• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur Stresi t’ju vijë në shtëpi

16:20 : 12/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Besjan Pesha

Atë ditë do jetë vonë. Objekt I qitjes së ushtrisë së “cunave” nuk do të jenë plastikat që tenderohen me para publike por placka e vënë në vite si pasojë e flirtimit e abuzimit me pushtetin pa menduar asnjë ditë për pasojat.

Ata që ende nuk e kuptojnë se cfarë po ndodh në Shqipëri këto ditë, bëjnë mirë të thellohen sepse kjo që po shohin janë shenjat e para të një rreziku shumë të madh që I kanoset vendit e atyre që kanë më shumë pasuri se të tjerët. Rrezik ky I gatuar pa pikën e kujdesit nga idiokracia e pangopur që ka qeverisur këto 30 vite e që e ka trashur zullumin pa kut matës 7 vitet e fundit.

Babëzia dhe paaftësia kanë krijuar dy Shqipëri.

Nga njëra anë jemi ne, e fus dhe veten këtu, që vishemi bajagi mirë, parfumosemi, kemi prona, kemi biznese, kemi plane për fëmijët tanë por më e rëndësishmja kemi ëndrra të cilat realizohen duke qenë konfort me systemin apo duke e përshtatur atë brenda mekanizmave që ai vetë të ofron.

Lexo edhe:

No Content Available

Sigurish që pabarazia edhe mes nesh është shumë e dukshme, shumica prej nesh jetojnë në apartamente, kanë të ardhura modeste, I rrisin dhe edukojnë fëmijët modestish dhe ëndrrat I kemi po modeste. Ama I kemi.

Pastaj vijnë ata të cilët e bëjnë jetën në disproporcion me realitetin, zotërojnë disa vila, disa jahte, disa biznese shumica prej të cilave ushqehen me para publike, prona të patundshme jashtë vendit etj.

Kontrasti brenda Shqipërisë “tonë” është I madh por jo I pakalueshëm. Ne besojmë psh se një reformë e mirë në drejtësi do të mundësonte frenimin e pasurimit të grupimit të dytë dhe do krijonte më shumë mundësi për klasën e profesionistëve që të avanconte në karrierë e pasuri duke ju afruar nivelit të jetesës sipërore.

Ky është vetëm një shembull banal, por ka plot mekanizma të cilat ne na japin pra shpresë se mund të bëhet më mirë.

Këto mundësi dhe aspirata na kanë ushqyer edhe një lloj kulture e mënyre jetese e cila shkon për shtat me korrektesën ndaj sistemit. Prandaj ne na pëlqen psh të dëgjojmë Fevziun dhe analistët që ai fton, me kollarot e tyre politikisht korrekte, me fjalorin korrekt e shqipen e kulluar apo të ngjashmit e tyre. Na pëlqen po ashtu të dëgjojmë Alban Skënderajn apo të shohim Netflix në darkë para gjumit.

Në Shqipërinë tjetër gjërat qëndrojnë pak më ndryshe. “Cunat” e baballarëve të mundur nga sistemi që kanë krijuar ata me bark të madh e kemi toleruar ne, nuk kanë pronë e katandi, nuk kanë asnjë mundësi për shkollim, mundësia për punësim u jep thjesht ushqimin bazik por kurrsesi kosin me fruta pylli mbas dreke, nuk krijojnë dot as biznese sepse markatot e lagjeve janë eksluzivitet I pronarëve të kateve të para e bastet u mbyllën. “Cunat” pra nuk kanë asgjë. Por kjo nuk është më e keqja. Më e keqja është se e vetmja mënyrë që atyre u ka mbetur sot për të ndryshuar pozicionin që kanë në shoqëri është krimi I organizuar. E vetmja formë për të carë rrethimin ku babëzia I ka strukur në ato lagjet e mbushura me tym hashashi nga mëngjesi në darkë është anëtarësia në një grupim I cili ose vret, ose shpërndan drogë, ose transporton drogë apo më mirë akoma I bën të gjitha këto së bashku. Prandaj ata nuk e shohin Fevziun dhe I urrejnë kollarexhinjtë që japin mendje në tv, por dëgjojnë Stresin dhe Noizin të cilët u janë shumë më pranë realitetit të tyre. Kam parë këto ditë shumë njerëz që tallen psh me Stresin, një djalë problematik për policinë dhe ligjin, I cili do të marrë autorësinë e protestës dhe për mua ka të drejtë. Stresi me këngët e tij, me modelin e tij, me veprimet e tij është shumë më afër cunave të lagjes të cilët kanë marrë hunjtë e kanë dalë në boulevard për të shfryrë dufin e pamundësisë, se sa c’do politikan, analist, gazetar apo ojf-ist I botës tonë.

Ata janë dhunuar shpesh nga policia dhe Stresi hyn e del në komisariate sin ë shtëpinë e tij. Ata pinë hashash përditë dhe stresi po ashtu. Ata e kanë qejf ta bëjnë nga një vizë kur munden dhe stresi nuk e kursen.

Për të matur se sa janë ata ju ftoj të shikoni pak pëlqyeshmërinë e videove të fundit të Stresit në Instagram. Janë mbi 100mijë pëlqime për mesazhet politike që ai jep pa llogaritur mijëra komente ku e vlerësojnë si lider të drejtë dhe pa hile, jo si “legenat” që shfaqen në tv dhe mashtrojnë nga mëngjesi në darkë.

Stresi ka të drejtë pra kur pretendon se po udhëheq këto protesta, sepse njerëzit që janë ngritur në këmbë me hunj në dorë, janë ata që e konsiderojnë atë model. Jo për faj të tyre, por për fajin e babëzisë e cila në asnjë moment nuk mendoi se duke përvetësuar gjithcka, krijohet një pabarazi e tillë e cila herët ose vonë do të krijojë dy botë të ndryshme të cilat nuk mund të bashkëjetojnë më me njëra tjetrën sepse vec ndarjes ekonomike tanimë kanë edhe një ndarje të madhe kulturore.

Fati I mirë I “elitës” është se kjo masë sot është ende e paorganizuar, është e shpërndarë, nuk ka një lider të mirëfilltë dhe një artikulim të saktë politik që ti identifikojë qartë të gjithë bashkëvuajtësit e Shqipërisë tjëtër.

Por ku ka treg ka ofertë dhe oferta nuk do të mungojë.

E nëse kjo Shqipëria e parfumosur nuk ndalon pak të dëgjojë dhe të korrigjohet, të ringrejë mekanizmat e rishpërndarjes, të ndalë babëzinë, të ndalë korrupsionin pa fre, të ndalë arrogancën e mbi të gjitha të ndalë së vjedhuri shpresën e të tjerëve, stresi do ju vijë në shtëpi.

E nuk do ketë Fevzi ta shpjegojë se cfarë ndodhi atë ditë!

Etiketa: besjan pesha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Ndenjën me duar në xhepa"/ Voltana Ademi kallëzon drejtuesit e policisë së Shkodrës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom