• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi, Vuçiç ta kaloi! Më mirë do bëhet

12:00 : 20/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Serbia njoftoi se duke nisur nga nesër do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer, duke u bërë kështu vendi i parë, jo anëtar i BE-së, në rajon, që siguron këtë vaksinë.

E ndërsa autoritetet serbe përgatiten për të nisur vaksinimet ndaj shtresave më të rrezikuara, në Shqipëri mbetet në fuqi, skenari se vaksinat mund të mbërrijnë në 3 muajt e parë të 2021.

Dhe nuk kishte si të mos ndodhte ky sukses i serbëve, kur ishin një nga 5 vendet e para që arritën të nënshkruanin me kompaninë e vaksinave marrëveshjen. E kanë nënshkruar kur në Tiranë, Edi Rama dhe e gjithë linja e drejtimit të Shëndetësisë, përrallisnin mbi COVAX, se po paguanin garancinë dhe se ishin në rrugën e duhur.

Nga mediat serbe nuk u raportua kurrë se Aleksandar Vuçiç kishte bërë ndonjë takim “kokë më kokë” a “sy në sy” me përfaqësues apo drejtues të Pfizer, megjithatë marrëveshjen e arriti.

Lexo edhe:

“Mos humbni fytyrën”/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

Në Tiranë, Rama njoftoi mbi udhëtimin, me shpresën se me sytë e kryqëzuar me përfaqësuesit apo drejtuesit e Pfizer, do të mund të siguronte marrëveshje për vaksinat. Në fakt as e siguroi dhe as mori ndonjë premtim. Thjesht shkoi, pa, bëri një foto dhe u kthye për të mbajtur llogjet e rradhës.

E kishte më të thjeshtë që të telefonte Vuçiç, të këshillohej me të, si mik që e ka, pse jo edhe të mësonte se si mund të arriheshin marrëveshjet.

Ndoshta edhe e ka bërë dhe nuk ka treguar, jo se nuk ka dashur, por edhe Vuçiç mund të mos e ketë marrë shumë seriozisht interesimin e Ramës.

Për javë të tëra shqiptarëve iu tha se askush në Rajon nuk do të mund të siguronte vaksinën para nesh, megjithëse çdo ditë raportoheshin lajme mbi përgatitjet që secili vend ishte duke bërë për të siguruar vaksinën.

Maqedonia e Veriut njoftonte marrëveshje me dy nga vendet e BE-së, se kishte nisur përgatitjet lidhur me frigoriferët që garantojnë ruajtjen e vaksinës në -70 gradë celcius. Në Shqipëri, në të njëjtën kohë, u shfaq Ogerta, ministrja e Shëndetësisë, që paraqiste si sukses testet e shpejta.

Serbia njoftoi se ka siguruar dozat e para, se javën tjetër do të nisë vaksinimin, me të njëjtin hap me vendet e BE-së, edhe pse nuk është anëtar i saj. Nëse do të kishte gjetur si zgjidhje vaksinën ruse, çështja ndryshonte, por jo, qytetarëve të saj, të paktën atyre shtresave në nevojë, u garantoji të njëjtën vaksinë me të cilën po vaksionohen amerikanët, britanikët, dhe që do të marrin edhe qytetarët e vendeve të BE-së.

Ndoshta Rama nuk e kishte menduar që miku i tij nuk do i tregonte, por kjo është luftë, sikundër prej muajsh e dëgjojmë nga goja e Kryeministrit përballjen me pandeminë. Dhe në një luftë jo ditët dhe javët, por edhe minutat e orët janë mjaft të rëndësishme. Edi dhe Ogerta u mburrën se kanë paguar 3 apo 4 milionë euro brenda afatit për COVAX, fati i të cilit u kuptua që nga momenti kur SHBA as u bënë pjesë dhe as patën ndonjë interesim, jo për të siguruar vaksinën përmes kësaj inisiative, por për t´I dhënë seriozitet.

Dhe pasi e paguan atë fondin, menduan se gjithçka u zgjidh, dhe vaksinat mund të mbinin atje ku Edi kishte vendosur pemën e Krishtlindjeve pranë Kryeministrisë, ose te pema tjetër e vendosur nga Lali Eri, në sheshin Skënderbej.
Ndoshta kanë menduar se do të vinte babagjyshi me një thes me vaksina dhe më pas do të shfaqej i lumtur bashkë me komitetsat e partisë për të na treguar suksesin e rradhës. Tashmë është e kotë të diskutosh nëse Rama dhe të tjerët nën të, kishin menduar ndonjë strategji jo për përballimin e pandemisë, por për sigurimin e vaksinave.

Thjesht pyetja që lind është: çfarë e pengoi Ramën të hynte në negociata me kompaninë Pfizer, ashtu sikundër veproi miku i tij Vuçiç?

Mos vallë u tremb nga çmimi?

Ishte i njëjti që deklaronte se nuk pyeste për çmim, se Shqipëria si fanar ndriçues, do të gjente vaksinat, nuk do të mbetej në fund. Në fakt ka ende një shpresë, mund të konkurojë me Bosnjen, Kosovën dhe Malin e Zi, megjithëse edhe këto dy të fundit mund të jenë disa hapa përpara.

Por ndoshta nuk e ka humbur plotësisht, pasi iu shtua edhe një dritare ku mund të lypë: Beogradi. Nuk është çudi që të marrë një avion dhe të udhëtojë për të parë sy më sy Vuçiç, të bëjë një takim edhe me të, dhe të na tregojë ndonjë foto tjetër.

Edi, Vuçiç t´a kaloi. Mos e çaj kokën, më mirë do të bëhet.

Etiketa: RamavaksinaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos humbni fytyrën”/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

12:49 : 20/05/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

09:59 : 20/05/2025
AKTUALITET

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025
AKTUALITET

SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni!

19:31 : 19/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

17:34 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Samiti show i Ramës”, Burimi: Diçka informale, asnjë lloj mesazhi për Shqipërinë

10:50 : 19/05/2025
Para

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos/ Nga sherri në çift te ‘lufta’ për 85 mijë eurot

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com