• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Vrasja e 25-vjeçarit, Rama mbron Lleshajn e Veliun, qytetarët i quan hijena dhe vetëpastrohet nga përgjegjësia

18:48 : 10/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me ngjarjen kriminale të vrasjes së Klodian Rashës, 25 vjeç, nga një oficer policie.

Rama, ashtu sikundër pritej, ka marrë në mbrojtje drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjithë zinxhirin komandues të uniformave blu, ndërsa fajësoi vetëm punonjësin e policisë, që kreu krimin.

Kreu i Qeverisë e nisi fjalimin me revoltën qytetare të zhvilluar dje, duke u pozicionuar që në fillim në mbrotje të ministrit Lleshaj, drejtuesve të policisë dhe duke drejtuar gishtin e akuzës ndaj atyre që i quajti huliganë që dogjën edhe pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Tufë hijenash që iu vërsulën dhe donin të shyenin dyert dhe dritaret e institucioneve dhe dogjën pemën e Krishtlindjeve”, tha Rama.

Ai pohoi se Sandër Lleshaj i ka ofruar dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.

Lexo edhe:

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

“Ai nuk ka asnjë faj lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit, por u hap një varr për një djalë të ri”, tha Rama, duke iu referuar ofrimit të dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Në monologun e tij, i cili nisi në të njëjtën orë me protestën qytetare, e cila kërkon drejtësi për Klodianin dhe dorëheqjen e Lleshajt, Rama foli për gjithçka, por u tregua i kujdesshëm në mbrojtjen që i bëri drejtueve të policisë, madje iu drejtua edhe që të ndjehen krenarë për uniformën që mbajnë veshur.

“Tragjedia e natës së para dy ditëve është një episod i dënueshëm, i pafalshëm, pro pa asnjë lidhje me punën dhe frymën e policisë. Kush thotë të kundërtën, nuk ka fakte të thotë atë që thotë. Presidenti i Republikës, që është prova ulëritëse, e inatit të tij personal, në dëm të institucionit, është i fundit që duhet të hapë kamaren e gojës.

Jo vetëm se është një nga nxitësit e serialeve, por se ka thënë kurrë një fjalë solidaritet, por se është një nga shembujt më të këqij të shtetit institucional.

I fundit që mund të japë leksione se si duhet të reagojë ministria e Brendshme, është kryetari kukull i PD, Lulëzim Basha. Ai është udhëheqësi i disa revolucioneve të mbetura në tentativë.

Ai është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Ishte qeveria, kryeministria, e kthyer në një grykë zjarri, kur protesta po shpërndahej. Këto që ndodhin sot, nuk kanë krahasim me dje. Gjithashtu nuk ka asnjë diskutuam se si çdo pyll që ka derrat e vetë, ka dhe policia të padenjët e saj. Askush se ka pretenduar të kundërtën”, tha Rama.

Kryeministri u kujdes të kujtonte edhe gishtat e dëmtuar gjatë një proteste të opozitës të një prej punonjëseve të policisë, të cilës i ra afër një fishekzjarr i hedhur nga protestuesit, apo policët e lënduar dhe plagosur dje gjatë revoltës qytetare.

Ai solli në vëmendje edhe protestën kundër armëve kimike apo atë të studentëve, ripërsëriti disa herë mbrojtjen ndaj drejtuesve të policisë, për të cilët tha se nuk ka fakte dhe prova si të lidhur me krimin, sikundër nuk kurseu lumin e akuzave ndaj protestuesve.

Pavarësisht se u përpoq të bënte avokatin e vetes dhe gjithë zinxhirit komandues në strukturën e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, Rama nuk arrin dot të mbulojë përgjegjësitë mbi frymën që ka futur ai vetë personalisht dhe gjenerali i dorëhequr i Ministrisë së Brendshme.

Rama u mor gjatë me protestat dhe protestuesit, por harroi ndoshta me vetëdije, sjelljen policore ndaj protestuesve. Sot është e pamundur të llogarisësh se sasasi gazi janë përdorur gjatë protestave, sa qytetarë helmuan me gazin pa hesap, sa familje i hodhën në mes të rrugës duke i shembur banesat po me polici, pse u sulmua në orët e natës me polici godina e Teatrit dhe shembja nisi duke pasur ende njerëy brenda.

Ndoshta harroi edhe ato policët pa numra identifikues që ushtruan dhunë dhe u morën në mbrojtje jo nga Sandri, që sot ka paraqitur dorëheqjen, por nga Rama që qëndronte virtualisht dhe lëshonte direkte në rrjetet sociale.

Kryeministri sot mund të fshihet pas dorëheqjes që sipas tij ministri i Brendshëm i ka ofruar, por në fakt ai nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë që ka, lidhur me frymën që futi në Polici, në të gjithë zinxhirin e saj, duke legjitimuar dhunën.

Sot mbrojti Ardi Veliun, Sandër Lleshajn dhe çdo drejtues tjetër në nivel lokal dhe qendror në Policinë e Shtetit, barrën ia ngarkoi atij policit që shkreu armën mbi 25-vjeçarin, edhe pse akti kriminal duke ekzekutuar një qytetar sepse u kap në “orën policore” të caktuar nga një Komitet Ekspertësh anti-Covid, është i frymëzuar nga vetë Kryeministri.

Ishte ai që shfaqte videot e terrorit për të trembur qytetarët në muajt e parë të pandemisë, ishte ai që nxorri tanke dhe blinda në rrugë, si për të treguar muskujt përballë një situate që kërkonte bluza të bardha dhe mendje të ftohtë, ishte ai që mbrojti dhunën e ushtruar ndaj një adoleshenti i cili po shëtiste te Liqeni, ishte ai që mbrojti dhunën ndaj mbrojtësve të Teatrit, është po ai që po mbron aktin e vrasjes së një të riu, duke e kaluar si përgjegjësi personale të një oficer policie.

Etiketa: Ramareagimivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Televizioni gjerman: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezik për kursin europian

20:47 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

17:34 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon

15:41 : 13/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025
AKTUALITET

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025
Para

Kaos në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit/ Autobotë me ujë ndërhyjnë për të shpërndarë protestuesit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com