• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Protestat në Shqipëri, KiE kritike ndaj policisë

20:47 : 16/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, tha sot se “autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në kontrollin e protestave dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës”

Deklarata e Komisionerit vjen si reagim ndaj përplasjeve në qendër të Tiranës, mes policisë dhe protestuesve, pas vrasjes javën e shkuar të një të riu 25 vjeçar, Klodian Rrashaj, nga një punonjës policie. Për disa ditë me radhë zonat kryesore të kryeqytetit u kthyen në një teatër shfaqjesh të dhunshme, me protestuesit, kryesisht të rinj, të cilët sulmuan me gurë dhe sende të forta policinë, institucionet publike si dhe dëmtuan e dogjën semaforë, sinjalistikën rrugore apo dhe dekorin e Festave të fundvitit. Policia nga ana e saj u përgjigj duke përdorur ujëhedhësat, spërkatësit me piper dhe gazin lotsjellës.

“Përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 nuk u jep autoriteteve dorë të lirë për të përdorur forcë në kontrollin e protestave,” thotë Komisioneri, duke vënë në dukje se mjetet e përdorura nga policia kanë çuar, sipas deklaratës “në plagosjen e disa protestuesve dhe ndalime në shkallë të gjerë, përfshirë fëmijë”.

“Policia – nënvizohet më tej në deklaratë – duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahet nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedural, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre.”

Sipas zonjës Mijatovi? “autoritetet duhet në çdo kohë të tregojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët duhet të identifikohen, të sillen para drejtësisë dhe të dënohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Udhëzimet për Çrrënjosjen e Mosndëshkimit për Shkeljet Serioze të të Drejtave të Njeriut, miratuar nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës në 2011”.

Lexo edhe:

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mohoi që nga ana e policisë të jetë ushtruar dhunë. “Nëse e marrim pamjen e përgjithshme, pa hyrë në një detaj këtu, një detaj atje që mund të ketë gjëra që nuk shkojnë, policia është dhunuar. Komuniteti është dhunuar, populli shqiptar është dhunuar, kryeqyteti është dhunuar. Ky është fakt. Policia, natyrisht, që ka një punë jashtëzakonisht të vështirë për të qenë proporcionale dhe unë mendoj që Policia e Shteti ka qenë proporcionale”, deklaroi zoti Rama.

Komisioneri i KiE-s, është shprehur gjithashtu i shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë protestat, duke i cilësuar ato si “një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të së drejtës për t’u informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët të mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës”, përfundon deklarata.

Lidhur me rastet e gazetarëve të ndaluar gjatë protestave reagoi dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. “BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, theksonte deklarata.

Ndërsa OSBE-ja nga ana e saj nënvizoi gjithashtu se “e drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen”. /VOA/

Etiketa: KiEprotestaShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji propozon protesta në ditën e parë të Parlamentit

16:19 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

15:59 : 10/09/2025
BOTA

Franca “paralizohet” nga protestat, mbi 200 të arrestuar

12:30 : 10/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
Para

Ronaldo i mohon Juventusit fitoren, Atalanta “kockë e fortë” për bardhezinjtë

TË GJITHA

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025
Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999.

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

15:38 : 13/09/2025

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën me Azerbajxhanin

15:34 : 13/09/2025

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

15:24 : 13/09/2025

“Të hapen kamerat!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë për neglizhencë

15:17 : 13/09/2025

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025

“Martin Cani nuk duhet harruar”/ Ervin Salianji viziton prindërit e 14-vjeçarit që u v*a në shkollë

14:27 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com