Shpëtimtar i Messit dhe lidhjet me Zidane, njihuni me avokatin që ka marrë përsipër çështjen “Çinari”

Vetë lojtari pat deklaruar se ofendimi nuk kishte qenë për askënd, thjesht kishte thënë diçka pa iu drejtuar arbitrave apo ndonjë personi tjetër. Peres e përfaqësoi në gjyq yllin e Barcelonës dhe dënimi ra poshtë ën Komisionin e Apelit në FIFA.

Avokati spanjoll ka goxha eksperiencë, teksa ka qenë si palë mbrojtëse në shumë çështje në CAS, si “Ortega”, “Mexes”, “Webster”, “Bueno-Rodríguez” , “Matuzalem”, “Pizarro”, “De Sanctis” ,dhe “Al-Masry”.  Perez ka qenë avokat ose këshilltar ligjor edhe për klube të mëdha si Real Madrid e Atletico Madrid, shumë klubeve të tjera në Spanjë dhe jashtë saj, duke veçuar, Roma, River Plate dhe PSG.

LEXO EDHE  Milan rigjen “pjesët” për ndeshjen ndaj Romës

Juan de Dios Crespo Peres gjithashtu ka qenë avokat, ose ka përgatitur kontratat, në transferimet e emrave të mëdhenj si Zinedine Zidane, Sergio Aguero, Fernando Morientes dhe shumë të tjerë.  Gjithashtu ai është zgjedhur nga UEGA dhe Bashkimi Europian (BE) në grupin e katër juristëve që mund të këshillojnë mbi Ligjin e Sportit. Në Spanjë ai konsiderohet avokati më i mirë në fushën e sportit dhe i 13-ti në të gjitha disiplina.  /abcnews.al