• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Alban Bushi: Shpresat po realizojnë qëllimin, po mbushim kombëtaren me talente

12:28 : 11/12/2020
në SPORT

Trajneri i Shqipëria U-21, Alban Bushi, ka folur ditën e sotme në një intervistë për “Fshf.tv”, ku ka analizuar eliminatoret e skuadrës së tij, ngjitjen në vazon 4 për shortin e radhës. Ai nuk ka hezituar të flasë edhe për të ardhmen e 21-vjeҫarëve kuqezinj, duke parë elementët cilësorë që vijnë nga U-17 dhe U-19, siç ndodhi dhe me Mario Mitajn, i cili është vetëm 17 vjeç dhe luajti në dy ndeshjet me Kosovën e Anglinë.

Në shortin e muajit janar, ku kuqezinjtë do të njohin kundërshtarët e eliminatore të ardhshme për “Euro 2021”, Shqipëria do të jetë në vazon e katërt. Bushi nuk e fsheh gëzimin e tij dhe shprehet se kjo arritje është rrjedhojë e punës së mirë që është zhvilluar në dekadën e fundit:

“Ngjitja në vazon e katërt më bën të ndihem mirë. Tregon se është bërë një punë e mirë nga të gjithë futbollistët, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, nga i pari tek i 40-ti, duke parë që ishin plot 40 futbollistë që morën pjesë këtë edicion. Një falënderim shkon për stafin teknik dhe atë administrativ për këtë arritje, që mund ta cilësoj pa frikë historike. Kjo është diçka shumë e mirë për Shqipërinë, sepse mendohet se nga vazo 5 dhe 6 do të kemi dy kundërshtar më të lehtë në letër nga sezoni ardhshëm. Kjo arritje na bën të ndihemi mirë.

Ishin eliminatore shumë të mira, sepse në fund arritëm të grumbullojmë 14 pikë si asnjëherë më parë, duke u renditur në vendin e tretë, diçka fantastike për ne. Unë si trajner pretendoja më shumë, objektivat i kisha më të larta, doja kualifikimin. Përtej kësaj, mbetet për t’u vlerësuar fushata eliminatore, sepse kemi bërë mirë. Në këtë edicion mund të bënim më mirë, por kemi gabuar në dy ndeshje, si ajo në Andorra dhe me Turqinë në shtëpi. Aty gabuam dhe, nëse do të kishim ato pike, do të ishim kualifikuar në Kampionatin Europian, që do të ishte arritje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Në tërësi mund ta cilësoj si një edicion pozitiv, ku edhe pse shumë lojtarë na janë larguar, ne kemi qëndruar në nivel të kënaqshëm.

Kalimi i lojtarëve te Kombëtarja A është një tjetër objektiv i arritur. Shumë lojtarë kanë kaluar atje, në shifra si asnjëherë më parë. Kjo është një punë e bërë shumë mirë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sepse jo vetëm ekipi U-21, por të gjitha moshat, nga U-15 deri te U-21, kanë punuar mirë për të furnizuar sa më shumë ekipin A. Strategjia jonë ka qenë për të përfshirë lojtarë të rinj, pavarësisht se mund të mos na ndihmojnë në atë ndeshje, por që t’i kishim si perspektivë për t’i çuar në kombëtaren e madhe.

Lexo edhe:

“Sikur i mori dikush”/ Alban Bushi flet për humbjen e prindërve: Do doja t’i përqafoja

Shpresat zhgënjejnë në miqësoren e dytë, skuadra e Alban Bushit mundet nga Luksemburgu

Dua të marr dy shembuj, siç janë Kumbulla dhe Broja. Kumbullën e kam thirrur tek U-21, kur ai ishte katër vite më i vogël se grupi që luante në atë moment, ku ishin Keidi Bare e Seferi, datëlindja 1996. Ai është datëlindja 2000 dhe ne e aktivizuam për ta kaluar sa më parë në kombëtaren A. Kjo rezultoi e suksesshme. Kështu ndodhi edhe me Brojën, të cilin e grumbulluam, pavarësisht se ishte tri vite më i vogël nga datëlindjet 1998. Tani është në ekipin e parë. Njëlloj edhe me Selahin. Ky është një objektiv i arritur 100% dhe një punë e bërë shumë mirë te moshat e Shqipërisë.

Nëse do të kishim lojtarët që janë në ekipin kombëtar A, siç është Kumbulla, Mihaj, Broja, Selahi, do të kishim zënë një vend akoma më të mirë, pse jo edhe kualifikimin, duke parë që janë lojtarë shumë të mirë. Do të na kishin ndihmuar shumë në edicionin që kaluam. Madje, këto lojtarë ende e kanë moshën për të luajtur me U-21.

Puna me moshat është specifike dhe delikate në mënyrën sesi duhet ta ndërtosh skuadrën për eliminatoret e ardhshme, duke parë që të gjithë lojtarët largohen dhe t’i duhet të marrësh një grup të ri. FSHF ka dhjetë vite që ka filluar një projekt shumë të mirë me moshat, duke bërë një organizim nga U-15 te U-21. Ne trajnerët e U-21 e kemi pak më të lehtë për të marrë lojtarë nga U-20 e poshtë. Kemi bërë diçka shumë të mirë, duke futur lojtarët që e kanë pasur moshën për sezonin e ardhshëm, duke i përfshirë që këtë sezon. Kemi një grup me 8-9 lojtarë, që kanë moshë për të luajtur edhe edicionin e ri, lojtarë stabël. Ky do të jetë edhe boshti i ekipit me lojtarë si Muҫi, Ismailgeci, Tuci e Selmani. Kjo na ndihmon shumë, sepse boshti mbetet. Thjesht duhet të afrojmë disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe për të bërë mirë.

Unë kam shumë besim se do të bëjmë shumë mirë, pse jo të luftojmë edhe për kualifikim në kompeticionin e radhës, pavarësisht nga kundërshtarët që do të kemi përballë. Unë jam prej dy edicionesh te U-21 dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë ekip i madh apo ekip i vogël. Të gjitha ekipet janë njësoj për ne. Nëse luajmë ashtu siç dimë, sakrifikojmë për ekipin, sakrifikojmë për shokun, mund të mundim çdo kundërshtar. Në grupin e U-21 ka pasur momente që janë afruar edhe lojtarë pesë vite më të vegjël se mosha që luan aktualisht, siç është Mitaj i datëlindjes 2003, kapiteni i U-17, që luan tek AEK-u Athinës.

Këtë lojtar e aktivizuam edhe me Kosovën dhe me Anglinë. Mendoj se është lojtar shumë i mirë, i perspektivës, të cilin Shqipëria do ta ketë për 15 vitet e ardhshme. Prandaj e theksoj që jemi munduar të afrojmë të rinj për të pasur një ekip sa më solid në vazhdimësi. Në njërën anë dhe jemi penalizuar, sepse shumë lojtarë kanë shkuar me ekipin e parë dhe në disa ndeshje mund të ishin të vlefshëm për ne. Përtej kësaj jemi të kënaqur, duke parë vendin e tretë dhe faktin që jemi tashmë në vazon e katërt, bilanci është pozitiv”.

Etiketa: alban bushi

Lajme të lidhura

SPORT

“Sikur i mori dikush”/ Alban Bushi flet për humbjen e prindërve: Do doja t’i përqafoja

20:48 : 10/04/2025
SPORT

Shpresat zhgënjejnë në miqësoren e dytë, skuadra e Alban Bushit mundet nga Luksemburgu

21:00 : 25/03/2025
SPORT

U-21/ Largohen dy futbollistë për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj

15:36 : 18/03/2025
SPORT

U-21/ Bushi: Kam besim te prurjet e reja, kemi nisur përgatitjet për finalet e Euro 2027

15:59 : 17/03/2025
SPORT

Miqësoret kundër Greqisë dhe Luksemburgut, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U21

09:14 : 16/03/2025
SPORT

Shqipëria U21 fiton bindshëm miqësoren e dytë me Moldavinë

16:33 : 18/11/2024
Para

“LSI, Vetting për të gjithë kandidatët”, ish-ministrja Gjosha: Zgjedhjet e 2021 duhet të jenë pikë kthese e fortë për politikën

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com