• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Në Rumani fitoi kapitullimi

23:48 : 07/12/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Kur u publikuan rezultatet e para të dielën (06.12.), u deklaruan fitues të zgjedhjeve si konservatorët liberalë rumunë të PNL-it edhe socialdemokratët opozitarë të PSD-së. Në të njëjtën kohë edhe Aleanca liberale-ekologjike, USR-PLUs u gëzua për vendin e tretë, dhe u shpreh për një “rezultat historik”. ” Historike janë këto zgjedhje sidomos për atë që në 31 vjet, që nga kthesa politike e vitit 1989, asnjëherë kaq shumë rumunë nuk i ndenjën larg kutive të votimit. Kjo, megjithëse gjenerata e prindërve të mi në vitet e diktaturës si ëndërr kishte zgjedhjet e lira. Tani dy nga tre rumunë me të drejtë vote nuk votuan.

Qendra blerjesh plot, qendra zgjedhore gati bosh

Do të ishte të paktën një shpjegim qetësues, sikur fajin ta kishte vetëm virusi i Coronës. Kaq e thjeshtë nuk është. Natyrisht që njerëzit kanë frikë nga infektimi, megjithëse në qendrat e votimit janë zbatuar masat e higjienës. Këtë mund ta kuptoj mirë, sidomos në rastin e të moshuarve apo atyre me sëmundje kronike. Por pjesëmarrja më e ulët zgjedhore nuk ishte tek ky grup, por tek ata nga mosha 18-24 vjeç. Familja më rrëfen rregullisht për qendra blerjesh të mbushura plot (në kohët kur për shkak të Coronës, shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin), pra nuk se është kaq e madhe frika nga infektimi.

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është shuplakë për politikën rumune, që në tre dekada pas rënies së diktaturës, me skandalet korruptive dhe ekonominë e tarafeve ka bërë që të humbasë besimi i qytetarëve tek shteti dhe institucionet e tij. Sidomos lufta kundër pandemisë e bën të qartë, se sa i rëndësishëm është ky besim. Po t’i pyes miqtë e mi, se sa besim kanë tek qeveria e politikanët, ata tallen dhe reagojnë të zhgënjyer.

Zhgënjim me politikën

Lexo edhe:

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata, nëse vini me emër nga PD

E nga duhet të vijë ky besim? Ata kanë përjetuar, si PSD-ja post-komuniste, që në këto zgjedhje kryeson me rezultatet, nën drejtuesin e saj të dikurshëm Liviu Dragnea zbuti ligjet anti-korrupsion dhe minoi pavarësinë e drejtësisë. Ndërkohë Dragnea është në burg për shkak të korrupsionit. Disa prej këtyre votuesve kanë marrë pjesë në protestat kundër PSD-së dhe Dragneas, edhe më 10 gusht 2018, kur qeveria e PSD-së përdori gazin lotsjellës kundër demonstruesve. Këtë duket se e kanë harruar shumë votues të PSD-së.

Partia përpiqet të krijojë një imazh të ri me drejtuesin e saj, Marcel Ciolacu dhe ta përmirësojë atë me mjekë të njohur që vendosen si kandidatë kryesorë.

Shumë qytetarë që dolën në rrugë kundër korrupsionit janë të zhgënjyer edhe me partinë liberale të PNL-së të kryeministrit, Ludovic Orban që qeveris nga dimri i kaluar e mbështetet edhe nga presidenti Klaus Iohannis. Askush nuk ka harruar, që ka pasur një kohë, që PNL qeveriste me partinë PSD, një arsye më shumë që edhe ata të shihen si pjesë e elitës politike. Së fundmi shkaktoi mjaft reagime një rast i zbuluar nga shtypi, në të cilin PNL ishte e përfshirë në një aferë favorizimi për biznesin e furnizimit me ujë.

Pa asnjë shenjë shprese?

Por edhe valët kundër elitave të politikës mund të sjellin rreziqet e veta: Surpriza e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte që partia e re AUR, e njohur si parti ksenofobe, ekstremiste e djathtë arrin të hyjë në parlament. E më parë rumunët ishin krenarë që nuk kishin në parlament një parti me sfond ekstremist të djathtë.

Por nuk ka asnjë shenjë shprese nga këto zgjedhje? Nuk është kështu. Të paktën 265.000 rumunë që jetojnë jashtë vendit kanë marrë pjesë në zgjedhje, gati dy herë më shumë se në zgjedhjet e kaluara parlamentare në vitin 2016. Rumunët që punojnë jashtë dhe që dërgojnë para në shtëpi, nuk janë vetëm motor i zhvillimit ekonomik, por edhe një zë i rëndësishëm i politikës për reforma dhe progres. Shumica e rumunëve që jetojnë jashtë mbështesin aleancën liberale ekologjike, USR-PLUS, ku edhe unë i vë shpresat e mia: një parti pro-europiane e re, që distancohet nga elita e vjetër postkomuniste dhe angazhohet kundër korrupsionit dhe ekonomisë së favoreve. Por besimin e humbur tek politika nuk mund ta kthejë kaq shpejt edhe një parti e re. Unë shpresoj, që USR-PLUS të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të koalicionit dhe të ndikojë në politikën rumune, megjithëse është partnerja më e vogël e koalicionit. /DW/

Etiketa: kapitullimrumanizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kandidati për Tiranën, Shehaj kusht Berishës: Nuk bëjmë negociata, nëse vini me emër nga PD

17:00 : 29/09/2025
BOTA

Zgjedhje historike: Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi

09:24 : 29/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025
BOTA

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025
Para

Danimarka rikthen izolimin, mbyllen shkollat dhe lokalet

TË GJITHA

Takimi Trump-Netanyahu, Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes për Gazën

20:39 : 29/09/2025

Korçë/ Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

20:26 : 29/09/2025

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025

Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen në rrugën Transballkanike

20:17 : 29/09/2025

“Nuk e dini kush jam unë”, eksperti rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian

20:05 : 29/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025

“S’do kesh më nevojë të punosh kurrë”, grupi kriminal i ofron gazetarit para për të hakuar BBC-në

20:01 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com