• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Del studimi i ri, sa zgjasin antitrupat pas vaksinës së koronavirusit

20:56 : 24/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Njerëzit që krijojnë imunitet ndaj koronavirusit gëzojnë mbrojtje relativisht afatgjatë ndaj sëmundjes, thanë sot shkencëtarët në Australi, duke sugjeruar se vaksinat mund të jenë efektive për një kohë të konsiderueshme.

Universiteti Monash në Melbourne tha se studiuesit e tij zbuluan se anti-trupat e krijuar mbrojnë nga infeksioni për të paktën tetë muaj. Kërkimi i tyre i publikuar në revistën mjekësore Science Immunology, sipas tyre ishte “prova më e fortë” deri tani se injeksionet e koronavirusit mund të jenë një zgjidhje e krizës.

Studime të mëparshme  sugjeronin se anti-trupat e Covid-19 nisnin të zhdukeshin brenda disa muajve ose edhe disa javëve. Por studimi i ri tregonte se disa qeliza specifike të sistemit imunitar të quajtura “memorie B”, ‘mbanin mend’ infeksionin e shkaktuar nga virusi dhe aktivizonin reagimin imunitar në rast ri-ekspozimi ndaj tij.

Studimi ekzaminonte 25 pacientë Covid-19, duke marrë 36 mostra gjaku prej tyre, katër ditë pas infeksionit, dhe më vonë 242 ditë pas infeksionit fillestar.

Kërkuesit thonin se virusi niste të zbehej 20 ditë pas infeksionit, por qelizat ‘memorie B’ specifike për Covid-19 mbeteshin të qëndrueshme për të paktën tetë muaj.

Lexo edhe:

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

Rezultatet ishin një lajm i mirë për efikasitetin e vaksinës dhe gjithashtu shpjegojnë se përse ka pak njerëz që ri-infektohen nga virusi, tha Profesor Menno van Zelm, imunolog i Monash University.

Megjithse ka një rang të pasur vaksinash të koronavirusit, ato kanë treguar se kanë krijuar imunitet ndaj tij, por nuk ishte e qartë se zgjaste kjo mbrojtje.

Tashmë çështja e re është efekti i vaksinave ndaj mutacioneve të virusit që po shfaqen, për çka kreu i grupit prodhues BioNTech, Ugur Sahin tha se kompania gjermane do të ketë së shpejti vaksinën kundër variantit të ri të shfaqur në Britani, edhe pse kishte besim që vaksina e prodhuar ne bashkepunim me Pfizer, është efektive për momentin.

Kreu i vaksinës ruse Sputnik V, Kirill Dmitriev gjithashtu tha se vaksina e tyre është efektive ndaj variantit të ri koronavirusit.

Etiketa: koronavirusstudimi

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

20:12 : 06/08/2025
SHENDETI

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

22:04 : 07/07/2025
AKTUALITET

Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve

19:58 : 11/06/2025
BOTA

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

22:37 : 17/04/2025
AKTUALITET

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

08:00 : 17/03/2025
SHENDETI

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

19:22 : 16/03/2025
Para

‘Çmimet ishin negociuar më parë’/ Këngëtarja i nxjerr ‘bojën’ festivalit në RTSH

TË GJITHA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025

Vritet me armë zjarri një person në Kosovë

08:28 : 12/08/2025

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

08:19 : 12/08/2025

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 12/08/2025

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

08:14 : 12/08/2025

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat deri në 41 gradë Celsius!

08:08 : 12/08/2025

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com