• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Java më e keqe në Shqipëri, 112 viktima dhe 5.501 raste të reja

19:32 : 07/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në Shqipëri, java e fundit ishte më e keqja që nga fillimi i pandemisë, me rritje të fortë të numrit të viktimave dhe të rasteve të reja, ndërkohë që testimet mbetën thuajse në të njejtat nivele. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se situata ka ardhur vetëm duke u rënduar, me një pozitivitet i cili është gjithashtu në nivele tejet të larta.

Në 7 ditët e shkuara, u rregjistruan 112 humbje jete, ose 19.1 përqind me shumë. Dita me nivelin më të lartë ishte 5 dhjetori me 19 vdekje. Ndërsa në 24 orët e fundit, ka patur 17 viktima nga 10 qytete të ndryshme të vendit: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç. Në total janë 922 të vdekur që nga nisja e pandemisë.

Në javën pararendëse (24-30 nëntor) pati një ulje të numrit të rasteve të reja, për shkak të reduktimit të tamponëve. Këtë herë ato kërcyen ndjeshëm, ndërsa testimet ishin thuajse në të njejtat kuota, vetëm 1.8 përqind më shumë, ose në total 15.527 tamponë. Sipas të dhënave javore, të prekurit e rinj shkuan në 5.501 persona, ose 18.9 përqind më shumë nga java pararendëse kur ishin rregjistruar 4.626 raste. Mesatarja ditore ishte në kuotën e 785 të infektuar.

Dita me numrin më të lartë ka qenë 5 dhjetori me 846 raste, ndërsa në 24 orët e fundit, u shënua dita me numrin më të ulët, 695 raste, të identifikuara në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë dhe Kolonjë. Që nga nisja e pandemisë, numri i personave të prekur është 43.683 raste. Aktualisht, 20.581 janë ende raste aktive.

Java e shkuar shënoi dhe një kërcim të ndjeshëm të pozitivitetit (raportit mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) duke u ngjitur në nivelin e 35.4 përqind, nga 30.3 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në Itali, një vend i cili po përballet me një valë të dytë të fortë, pozitiviteti në javën e fundit luhatej mes 10-11 përqind, më shumë se tre herë më pak se Shqipëria.

Lexo edhe:

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

Korrupsion gjatë pandemisë COVID-19, merret nën akuzë ish-ministri spanjoll

Në ndryshim nga java pararendëse, (24-30 Nëntor), në 7-ditëshin e fundit është vënë re një numër më i vogël pacientësh në spitale. Por në ndërkohë, rastet e komplikuara që përfundojnë në terapi intensive ose të intubuar, thuajse janë dyfishuar. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”./VOA/

Etiketa: COVID 19java me e keqeviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
BOTA

Korrupsion gjatë pandemisë COVID-19, merret nën akuzë ish-ministri spanjoll

15:55 : 03/11/2025
RAJONI

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025
BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
BOTA

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025
Para

Mitsotakis: Në 30 Dhjetor BE miraton vaksinën anti-covid, për 48 orë vjen në Greqi

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com