• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2021 për Tiranën, Tabaku: Betonizim, taksa të larta dhe gjoba për parkimet

13:52 : 21/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes, Jorida Tabaku, tha se buxheti i Tiranës është kundër interesit të qytetarëve.

Tabaku tha se qyteti do të vazhdojë të jetë nën pushtetin e betonit, trafiku do të vazhdojë të jetë i rënduar, bizneset do të vazhdojnë të mbyten me taksa të larta, ndërsa parkimet do të vazhdojnë të zhduken dhe qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten për parkime nga Erion Veliaj.

“Prindërit do të vazhdojnë të shpenzojmë më shumë lekë dhe kohë për të çuar fëmijët nëpër qendra tregtare për të luajtur ose në kampe private, sepse oborret dhe lulishtet janë zhdukur nga betoni. Smogu dhe ndotja e ajrit do të vazhdojë të mbizotërojë në kryeqytetin gjithmonë e më pabanueshëm.

Taksat tona të pastrimit do të vazhdojnë të shkojnë për llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës.

Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë në çezmat tona”, tha Tabaku.

Lexo edhe:

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

Sipas saj, buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.

“Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.

60 biznese mbyllen në ditë. Papunësia është rritur me 100 mijë të papunë, por për të zbutur këtë krizë të thellë Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë në buxhet.

Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën.

Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t’i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.

Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin.

Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet”, tha ajo.

Ish-deputetja u shpreh se kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.

“Kulla të ngjashme do të shkatërrojnë Tiranën dhe këto kulla janë investimi i vetëm i kryebetonierit Veliaj.

Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.

Tirana do të vazhdojë të jetë si në mesjetë, pa ujë të pijshëm 24 orë, megjithëse në këto 5 vjet, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit, duke e bërë atë ndër më të shtrenjtët në vend.

Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal”, tha ajo.

Etiketa: buxhetiTabakuVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025
Para

Lajm i keq për Tiranën, titullari dërgohet në Greqi pas...

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com