• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Amerikanët shumë pranë fillimit të vaksinimit

20:28 : 11/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një komision këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech. Kjo nënkupton që amerikanët mund të fillojnë të vaksinohen kundër koronavirusit gjatë fundjavës, ndërkohë që COVID-19 ka shkaktuar këto ditë shifra rekord viktimash.

Në pritje të vaksinës kundër COVID-19, spitalet po përgatisin stafin për protokollin e vaksinimit.

Të enjten, komisioni këshillimor i Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet mbështeti autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech, pasi analizoi shqetësimet e ngritura për të.

“Amerikanët kërkojnë dhe meritojnë një analizë rigoroze, të gjithanshme dhe të pavarur të të dhënave,” thotë Doran Fink, pjesë e komisionit këshillimor.

Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve nuk është e detyruar të ndjekë rekomandimin e komisionit. Por ajo pritet që të japë autorizim, gjë që nënkupton se vaksinimi mund të fillojë që këtë fundjavë. Presidenti Trump e quajti këtë sukses të madh gjatë një takim të nivelit të lartë që organizoi mbi vaksinën në fillim të javës, ku nuk kishte ftuar anëtarë të ekipit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Ekipet përkatëse të tranzicionit, kanë filluar të komunikojnë vetëm pak kohë më parë dhe presidenti ende nuk e ka pranuar humbjen.

Lexo edhe:

Hoxha: Amerikanët e dinë rolin e Ramës në skandalin McGonigal, ja pse shpëtoi nga hetimi

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

“Është bërë një punë e pabesueshme. Do të jetë e pabesueshme edhe për administratën e ardhshme. Shpresojmë që të vazhdojë të jetë një administratë Trump edhe në të ardhmen,” tha presidenti.

Po atë ditë, zoti Biden prezantoi ekipin e administratës së ardhshme për shëndetin publik. Ai tha se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maskë për 100 ditët e para të administratës së tij, premtoi të hapë shkollat dhe të realizojë vaksinimin.

“Të paktën 100 milionë amerikanë do të vaksinohen në 100 ditët e para të administratës sime,” tha zoti Biden,

Në fillim të javës, Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave me mbi 3,100 të vdekur nga COVID-i brenda një dite.

Mbi 192 mijë vetë kanë vdekur në këtë vend dhe janë identifikuar mbi 15 milionë të infektuar. Kjo situatë e pret administratën e ardhshme.

“Duhet të përqëndrohen tek mesazhi i duhur në komunikimin me publikun, tek pajisja e personelit mjekësor me të gjitha që u nevojiten, tek shpërndarja e vaksinave. Të gjitha këto duhet të fillojnë që në ditën e e parë të administratës së ardhshme,” thotë analisti Anand Parekh.

Të parët do të vaksinohen dhjetëra miliona punonjës të shëndetësisë, pasuar nga personeli dhe banorët e qendrave për të moshuarit, individët me sëmundje të tjera ekzistuese si dhe amerikanët e moshuar. Pjesa tjetër e popullatës do të duhet të presë deri në prill apo maj të vitit të ardhshëm./VOA/

Etiketa: amerikanetCOVID 19shume pranevaksinimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hoxha: Amerikanët e dinë rolin e Ramës në skandalin McGonigal, ja pse shpëtoi nga hetimi

22:01 : 12/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
RAJONI

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

20:38 : 04/05/2025
Para

“Messi, shko te Napoli! Dëgjo zemrën dhe bëjë për Diegon. Do dilte një super film”

TË GJITHA

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm

19:01 : 14/06/2025

Gjykata urdhëron burgjet: Siguroni jetën e Dashnor Dumanit, vëllai i të penduarit të drejtësisë në rrezik!?

18:50 : 14/06/2025

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe: Askush nuk duhet të kërcënojë kurrë ekzistencën e tjetrit

18:23 : 14/06/2025

Vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

18:05 : 14/06/2025

“Putin lojtar i fortë në gjeopolitikë”/ Nesho: Irani është shkelësi i prodhimit bërthamor

17:48 : 14/06/2025

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

17:33 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com