• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Protesta nuk ka vetëm një shkak”/ Fuga: Rinia shqiptare ndihet e papërfaqësuar

17:40 : 14/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, duke folur për protestën për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, tha se demonstrata nuk ka vetëm një shkak, por disa arsye.

“Unë dua të shprehem profesionalisht për këtë protestë. Unë them se asnjëherë nuk ka vetëm një shkak. Edhe nëse ka shtysë politike, nëse qytetaria vendosë të mos e ndjekë politikën, nuk e ndjek atë. Prsh politika thërret qytetarët e pjesëmarrja nuk është as 50 për qind. Nëse qytetari nuk i përgjigjet politikës, atëherë njeriu nuk vjen në demonstratë. Secili ka legjitimitetin për t’u shprehur”, tha Fuga.

Artan Fuga theksoi se nuk ka asgjë të keqe që opozitës i intereson të përkrahë kauzën për vrasjen e të riut.

“Opozitës politike i intereson të përkrahë protestën, aq më tepër që kauza është vrasja e të riut nga polici. Opozita do donte që ta kishte lëvizje si tharmë për mobilizim të forcave opozitare si dhe të diskretitimit të maxhorancës. Nga ana tjetër, mendoj se qeveria do të lëshojë sa më pak.

Përfundimi është që varet sa qytetarë dalin në protestë. Opozita normal që përfiton. Shumë thonë se në një tjetër protestë 3 persona janë vrarë, por ky është diskutim kot. Nuk diskutohet si ka qenë gjendja në të kaluarën, por ne si qytetarë na intereson e tashmja. Ligjërimi i tillë është ofendues për qytetarin”, u shpreh Fuga.

Lexo edhe:

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

Më tej, Fuga nënvizoi se aktet e dhunës janë të dënueshme, duke shtuar se sërish vrasja nuk mund të krahasohet me disa akte dhune.

“Nuk ka njeri pro dhunës, por kur dhuna është atje, duhet parë çështja. Çdo akt dhune është një gjuhë. Kur të rinjtë nuk artikulojnë pakënaqësinë, nuk kanë zë në institucione, kur nuk kanë punë, kur kanë shumë kritika e dëgjohen shumë pak, atëherë lind edhe kjo gjuhë. Rinia është përpjekje pqër të thënë jemi edhe ne.

Kësaj rinie i duhet përgjigjur me dhënien e shanseve të barabarta, me politika për rininë krejt të tjera me këta që janë. Problemi të mos politizohet. Jemi komb që ka pësuar frakturë brezash. Të rinjtë nuk e gjejnë veten në institucione dhe struken në rrjetet sociale”, deklaroi Fuga.

Po ashtu, Fuga tha se policia mbron jetën e qytetarëve, por duhet të shikojë brenda vetes, për reformim të saj.

“Kam vërejtje edhe për maxhorancën, por kam edhe kritikë për opozitën, që duhet që të thotë reformat më konkretisht. Nuk mund të mbyllet çështja, duke thënë se ka shkuar tek familja. Nuk mund të mbyllet çështja publike me gjëra private. Po të isha unë, do të shpallje një ditë zie kombëtare. Policia e Shtetit mbron jetën e qytetarëve, por duhet që të shohë brenda vetes, për t’u reformuar”, përmbylli Fuga.

Etiketa: Artan Fugaprotestate paperfaqesuarte rinjte

Lajme të lidhura

BOTA

Nepal/ Të paktën 19 të vrarë në protestat për bllokimin e mediave sociale

20:01 : 08/09/2025
BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
AKTUALITET

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025
RAJONI

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

18:47 : 24/08/2025
Para

Greqia lehtëson masat/ Hapen kishat e parukeritë, por jo restorantet dhe dyqanet

TË GJITHA

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Letoni, ja si rreshtohen kuqezinjtë

19:25 : 09/09/2025

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com