• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekjet nga COVID-19, bashkitë raportojnë shifra më të larta se Qeveria

20:54 : 07/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Mes të dhënave zyrtare që deklaron qeveria dhe atyre që raportojnë bashkitë mbi numrin e viktimave nga COVID-19 ka mospërputhje. Vetëm Bashkia Tiranë ka 119 viktima më shumë nga COVID-19 se shifra zyrtare që Ministria e Shëndetësisë jep për të gjithë qarkun Tiranë.

Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë numrin real të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në vendin tonë.

Euronews Albania kërkoi nga Agjencia e Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë informacion zyrtar mbi numrin e qytetarëve që kanë humbur jetën nga ky virus në Tiranë dhe nga përgjigja mësohet se nga muaji mars deri në 25 nëntor 2020 numri i viktimave vetëm në Tiranë është 434, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë deri në datën 27 nëntor raporton 315 viktima, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë qarkun.

Diferenca prej 119 viktimash vetëm për Tiranën, pa marrë parasysh numrin e viktimave edhe në bashkitë e tjera të qarkut si Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë, tregon se shifrat zyrtare të raportuara janë shumë më të ulëta se numri real i vdekjeve.

Edhe në Shkodër ndodh e njëjta situatë. Nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor kjo bashki shënon zyrtarisht 80 vdekje me COVID. Bashkia Pukë, pjesë e qarkut Shkodër, raporton 3 viktima nga COVID-19. Ndërkohë, deri më 7 dhjetor sipas statistikave të ministrisë dhe faqes zyrtare coronavirus.al, numri i vdekjeve në qarkun Shkodër është 62.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Sipas të dhënave të marra nga Euronews Albania në rrugë zyrtare, vetëm në dy bashki të këtij qarku Shkodër e Pukë ka 21 viktima më shumë seç raportohet zyrtarisht.

Në qarkun Shkodër bëjnë pjesë gjithashtu bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz.

I gjithë qarku Berat sipas qeverisë, ka pasur 25 viktima deri në datë 2 dhjetor. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të marra vetëm në 3 bashki të këtij qarku, në atë të Beratit, Kuçovës dhe Urës vajgurore, numri i viktimave deri në këtë datë është 33, pra 8 viktima më shumë, pa marrë parasysh dy bashkitë e tjera të këtij qarku, Poliçan dhe Skrapar.

Pak ditë më parë, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka hedhur akuza mbi qeverinë për fshehjen e të dhënave reale mbi numrin e viktimave të COVID-19, duke bërë publike disa lista që sipas tij përmbanin të dhëna të dala nga morgu, ku tregohej numri real i vdekjeve nga COVID-19. /Euronews Albania/

Etiketa: CovidRamavdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025
Para

Zgjedhjet e 25 prillit/ Paloka: Opozita del si një front i vetëm, ja kur vendoset formula

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com