të kemi parasysh që në zonat urbane në Shqipëri, sidomos në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë, ka dy procese të rrezikshme që kanë bllokuar komunikimin midis pushtetit dhe qytetarëve. Cilat janë këto dy bllokime të mëdha të pushtetit?

E para janë zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar për pushtetin lokal, që nuk ishin zgjedhje, me një kandidat, me një parti që do të thotë që qytetari nuk është i përfaqësuar në pushtetet.

E dyta në momentin kur reforma territoriale ka krijuar zonat urbane, të tilla të cilat bashkitëe sotme kanë fshirë të gjitha hapësirat demokatike të përfaqësimit të qytetarit në zonat periferike. Ndodh që për çdo gjë, qytetari që jeton përtej unazës së parë të qytetit e ka të vështirë të artikulojë zërin e tij. Dihet që të dyja këto procese janë shumë të rrezikshme, shoqëria nuk menaxhohet me dëshira, me portale në web, nuk mund të menaxhohet me Twitter të liderve të ndryshëm.Kërkohet përfaqësim dhe ky përfaqësim është i humbur edhe nga reforma territoriale e vitit 2016 dhe nga zgjedhjet e paqëna të vitit 2019.

Shqipërisë i është shtyrë për të disajtën herë, hapja zyrtare e negociatave me BE-në, si e keni parë këtë proces?

Unë do evidentoj 3 probleme kryesore. Shkaku i parë: me parlamentin gjysmak, zgjedhjet lokale të pabera, gjykatat e pabëra etj. Shqipëria nuk mund të futet në BE dhe të integrohet më tej, pa parë gjëndjen gjeopolitike në rajon, që ndodhet Serbia, Kosova, Maqedonia, por sidomos raporti Shqipëri- Kosovë luan një rol të madh. Por gjithashtu sepse vetë Bashkimi Europian, kërkon të strukturohet brënda vetes, duke mos pasur ende guximin për tu hapur në një zonë siç është Ballkani, ku ka edhe përplasje interesash të tjera.

Etiketa: fugaKosovaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
SPORT

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025
RAJONI

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
Para

Takimi ndaj Tiranës, Martini optimist: Teuta nuk ka frikë askënd, luftojmë për titull deri në fund

TË GJITHA

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com