• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cila vaksinë anti-Covid do të mbërrijë në Ballkanin Perëndimor?

23:03 : 21/12/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Nga Alexandra Brzozowski “Euractiv”

Vaksina e parë kundër Covid-19 do të autorizohet brenda kësaj jave, njoftoi javën e shkuar Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen. Ndërkohë vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë ecur përpara me planet e tyre për programet e vaksinimit masiv, teksa po zbatojnë masa të rrepta kufizuese për t’i mbajtur nën kontroll normat e infektimeve të reja gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Sidoqoftë, çështja është nëse Bashkimi Evropian, ka qenë në gjendje të përdorë fuqinë e tij të tregut për të ndihmuar vendet fqinje më të afërta, veçanërisht ato në Ballkanin Perëndimor, për të shpejtuar shpërndarjen e vaksinave edhe në këtë rajon.

Pa ndihmën e BE-së, vendet kandidate -që janë ndër kombet më të varfra në Evropë – do ta kenë shumë të vështirë të blejnë doza të mjaftueshme për të mbuluar popullsinë e tyre. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e rajonit, shumë prej të cilëve kërkuan që të marrin në të njëjtën kohë me vendet anëtare të BE-së vaksinat kundër Covid-19.

Por duket se shpërndarja e vaksinave përmes COVAX, një mekanizëm global i ndarjes së rrezikut për blerjen e përbashkët dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinave anti-Covid-19, mund të mos fillojë para majit të vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Kur Von der Lejen foli për vaksinat për bllokun, ajo përmendi gjithashtu se vendet e treta si Ballkani Perëndimor mund të marrin tepricën e vaksinave të BE, pasi vendet anëtare të kenë pjesën e tyre të duhur.

Në vetvete, vetë ideja që ne duhet t’i dhurojmë vaksinat e mbetura Ballkanin Perëndimor është tërësisht fyese, dhe i bën ata të duken si partnerë të klasit të tretë, dhe jo si anëtarë të ardhshëm të familjes evropiane.

Një trajtim i tillë, i hap derën Rusisë dhe Kinës që të realizojnë një tjetër fushatë të suksesshme tëmarrëdhënieve me publikun (PR), ashtu si bënë më herët po këtë vit me “diplomacinë e tyre të maskave”, dhe për të mbushur vakuumin e lënë nga BE. Në Republikën Srpska, njësia serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministria e Shëndetësisë tha se përfaqësuesit e saj në Rusi, po shqyrtonin mundësinë e prokurimit të vaksinave nga një prodhues rus.

Vetë Serbia ka marrë pjesë në fazën e tretë të testimit të një vaksine kineze.Ndryshe nga Kina, vendet e BE-së nuk ishin në gjendje në fillim të krizës shëndetësore që të siguronin pajisje mjekësore thelbësore për të luftuar pandeminë e Covid-19.

Vetëm në një fazë të mëvonshme BE-ja miratoi një strategji pro-aktive.Njëherazi, një studim i fundit rajonal nga Grupi Këshillimor i Politikave për Ballkanin në Evropë (BiEPAG) zbuloi se më shumë se gjysma e të pyeturve në Serbi, Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nuk kishin në plan të vaksinoheshin.

Sipas këtij sondazhi, rajoni është bërë i prirur ndaj fushatave keq-informuese dhe teorive të konspiracionit rreth Covid-19 dhe gjeopolitikës së tij. Autorët zbuluan se dukshmëria e teorive të konspiracionit mbi Covid-19 dhe origjina e tyre kanë rrënjë të thella në Ballkanin Perëndimor.

Të paktën 25-50  për qind popullsisë, janë dakord me të paktën një nga teoritë e konspiracionit që analizuan studiuesit.Kjo përzierje është një mjedis “perfekt” që Bashkimit Evropian ta humbasë sërish betejën gjeopolitike për ”zemrat dhe mendjet” në rajon.

Edhe pse BE-ja është donatorja dhe partnerja më e madhe e Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për t`a sjellë rajonin më afër, janë zmbrapsur nga kërkesat e bllokut për reforma dhe ngurrimi i vendeve për t’i zbatuar ato.Dhe derisa të materializohen reformat, Moska dhe Pekini kanë kohën e mjaftueshme për t’i blerë elitat e vendeve të rajonit ballkanik.

Etiketa: kinevaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
BOTA

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

10:08 : 14/10/2025
Para

Ka 5 vite që nuk lahet/ Habit mjeku: Trupi ka nevojë për mikrobe

TË GJITHA

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025

Nëntori vjen me ndryshime të mëdha për këto 4 shenja horoskopi

10:09 : 30/10/2025

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com