• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja makabre e çiftit shqiptar në Itali/ Dyshimet për krimin

10:42 : 16/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Mund të jetë çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho, trupat e dy viktimave të gjetura pak orë më parë, të copëtuara e të futura në 3 valixhe, të hedhura në territorin e komunës së Sollicianos në provincën e Firenzes.

Çifti shqiptar, prindër i tre fëmijëve, figuron i humbur në Itali, që prej datës 2 nëntor 2015, pas denoncimit të bërë nga vajza e tyre Dorina Pasho e cila jeton me familjen në komunën e Castefiorentinos në provincën e Firenzes.

Shpëtim e Teuta Pasho pas disa vitesh emigrim në Itali, më vitin 2010 janë kthyer për të jetuar në Vlorë e vinin çdo tre muaj në Itali. Që prej datës  1 tetorit të 2015, ata ndodheshin në Firenze ku banonin përkohësisht në një shtëpi me qera..

Valixhet me trupat e viktimave u gjetën  përgjatë autostradës Firenze-Pizza dhe mjaft pranë murit rrethues të burgut të Solliccianos ku ka kryer dënimin për trafik droge djali i çiftit Pasho.

Hetimet e para të autoriteteve italiane pas kryerjes së autopsisë kanë vërtetuar se vdekja e tyre ka qenë makabre e është kryer në një ambient të mbyllur, ndoshta në një banesë. Gruaja është dhunuar fizikisht e në këmbë ka ende corape me viza.

Lexo edhe:

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

Trupi i saj nuk është i plotë e me ndihmën e qenëve nuhatës po kërkohet një valixhe e katërt me pjesët e tjera të viktimës. Burri është ekzekutuar me një goditje me thikë në fyt ku ka një plagë të thellë që i ka shkaktuar vdekjen. Në njërin krah është gjetur një tatuazh në formën e një spirance me emrin e një qyteti shqiptar që me shumë gjasa mund të jetë Vlora.

Pjesë e copëtuara të trupit janë gjetur të mbështjella me celofan e ngjitëse.

Autoritetet italiane janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN për të zyrtarizuar nëse viktimat janë Shpëtim e Teuta Pasho.

Vajza e tyre Dorina nuk pranon të flas me mediat deri në pritje të rezultatit të ADN.

Hetimet paraprake të autoriteteve policore dyshojnë se valixhet janë hedhur nga një automjet në lëvizje dhe me shumë mundësi një furgon e pikërisht në pjesën e rrugës që kalon pranë burgut të Solleccianos. Mediat italiane hedhin dyshimin se ndoshta ky veprim makabër mund të jetë i lidhur me një larje hesapesh me të birin e tyre që ndodhej në këtë burg me akuzën e trafikut të drogës.

Shpëtim Hamit Pasho ka lindur më 26.01.1960 në Vlorë e në fillim të viteve ’90 ka emigrauar në Itali ku ka qëndruar deri më vitin 2010.

Bashkëshortja e tij Teuta Xhafer Pasho ka lindur më 27.04.1962 në Gjirokastër. Ata kanë dy vjaza e një djalë.

Në vitin 2015, vajza e tyre Dorina Pasho do të deklaronte se prindërit i kishte dëgjuar në telefon për herë të fundit më datë 1 nëntor 2015.

“Ata ishin të qetë, kishin bërë një shëtitje në treg e po ktheheshin në banesën që kishin marrë me qera në Firenze“, ka thënë ajo.

Pronarja e shtëpisë ka deklaruar se në banesë nuk është gjetur asgjë, as rroba, as para e as dokumenta. Para largimit çifti ka marrë gjithçka.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
Para

Biden emëron ish-rivalin e tij si sekretar të Transportit

TË GJITHA

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom